PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

LIGJI I RI/ Tashmë shqiptarët do të paguajnë siguracion edhe për shtëpiat e tyre, ja vlera


image

Qeveria shpenzon çdo vit miliona euro për kompensime e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Për t’i dhënë fund këtij fenomeni Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë hartuar një projekligj për sigurimin e detyrueshëm të banesave për Tërmetet dhe Përmbytjet.

Klan Plus ka siguruar një kopje të draftit konfidencial, i cili parashikon që sigurimi i detyrueshëm i banesave do të bëjë të mundur mbulimin e kostos në raste përmbytjesh dhe tërmetesh. 

Bëhet fjalë për banesat e hipotekuara ose banesat që kanë një certifikatë pronësie. Draft ligji thotë qartë se kompensimi i dëmit mund të refuzohet nga kompanitë e sigurimeve për objekte që nuk kanë respektuar kushtet teknike të ndërtimit ose janë modifikuar ose dobësuar nga ndërhyrjet në strukturë.

Po ashtu, Kompanitë e Sigurimeve mund të refuzojnë çdëmtimin edhe për ato që nuk është ofruar informacion i saktë.

Qytetarët, sipas ligjit, do të paguajnë një tarifë të përvitshme dhe kjo do të vendoset në bazë të zonës së banimit dhe riskut që mbart.

I gjithë ky proces nga lidhja e kontratës me qytetarët e deri tek mbulimi i humbjeve financiare, mendohet paraprakisht të menaxhohet nga Qendra Shqiptare e Sigurimit nga Katastrofat që do krijohet Tiranë.  

Një entitet juridik publik jo-fitimprurës, i cili vetë-financohet nga primet e sigurimit, me menaxhimin e pavarur, e krijuar ekskluzivisht për kryerjen e veprimtarisë së sigurimit të detyrueshëm të banesave.

Qendra e sigurimeve nga Katastrofat sipas draftit është menduar të qeveriset nga një bord prej 5 anëtarë jo ekzekutivë.

Anëtarët e Bordit miratohen nga AMF dhe një përfaqësues duhet të jetë nga Ministria e Financave, i cili do të veprojë si kryetar i Bordit Drejtues. Një përfaqësues nga Drejtoria e Emergjencave Civile, një nga Shoqata e Sigurimeve dhe një përfaqësues nga Banka e Shqipëri.

Kjo qendër do të krijojë një bazë të dhënash elektronike dhe policat e sigurimit do të shiten online, nga kompanitë e sigurimit të regjistruara në këtë Qendër. Vërtetimi nëse një qytetar e ka kryer apo jo sigurimin e detyrueshëm nga katastrofat do të kontrollohet në procedurat e aktit të pronësisë, abonimet e ujit dhe energjisë elektrike dhe procedurat e kredisë për strehim.

Sipas nenit 30, Sigurimi i Detyrueshëm do të jetë edhe kusht për hipotekimin e pronës. Drafti nuk parashikon shifra. Por aktualisht sigurimi i një vile me vlerë 100 mijë euro kushton 90 ose 100 euro, ndërsa për të siguruar një apartament me të njëjtën vlerë kushton 50 – 60 euro në vit./klan plus

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: