PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Mihajasi, fshati i harruar pas malesh


Nga Olsjan Topalli*

2-70-680x365_c

Të ngjitësh kodrat e Krrabës është heroizëm i vërtetë, e pas çdo kthese që kalojmë është një betejë e  fituar kur shikon që ndër këmbë shtrihet me barkun plot humnera e zezë porsi dragua. “Kam një jetë të tërë kësaj rruge mor bir, e s’më bën më përshtypje kjo rrugë. Makina ime e ka mësuar vetë rrugën “- na thotë plot kërshëri shoferi ynë që nga mosha duhet të jëtë diku tek të 50-tat, dhe ndërkohë  i  mëshon fort pedalit të gazit për të ngjitur tatëpjetën.  Po ngjitim kodrinat e Krrabës. Rruga gjarpëron ashtu trishtueshëm dhe e heshtur mes kodrinave të shumta që shoqërojnë këto anë.

1-77 maxresdefault

Edhe pse realisht jemi në stinën e  vjeshtës, ajo bën lojëra të tepruara me diellin. Herë e afron e herë e përzë. Disa re të zeza  shkundën mbi ne gjithë inatin që kishin përmbrenda. Shiu që sapo ra i la gjurmët e tij mbi automjetin tonë të mbuluar nga pluhuri, ku herë-herë shoferi ynë ndalon të fshijë xhamin e përparmë pasi fshirësja  e tij e lodhur e ka të pamundur të pastrojë lyrën. Makina jonë ka rreth 20 km që ka braktisur Tiranën, e vazhdon ashtu në heshtje të çajë rrugën përpara drejt destinacionit tonë të fshehur diku thellë mes kodrinave mbuluar nga pyjet e dendura që dalë-ngadalë po veshin petkun e artë të vjeshtës.
Ngado që rrotullojmë kokën e gjejmë veten të rrethuar nga malet që dhe  vështrimin nuk e heqin për asnjë çast nga ne, sikur duan të na urdhërojnë mirë se ardhjen këtyre anëve. Për një çast mendova si duhet të jëtë jeta  të  zgjohesh mes këtij pylli që e ka mbuluar çdo cep të kësaj krahine…

Pas plot 40 minuta udhëtim dhe pasi kemi përshkruar 29 km nga rruga e vjetër nacionale Tiranë-Elbasan, kthejmë djathtas për nga fshati Mihajas. Në qoshe të rrugës nuk ka ndonjë tabelë orientuese që të konfirmojë këtë fshat, por emrin ia mësuam  nga shoferi ynë. Me ndarjen e re administrative, ky fshat i kaloi nën vartësi bashkisë së Tiranës.

FSHATI

Mes atyre kthesave të shumta, për ne fillon edhe makthi…
Rrugë e copëtuar me zhavorr në gjendje të mjerueshme, plot gropa të një pasnjëshme ku fatkeqësisht përkundemi sa andej-këtej e na lë një shijë të keqe qysh në fillim. Ajo zgjatet e përbaltur ku automjetet kanë vizatuar gjurmët e rrotave të tyre.

2-70-680x365_c

Në Shqipëri ka zona të tëra, ku jetohet në vështirësi më shumë se ekstreme, ose më mirë, në fshatra si Mihajasi duket sikur po testohet sesi jetojnë njerëzit mes vujatjeve pa fund. Të shkelësh këtë vend kupton se çdo të thotë të jetosh pa ujë, pa arsim e pa shëndetësi, pa gjithçka të nevojshme për një jetesë normale të një komuniteti.

Rrugës që të shpie për në fshat takojmë Albanin vogëlushin 12 vjeçar i cili është në klasën e 7-të, ku në kurriz mban një çantë të mbushur plot me libra e i vetëm po ikën për në shkollë. Ndalojmë dhe e përshëndetim, po ashtu e marrim në makinë për ti’a lehtësuar sadopak udhën.

Duart i kishte të ashpra edhe në ngjyrën e dheut. Ata duar  tregojnë tortura e vuajtje të mëdha. Ku po shkon kështu djalosh e pyeti Migeni, miku im i cili iu bashkua me dëshirë vizitës në këtë fshat të përhumbur.
“Po shkoj në shkollë – u përgjigj vogëlushi me një zë bariton që e karakterizon.  Jam në klasën e shtatë dhe shkollën e bëj në Mihajas, pasi është shkolla më e afërt që kam edhe pse është gati një orë në këmbë. Këtë rrugë unë e bëj çdo ditë qoftë shi, diell, ftohtë apo dhe ngrica në dimër. Do sakrifikoj pak tani, që një ditë të bëhem dikushi- u shpreh me një gjuhë të ëmbël Albani, që tashmë u bë miku ynë. Teksa ne bisedonim me Albanin, nga ana tjetër disa fëmijë të vegjel me çantat mbi supe vrapojnë për të arritur në kohë shkollën, ndonëse shiu ia ka lagur këmbët.

Diku më matanë u shkëmbyem me një makinë tjetër e cila që nga larg dukej e tej mbushur me njerëz. “Janë ata që ikin në gjimnaz – na bën më dije Albani. E bëjnë çdo ditë këtë rrugë dhe ikin e bëjnë shkollën në fshatin Mullet, shumë pranë Tiranës.

Mihajas 1

PROBLEMET

Sa shumë vuajtje e sakrifica bëjnë këta prindër për ti shkolluar fëmijët e tyre. “ Ata janë e ardhmja jonë, tek ta kemi sytë dhe shpresat “-na thotë Zeneli, banor i këtij  fshati.  “Ce mirë ju solli këtyre anëve ?! Këtu është për të ikur përgjithmonë, nuk jetohet. Ujë ska, punë ska. Këtu është të luftosh me jetën”- shfryn plot mllef ai. Mua që më shikon këtu shkoj çdo ditë në Tiranë me shpresën për të punuar në të zezë e për të fituar ndonjë lek për të mbajtur shtëpinë. Makina do  4 mijë në ditë për transport, dhe unë paguhem me 10 mijë lekë në ditë. Por herë ka, e herë ska punë. Më thuaj a jetohet me kaq para në një familje me 4 pjestarë.

Dylaver Hoxha një tjetër banor i këtij vendi shprehet i shqetësuar. Ai na thotë se politika premtimet i  ka të mëdha. Në fushata zgjedhore të gjithë vijnë me vrap për të kërkuar votën, dhe bëjnë gjoksin “gropë” se me ardhjen e tyre në pushtet, hallet e tyre do marin fund. Iu është premtuar ujë i pijshëm 24 orë, rruga e asfaltuar deri në fshat, ngritja e një qëndre shëndetsore, por edhe vendosja e një mikrobuzi me gjysmë bilete për nxënësit e shkollave. Por me të mbaruar fushatat zgjedhore, problemet e këtyre banorëve mbyllen në sirtarë për të mos u hapur më kurrë, thua sikur këta njerëz janë të rëndësishëm vetëm në kohë zgjedhore.

3-62 pasqyrimi.com

Edhe pse duket sikur ndodhet në anën tjetër të globit, kemi kaluar vetëm 6 kilometra nga pjesa e fundit e rrugës së shtruar(Rruga e vjetër Tiranë-Elbasan). Mjafton të dish vendodhjen, për të kuptuar se ky fshat  nuk është ndonjë pikë e hedhur diku larg mes malesh. Përkundrazi, qëndron në kufi me Tiranën. Me sy mund të shikojë Baldushkun, e një sërë fshatrash të tjerë. Megjithatë banorët duhet të mjaftohen me afërsinë gjeografike, sepse githçka tjetër është larg.

Problemet e tyre përsëritin njëra-tjetrën e thua sikur janë ulur këmbëkryq në odat e këtyre njerëzmë fatkeq, por mikpritës e bujarë në zemrat e tyre. 

Pas një soditje nëpër rrugicat e lodhura të  fshatit, bie në sy shtëpizat e tyre të vjetëruara, heshtura, e herë-herë ndonjëra të jep përshtypjen sikur do shembet.

FURRAT  E  QYMYRIT  DHE  DREJTORESHA

Nga larg ndër kodrina dallohet tek-tuk ndonjë vatër tymi e bardhë që ngre kryet lart nga qielli. Bëhemi kuriozë dhe pyesim. “Janë furra qymyri që I bëjnë fshatarët”- na thotë Halit Hoxha një tjetër banor i këtij fshati. “Janë e vetmja mundësi që ushqehemi, por edhe ajo është të luftosh me vdekjen, pasi ka patur raste që nga tymi kanë vdekur njerëz që punojnë aty pasi duhet kujdes i veçantë se bie brenda në turrën e truve e përvëlohesh, por edhe ai tymi bardhë që del është mjaft i dëmshëm për shëndetin”.


I afrohemi shkollës së këtij fshati. Tek dera qëndronte një zonjë. Na përshëndeti dhe na ftojë të hynim brenda. Nga biseda kuptuam që ajo ishte drejtoresha e shkollës dhe emrin ia thonë Najada Husha. Ajo na flet për vështirësitë e shumta që ka kjo zonë, që thuajse jeton si në mesjetë.  “Me rregull mësimi fillon në orën 8:00, por ne e kemi shkelur këtë orar dhe fillojmë në orën 9:00 për arsye se shumë nxënës ndodhen larg dhe nuk mund të arrijnë dot në kohë. Ka nga ata nxënës të vegjël e të mëdhenj të cilët ecin cdo ditë nga dy orë në këmbë e vijnë për tu arsimuar. E duan kaq shumë shkollën, por vendi iu thyen shpresat  këtyre të rinjve”- na bën me dije drejtoresha e shkollës. 

Por, sikur të mos mjaftojë vetëm kjo… Shumë të rinj e të reja kanë braktisur shkollën e kanë marrë rrugët e kurbetit në moshë të re, për një jetë të mirë që vendi i tyre nuk ua ofroi.

4-48

Pas një bisede me drejtoreshën e shkollës dhe banorëve të vuajtur të këtyre anëve, largohemi me shpresën se një ditë problemet e tyre do marin zgjidhje. Largohemi me pershtypjen se jeta mes  natyrës përrallore e çlodhëse së këtij vendi  nuk është aspak e lehtë siç duket. Largohemi duke lënë pas fshatin Mihajas të strukur ashtu mes kodrinash të shumta me besimin se një ditë politika do vërë dorën në zemër për këta banorë, të cilët pretendojnë pak, shumë pak nga jeta, vetëm bukë e ujë…!/pasqyrimi.com/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 10, 2017 nga te Reportazh dhe etiketuar me , , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: