PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Operacioni “Vjeshtë 2017” mbush arkat e e shtetit me 50 milion euro


image

Vetëm për një muaj në prokurori kanë mbërritur 44 raste të bllokimit dhe sekuestrimit të pronave nga policia. Në fushatën e sekuestrove nga operacioni “Vjeshtë 2017” mendohet se vlera totale e pasurive nën hetim është rreth 50 milion euro.
Nuk mund të parashikohet se çfarë pjese e kësaj vlere do të arijë të hetohet apo konfiskohet, por personat e prekur janë kryesisht elementë të dyshuar për trafik droge apo shfrytëzim prostitucioni.
Top Channel publikoi sot një listë nga pasuritë e bllokuara. Në listën e uniformave blu renditen 79 apartamente banimi dhe vila, 25 njësi tregtare, 84 automjete, një pallat 11-katësh, dy anije peshkimi, si dhe rreth 54 mijë metra katrorë sipërfaqe toke.
Në vetëm një rast në qytetin e Lezhës, gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë, pas referimit të saj, duke sekuestruar pasuri në vlerën e 670 mijë eurove të një individi me të shkuar kriminale në disa vende të Bashkimit Europian.
Operacioni “Vjeshtë 2017” nuk ka një afat të paracaktuar, thonë burime nga policia, ndaj pritet që të vijojë deri në fund të vitit dhe synon të arrijë shifra rekord në historinë e viteve të fundit, sa i takon vlerës së pasurive të sekuestruara.
Por, problem mbetet hallka tjetër, konfiskimi përfundimtar i aseteve për llogari të shtetit. Nga eksperienca e viteve të fundit, në shumicën e rasteve, si pasojë e zvarritjes së proceseve, por edhe manovrave ligjore, individëve iu kthehen pronat, pasi nuk arrihet të vërtetohet burimi kriminal.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Tetor 1, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: