PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Si ndikon moti i ftohtë tek personat me probleme në zemër


image

Studimet e shumta tregojnë se moti i ftohtë mund të ndikojë në përkeqësimin e gjendjes te personat me probleme të zemrës.
Sipas këtyre studimeve, ka pasur rritje të numrit të personave të moshuar, të cilat janë dërguar në spital për shkak të ndryshimit të temperaturave dhe presionit të ajrit.

Ekspertët thonë se njerëzit e moshuar me probleme të zemrës duhet t’i shmangen ekspozimit në mjegull dhe të ftohtit gjatë stinës së dimrit, transmeton KosovaPress.

Rezultatet e publikuara në revistën “Environment International”, tregojnë për rritjen e rrezikut të hospitalizimit ose vdekjeve ndërmjet tetorit dhe prillit, krahasuar me periudhën maj-shtator.
Profesori Pierre Gosselin nga Universiteti Laval në Kanada, thotë se mjekët shumë pak marrin parasysh faktorin e motit në trajtimin ose dhënien e rekomandimeve për personat me probleme të zemrës.
“Përmes ndryshimeve ekstreme të temperaturave, ne dëshirojmë të tregojmë se si moti është duke u bërë gjithnjë e më shumë faktor relevant. Studimet tona tregojnë se ekspozimi ndaj të ftohtit mund të ndikojnë në shkaktimin  vdekjes ose hospitalizimit të personave me probleme të zemrës,” tha ai.

Shkencëtarët vlerësojnë se 112,793 njerëz të moshës 65 ose më të vjetër, janë diagnostifikuar me dështim të zemrës në periudhën ndërmjet viteve 2001 dhe 2011.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 1, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: