PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Ja çfarë nuk iu pëlqen turistëve polakë në Shqipëri


image

Këto vitet e fundit, Shqipëria po kthehet në destinacionin e preferuar të turistëve, që vijnë nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Teksa pëlqejnë rërën, detin, ata kanë një problem me shërbimin. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, zbuloi në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, kërkesën e veçantë, që i kishin bërë këto ditë, një përfaqësi e një operatori turistik polak. “Vetëm një kërkesë kemi, kamarierët shqiptarë të buzëqeshin,” – ishin fjalët e përfaqësisë polake.

Ministri Klosi ka treguar se është gjendur keq para kësaj kërkese, pasi kjo kompani turistike është nga më aktivet në vendin tonë. Vetëm gjatë vitit 2017, konsumoi në Shqipëri 13 milionë Euro.

“Më thanë se kamarierët shqiptarë janë të vrazhdë, nuk kanë mirësjellje dhe nuk qeshin dhe për ta kjo ishte pika e keqe e impresioneve rreth Shqipërisë”, – tregoi Klosi nga biseda me ta në ministri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: