PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Rama dërgon Gjiknurin e Kumbaron për të qetësuar banorët e Himarës: Kompensim me vlerën e tregut


image

Për të qetësuar banorët e Himarës të cilëve u prishen shtëpitë na plani për rehabilitimin e vijës bregdetare, kryeministri Edi Rama ka dërguar ministrat Damian Gjiknuri dhe Mirela Kumbaro. Ata zhvilluan një takim me dyer të mbyllura me banorët, ndërsa morën  pjesë edhe krerët e Omonias, Vasil Bollano dhe Fredi Beleri.

Ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri deklaroi se banorët të cilët preken nga ky projekt do kompensohen me vlerën e tregut.

“Do bëhen kompensime dhe dëmshpërblimet për çdo banesë e cila preket nga zbatimi i këtij projekti. Banorët do kompensohen me vlerën e tregut”, ka deklaruar Gjiknuri në këtë takim.

Të premten e ardhshme pritet të zhvillohet një takim tjetër derisa të arrihet në një marrëveshje mes qeverisë dhe banorëve. Plani vendor i Himarës prek rreth 80 banesa përgjatë shëtitores e cila parashikohet të shtrihet deri në Potam.

Ndërkohë kjo cështje ka shkaktuar një tjetër përplasje mes Tiranës dhe Athinës zyrtare. Kjo e fundit pretendon se shkelen të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri. 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: