PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Erdogan takon Putin/ A konfirmoi ai mbështetjen ruse kundër shtetit kurd?


image

Pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin, Recep Tayyip Erdogan deklaroi para mediave se të dy janë dakord për integritetin territorial të Irakut dhe të Sirisë.

Duke vënë në dukje se me Putin kanë diskutuar çështjet rajonale, Erdogan theksoi sërish se referendum kurd në Irak nuk ka legjitimitet dhe po bën rajonin edhe më të brishtë. Presidenti turk shtoi se administrata rajonale gaboi në mbatjen e referendumit për pavarësinë e kurdëve nga Iraku. Për të, këto veprime që përshkallëzojnë tensionet në rajon duhen ndaluar, pasi kryhen për hir të interesave personale.

“Për fat të keq, rajoni ynë po bëhet shumë më i brishtë në periudhën e fundit. Referendumi kurd nuk ka legjitimitet nga pikëpamja e Kushtetutës së Irakut dhe ligjit ndërkombëtar. Për fat të keq, pavarësisht nga të gjitha vërejtjet miqësore, Administrata rajonale ka bërë një gabim të madh duke organizuar referendumin. Siç kemi thënë gjithmonë, askush nuk ka të drejtë të hedh zjarr, të përshkallëzojë tensionet në rajonin tonë, për hir të interesave personale afatshkurtra”, tha Erdogan në rezidencën presidenciale në Ankara, ku mbajti një konferencë të përbashkët për media me presidentin rus Putin, raportoi ‘Anadolu Agency’.

Që para referendumit e deri në ditën e sotme, Erdogan ka bërë vazhdimisht deklarata kundër shkëputjes së kurdëve nga Iraku. Pyetja që lind është pse Erdogan është kaq i interesuar të ndalojë krijimin e një shteti kurd?

Në Turqi ka një popullsi minoritare, por të konsiderueshme kurde. Turqia ka frikë se formimi i një shteti të pavarur kurd në kufi të vendit do të ushqejë edhe më shumë ndjenjën separatiste tek kurdët që jetojnë në Turqi.

Turqisë kjo nuk i intereson as nga ana ekonomike dhe as nga ana kufitare.

Dy ditë më parë Erdogan deklaroi se kurdët irakianë do të vuajnë urie si pasojë e masave ndëshkimore nga Turqia, pas referendumit të pavarësisë që ata bënë në Irak.

Ai i kërcënoi kurdët se do të ndalë tubacionet e naftës dhe do të ndalojë kamionët që kalojnë kufirin e Turqisë.

Nga ana e tyre, krerët kurdë janë shprehur se një ‘po’ në referendum nënkupton automatikisht një ‘deklaratë pavarsie’ . Sipas tyre, shkëputja me qeverinë qëndrore në Bagdad do të bëhet nëpërmjet negociatave.

Por, jo vetëm Erdogan dhe me çfarë duket Vladimir Putin, janë kundër pavarësisë së kurdëve. Kryeministri irakian, Haidel al-Abadi e ka quajtur ‘anti-kushtetues’ këtë referendum./lapsi.al

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: