PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Xhafaj anulon tenderin e Tahirit/ Çfarë ndodh me uniformat e policisë?


Vjeshtën e viti që shkoi prokuroria e Tiranës regjistroi një procedim penal për tenderin e uniformave të policisë.

Njësia Task Force kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit kishte 6 muaj që po hetonte nën dyshimet për korrupsion në tenderin 1.3 miliardë lekë.

Procedura ishte fituar nga bashkimi i kompanive “Marsi e AL” dhe “Yakupoglu Tekstil”.

Nga hetimet rezultoi se për 27.900 uniforma të regjistruara si të prodhuara në Turqi, në dogana nuk kishte asnjë deklarim për hyrjen e tyre në Shqipëri, çka për prokurorët faktonte dyshimet se uniformat ishin prodhuar në Shqipëri, jashtë kritereve të përcaktuara.

Ministria e Brendshme, disa muaj pasi kishin nisur hetimet, bëri edhe ajo një raport që ia drejtoi prokurorisë për shkelje të mundshme të kritereve.

Por uniformat, që u prezantuan me pompozitet nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Saimir Tahiri, kishin kohë që përdoreshin nga efektivët e policisë.

1 vit më vonë është Ministria e Brendshme që njofton për anulimin e një tenderi të ngjashëm me vlerë 1 miliardë e 291 mijë e 618 lekë.

Anulimi është bërë për shkak se “asnjë nga ofertat e paraqitura nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentat e tenderit”.


Sipas buletinit të Agjencisë së Prokurimit Publik, tenderi është zhvilluar më 04.04.2017.

Në atë kohë drejtimin e Ministrisë së Brendshme sapo e kishte marrë Fatmir Xhafaj.

Por procedurat e tenderit ishin zhvilluar në kohën e Saimir Tahirit.

Tenderi ishte ndarë në 4 lote.

Lotin I: “Uniforma konfeksione” me fond limit: 955 804 563 lekë pa TVSH. Lotin II: “Këpucë lëkure” me fond limit: 114 608 220 lekë pa TVSH
III: “Grada, shenja dhe stema” me fond limit: 44 165 383 lekë pa TVSH Lotin IV: “Aksesorë” me fond limit: 178 040 500 lekë pa TVSH

Ministria e Brendshme do të duhet ta hapë sërish procedurën nga e para. /Lapsi.al 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 9, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: