SKEMA/ Si gënjejnë deputetët për të vjedhur nga dietat e Kuvendit


Instituti i Studimeve Politike i bën thirrje Kuvendit të hetojë deputetët që abuzojnë me pagesat fiktive si edhe me deklarimet formale që më pas trajtohen si të pastrehë në Tiranë.

“Të paktën deputetë, ndonëse kanë banesa private në verifikueshme në Tiranë (banesa të dyta, të treta, madje edhe pronarë ndërtesash me apartamente, etj), deklarojnë në Kuvend një vendbanim tjetër, kryesisht në zonat e largëta elektorale. Me këtë veprim ata përfitojnë trajtim të veçantë financiar për udhëtimin e strehimin që shkon në konvertim nga 500 deri 1100 euro/muaj.

Pra, përmes deklarimeve formale (certifikata e regjistrim në zonat elektorale) ata zyrtarisht quhen të pastrehë në Tiranë dhe trajtohen si të tillë, megjithëse posedojnë në Tiranë apartamente, vila apo banesa të tjera private e familjare. Absurdi, sipas të cilit me taksat qytetare paguajmë shtrenjtë me çmime hoteli deputetë që flenë në shtëpinë e tyre të dytë/tretë private, meriton vëmendje dhe reagim institucional të menjëhershëm.

ISP vlerëson se kemi të bëjmë me spekulim në deklarim dhe shkelje flagrante të ligjit, përvetësim të paligjshëm të pagesave për akomodimin etj, vepër penale për të cilin çdo qytetar tjetër në RSH mund të penalizohet me burgim. Në rastin e deputetëve që kanë bërë deklarime të tilla, nuk ka pasur hetim dhe nuk ka praktikë aktuale hetimore. Rregullorja e Kuvendit dhe ligji mbi Statusin e Deputetit nuk përcaktojnë mekanizma verifikimi, por marrin të mirëqenë deklarimin e vetë deputetit, – duke proceduar direkt me pagesat mujore” shkruan ISP.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close