PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

LULUSHI DHE ALTERNATIVA E OPOZITËS: T’I SHKURTOJMË DITËT QEVERISË!


  Enver CAKAJ

Është e natyrshme që kryetari i partisë i vë vulën listës së deputetëve,sepse ai do të punojë me ta,por i pari ka thënë, që një mendje është hiç mendje.Ndonjë kontestim që mund të ketë ndokush le të konsultohet,jo të ngulësh këmbë,se kjo është detyra ime. Askush nuk ja mohon t’i vërë firmën dhe vulën e fundit kryetari,po shoshitja me masën e partisë nxjerr një përfundim më të pjekur.Nuk e di përse Lulushi pranoi të mbante mbi supe  një përgjegjësi të tillë, duke  u kthyer shpinën të gjithëve.Çfarë të mire pati uni i Lulushit në atë lloj përzgjedhje që bëri?Mirëpo as partia,as populli nuk panë ndonjë alternativë,që të konkurojë e rrëzojë këtë qeveri,siç deklarojnë.Kjo  vetëm i solli humbje partisë së tij.Në vend që të bënte ndonjë tërheqje pas asaj anarshie që krijoi,u mburr,se kishte zgjedhur një ekip të shkëlqyer. Dhe këtë ekip të tij të zgjedhurish e pamë që ditën e parë me përballjen e qeverisë.Po të jetë me kaq,ku ma ke,po me atë politikë që ndjek Lulushi,si zor të qëndrojnë rrjedhjet. Ikin sot apo ikin nesër,kjo s’ka rëndësi.Përse e themi këtë fakt? Brenda partisë ka një  grup kundërshtarësh të Lulushit,që kanë dalë hapur kundër qëndrimeve  të tij.Ata kanë shokët e tyre brenda atij grupi të zgjedhurish,që nuk kanë ndënjtur pa u hedhur ndonjë fjalë,që t’u shkojë ujët në koritët  tyre.Ata kanë deklaruar hapur,se nuk e njohin Lulushin për kryetar dhe zgjedhjet në parti i kanë quajtur të Lulit jo të partisë.Më shkoqur se kaq çfarë kërkon Lulushi.Prandaj para se të nisë opozitarizmin ndaj pushtetit,duhet t’i kthehet partisë së tij e të rregullojë turbullin që ka bërë.Nuk e shikon ai zjarrin që i ka rënë në shtëpinë e tij dhe kërkon të shuajë zjarrin në shtëpinë e botës.Pa një parti solide nuk mund të jesh opozitë bindëse.
         Lulushi ka zgjedhur politikën  e konfliktit brenda e jashtë partisë së tij.Alternativa e opozites u shpall në seancën e parë të Kuvendit të Shqipërisë.A e deëgjuat kush ishte? “T’i shkurtojmë ditët qeverisë!” Qeveria nuk e ka bërë bismila ende. Po populli nuk do sherre,do qetësi e  mirëqenie.Ato budallallëqe që premton Lulushi,për libra falas e ushqim falas të nxënësve,nuk puthin gjëkundi me gjendjen ekonomike që  e  katandisi pushteti i tij tetëvjeçar këtë popull.Populli nuk është budalla që të besojë përralla.Ai e  di që Lulushi e kishte tetë vjet pushtetin,përse nuk i dha falas.kur mburrej se ne ishim të dytët pas Gjermanisë për rritjen ekonomike? Qëkur ka dalë në opozitë partia e tij nuk ka dhënë një alternativë më të mirë nga ajo e qeverisë,që  të bindë popullin,por ka mësuar vëtëm një formulë”Qeveri krimi, droge, kriminele”. Mipëpo populli nuk është aq naiv sa  Lulushi,ai pyet: Nga këto akuza kaq të rënda,sa prej tyre ka denoncuar në organet e drejtësisë? Fatkeqësisht këtë politikë po ndjek edhe zonja Kryemadhi.Pa u krijuar qeveria,me të cilën bashkëqeverisi,e quajti të krimit dhe drogës.Nëse e vazhdon kështu politikën e opozitares,do të ketë fatin e Lulushit.Nëse votat u blenë apo u vodhën,popullin mund ta bindni nëse ato fakte i dorëzoni ne prokurori.Edhe votat   e deputeteve të PD që u hodhën për Gramoz Ruçin i quajtën të blera dhe malipunuara.Po Partia Socialiste nuk kishte nevojë,as të blinte as të vidhte,se i kishte numrat.Megjithatë grupi kuvendor i PD atje ishte,le t’i denonconte.Por ata zgjodhën largimin nga salla kokëulur,siç deklaroi Berisha. Në atë seancë PD nuk pranoi të vinte një anëtar komisioni dhe ditën e dytë Lulushi deklaroi,se bëmë gabim që nuk vumë anëtar komisioni.Ja kaq të shkurtër e ka gjykimin politik ky Lulush,që ka marrë përsipër ta drejtojë me forcë Partinë Demokratike.

          Është për të ardhur keq,që Lulushi e katandisi në këtë mënyrë partinë e shpresës . Të gjitha hakaretet që i ka bërë me atë kokëfortësi dhe deshtimet e shumta që ka psuar,i ka kërkuar e vazhdon t’i kërkojë tek të tjerët. A ka bërë ai qoftë dhe një analizë për të gjitha ato humbje? Populli ka një shprehje të bukur,që  Lulushi nuk e ka përfillur,po me këtë ka dëmtuar rëndë partinë dhe veten: “O balo të hëngërt tënja,e kemi të keqen brenda.” Jo,Lulush,kur je në opozitë ke punë me mënyrën se si qeveris pushteti,jo të krijosh opozitë brenda partisë.Po i themi dhe një gjë Lulushit dhe Lulushëve.Vërtet jeni në opozitë,po kur shikon që vota jote nuk ndryshon gjë,ose jepe ose mos merr pjesë siç bëri grupi kuvendor i LSI-së. Dolën dy deputetë dhe bënë delkarata për votimin e kryetarit të kuvendit,kur grupi dhe partia nuk kishin vendosur qëndrimin e tyre.A e dini ç’do të thotë kjo? Partia juaj është në anarshi, bëjnë deklarata sa e si të duan,pa bërë më parë një analizë në grup ose parti.E përkthyer ndryshe kjo do të thotë,se ata deputetë që deklarojnë kështu,quhen kundër partisë.Nuk flasim për një disiplinë komunoiste,po për një rregull dhe analizë që të merren vesh me njëri-tjetrin dhe të dalin me një deklaratë zyrtare.Si duket në grupin kuvendor dhe Partinë Demokratike mungon konsultimi dhe debatet,që krijohen situate të tilla.Partia dhe pushteti nuk mbahen e merren me inat.Për sa kohë që të keqen do ta kërkoni tek të tjerët,përgatituni të mërrni tapitë e opozitës së përhershme./Pasqyrimi.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: