Referendumi në Katalonja/ Qindra të plagosur në përleshjet e sotme


image

Zyrtarët katalanas janë shprehur se të paktën 400 persona janë plagosur në përleshjet e sotme, pasi policia u përpoq të parandalojë votimin në referendumin e pavarësisë së Katalonjës.

Qeveria spanjolle ka premtuar se do të ndalojë një sondazh, që u shpall i paligjshëm nga gjykata kushtetuese e vendit.

Oficerët e policisë po i pengojnë njerëzit të votojnë dhe shohim se marrin fletët dhe kutitë në qendrat e votimit.

Në kryeqytetin e Barcelonës, policia ka përdorur shkopinj dhe plumba gome gjatë protestave pro-referendumit.

Numri i të lënduarve u konfirmua nga një zëdhënës i qeverisë rajonale katalanase, si dhe nga departamenti i shëndetësisë rajonale.

Po ashtu, Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 11 policë ishin lënduar.

Në një konferencë për shtyp, Zëvendës Kryeministri i Spanjës, Soraya Saenz de Santamaria, tha se policia kishte “vepruar me profesionalizëm dhe në mënyrë proporcionale”.

Kreu katalanas, Carles Puigdemont, dënoi veprimin e policisë kombëtare dhe të “Guardia Civil”, të cilët kanë dërguar në Katalonjë forca të shumta për të parandaluar votimin.

“Përdorimi i pajustifikuar i dhunës nga shteti spanjoll, nuk do të ndalojë vullnetin e popullit katalan,” – u tha ai gazetarëve.

“Guardia Civil” citoi se ishte “duke iu rezistuar ngacmimeve dhe provokimeve” gjatë kryerjes së detyrës për “mbrojtjen e ligjit”.

Një votuese e thjeshtë, Julia Graell, tha për BBC-në se: “Policia nisi të godiste njerëzit, të rinj dhe të vjetër”. Ajo shtoi: “Sot kam parë veprimet më të këqija, që një qeveri mund të bëjë me njerëzit e vendit të vet.”

Fletët e votimit përmbajnë vetëm një pyetje: “A doni që Katalonia të bëhet shtet i pavarur në formën e republikës?”. Ekzistojnë dy mundësi: ‘Po’ ose ‘Jo’.

Gjithashtu, nëse ndodh që vendi i votimit është i mbyllur, njerëzit kanë mundësi të shkojnë në qendrat e tjera dhe të votojnë.

Në Girona, policia u përplas me popullin, duke krijuar trazira në vendin, ku z. Puigdemont duhej të votonte. Pamjet televizive shfaqën policinë duke thyer xhamin e derës hyrëse të qendrës së sportit dhe duke larguar me forcë ata, që u përpoqën të votonin.

Megjithatë, z. Puigdemont u largua për të votuar në një vend tjetër.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close