PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

“Skandali i radhës: Radarët e Forcave Detare  në shërbim të trafikantëve të drogës!”


Një letër e disa muajve më parë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, drejtuar Ministrit të Brendshëm dhe disa dikastereve të tjerë, u binte këmbanave të alarmit për mosfunksionimin e radarëve të Forcave Detare. Këto radarë kontrollojnë lëvizjet e mjeteve lundruese në det. Sipas Çakos, mosfunksionimi kishte penguar luftën kundër drogës. Me qindra tonelata me kanabis besohet të kenë dalë nga Shqipëria për në Itali nëpërmjet rrugëve detare. Këtë vit në Itali janë kapur afro 40 ton. LSI thotë se në këtë skandal është përfshirë vetë Shtabi i Përgjithshëm dhe një kompani private, që sipas saj kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak. Luan Rama shkruan sot në faqen e tij në facebook se disponon fakte e dokumenta, sipas të cilave rezulton se, “mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës!”. Lapsi.al po e publikon të plotë postimin e drejtuesit të LSI. 

Radarët e Forcave Detare në shërbim të trafikantëve të drogës!

Skandali i rradhës: 
Kompania private kontrollon me kamera aktivitetin e personelit ushtarak!

Nuk është rastësi që pikërisht prej vitit 2015 e deri sot, që në fakt është edhe peridha kur e gjithë Shqipëria u mbush me drogë prej kultivimit të stimuluar e të kontrolluar nga trafikantët e Rilindjes, janë lënë jashtë shërbimit edhe radarët e Sistemit të Integruar të Hapësirës Detare!
Trafikantët e tonelatave të drogës që vërshuan drejt Italisë, duhej ta kishin rrugën të lirë! 
Duke parë e analizuar të gjitha faktet e dokumentat që disponoj, por edhe nga bisedat me shumë ushtarakë e specialistë të fushës, një gjë mund ta them me bindje: mosveprimi i strukturave përgjegjëse në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe në mënyrë të veçantë në Komandën e Forcave Detare, e ka vënë Sistemin e Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës 
Detare të Republikës së Shqipërisë, në shërbim të trafikantëve të drogës!
Ka me dhjetëra relacione e akte kontrolli ku provohet se shqetësimi për mosfunksionimin e radarëve është bërë prezent, mirëpo në vend që të ndërhyhej menjëherë për vënien e radarëve në punë, janë larguar nga postet e punës ushtarakët e specialistët që kanë ngritur shqetësimin për mosfunksionimin e Sistemit të Integruar të Vëzhgimit të Hapësirës Detare!
Në këtë mënyrë jo vetëm që janē krijuar kushte të favorshme për trafikimin e drogës kryesisht drejt Italisë, por janë cënuar rëndë standardet e Sigurisë Kombëtare!
Dhe si vend anëtarë i NATO-s, Shqipëria ka cënuar nē këtë mënyrë edhe vetë standardet e sigurisë së Aleancës!
Edhe një fakt tjetër; skandaloz dhe i paprecedentë!
Nga data 20 deri më 22 janar 2016 është ushtruar kontroll për të evidentuar gjendjen e shërbimeve dhe riparimeve në SIVHD të kryera nga shoqëria e kontraktuar për këtë qëllim, nga i cili rezultoi se nga shoqëria ( Nuk po e shënoj emrin e shoqërisë. Shënimi im.) nga data 1 deri më 22 janar 2016 nuk ishin kryer kontrolle dhe as shërbime sipas kontratës në SITE-et e PRT-11 Ksamil, PRT-VQ Sarandë, PRT-13 Portopalermo, QO Pashaliman dhe PRT-19 Gur, Lushnje.
Për difektet e mangësitë e konstatuara, do të kem rast të shkruaj një ditë tjetër. Por sot po veçoj një konstatim të komisionit, që në vlerësimin tim përbën një skandal më vete!
Po citoj nga akt-kontrolli: 
“… specialistët e shoqërisë kanë instaluar në cdo SITE të SIVHD-së kamera vëzhgimi për ruajtjen e shelterave dhe paisjeve të SIVHD-së, gjë e cila nuk është parashikuar në kontratën e shërbimit. Kërkojmë nga firma që serveri i këtyre kamerave të instalohet në QVD Plepa Durrës dhe të monitorohet nga QO Durrës. (Që do të thotë se firma kontrollon aktivitetin e personelit ushtarak nëpër PRT)”.
I gjithë shteti e shumë e shumë funksionarë mediokër të qeverisë u mallëngjyen e u përlotën nga shfaqja melodramatike në të ashtuquajturin “Parlament Rural” (një emërtesë fyese e poshtëruese!), por askush nuk reagon përballë skandaleve të tilla si mosfunksionimi i radarëve, lënë enkas jashtë funksionit operacional për të lehtësuar “punën” e trafikantëve të drogës, duke cënuar rëndë Sigurinë Kombëtare!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 1, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: