PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Lajmi që shumë e “ëndërronin” shqiptarët në Itali


image

Shqiptarët që kanë jetuar dhe punuar në Itali kanë mundësinë të fitojnë pensione sipas kohës që kanë paguar edhe kontributet.

Drejtuesja e zyrës së hapur nga shteti italian në Shqiperi thotë se e drejta vjen nga ligji italian i pensioneve.

“Sistemi kontributiv fillon që nga data 1 janar 1996, ndërsa sistemi retributiv përfshin pensionistët që kanë filluar punë në vitet ‘90-‘91, kur ka qenë fluksi i emigrantëve të parë”, deklaron Beskida Aliaj, drejtuese e Patronato INAS CISL Albania.

Por çfarë kushtesh duhet të përmbushin pensionistët shqiptarë për të marrë pension edhe nga Italia? “Kushti i parë është mosha 66 vjeç e 7 muaj dhe kushti i dytë është minimumi 5 vite kontribute”, sqaron Aliaj.

Aliaj thotë se për të aplikuar në IMS, ndryshe instituti i sigurimeve shoqërore taliane, që është ekuivalent me institutin shqiptar të sigurimeve, kandidatët për pension italian duhet të ndjekin këtë rrugë institucionale.

“Duhet që këta persona të çregjistrohen nga komuna ku kanë jetuar më parë, mbledhja e të ardhurave të familjes, një kod fiskal dhe një kartë identiteti”, nënvizon Aliaj.

Këtë rrugë kanë ndjekur dy shqiptarë të rikthyer në Shqipëri pas emigrimit. Dy histori sa të ngjashme edhe të ndryshme, por që në thelb ka dy kryefamiljarë që emigruan në Itali për arsye ekonomike.

“Në vitin 2002 emigrova në Itali për arsye ekonomike, për të shkolluar fëmijët në Austri. U çoja fëmijëve 1.400 euro në muaj. Pas 7 vitesh, kur fëmijët e mbaruan shkollën, u ktheva në Shqipëri. E mbylla ciklin e Italisë”, thotë Gëzim Peti.

Sot Gëzimi merr 2 pensione, një shqiptar dhe një italian. “149 euro marr nga Italia për  8 vjet dhe 130 mijë nga Shqipëria për 27 vjet”, thotë ai.

Ndërsa Brahim Muça e la Vorën për Italianë përmes bashkimit familjar që i siguruan dy djemtë, që kishin emigruar për punë para tij.

Megjithëse në moshë të madhe për të punuar, aq sa italianët e shihnin me dyshim e madje shumica kishin refuzuar t’i firmosnin kontratë pune, ai arriti të punonte si punonjës i ligjshëm për 9 vite në vendin fqinj. 71-vjeçari sot merr 306 euro pension nga Italia dhe 22.5 mijë lekë pension nga Shqipëria.

“Kam punuar në një kompani që merrej me pjesë mobiljesh, punëtor i thjeshtë. Nga makineria dilnin copat e veshura me rimeso, të cilat i merrja unë, i prisja dhe i sistemoja”, tregon zoti Muça./tch

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Speciale dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: