PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Paralajmërimi i frikshëm i hakerit të njohur: Lufta e Parë Botërore e Web-it sapo nisi


image

Pronari i faqes së internetit “Wikileaks”, Julian Assange njoftoi se, sipas tij, Lufta e Parë Botërore e Web-it tashmë ka nisur në Katalonjë.

Sipas hakerit të njohur, njerëzit dhe autoritetet katalanese përdorën internetin për të organizuar referendumin për pavarësinë e rajonit, por aty ndërhyri shërbimi sekret spanjoll duke ndërprerë rrjetet e telekomunikacionit, me qëllim bllokimin e informimit të njerëzve për këtë votim. 

 

image

“Lufta e Parë Botërore e web-it ka nisur në Katalonjë, ku njerëzit dhe autoritetet lokale përdorën internetin për të organizuar referendumin dhe shërbimi i fshehtë spanjoll sulmoi, ndërpreu rrjetet e telekomunikacionit, mësyu në ndërtesat e kompanive telefonike, censuroi faqe dhe protokolle.” – shkroi Julian Assange në rrjetin social TWitter.

Sipas tij, “ajo që po ndodh është konflikti më i rëndësishëm mes popullit dhe shtetit, që nga rënia e Murit të Berlinit deri sot, por me metodat e vitit 2017, Vpn, proxy, biseda të koduara për të mbikqyrur dhe censuruar internetin”.

Tensionet sot në Katalonjë janë tepër të larta momentalisht. Policia ka ndërhyrë dhunshëm për të ndalur referendumin që është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Spanjës. Sipas autoriteteve katalanase, rreth 460 persona kanë mbetur të plagosur nga sulmet e forcave speciale, të cilat gjatë ndërhyrjes raportohet të kenë qëlluar ndaj turmës me fishekë gome./lapsi.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 1, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: