PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Bizneset VIP që shitën e blenë aksione në Shqipëri


image

Kompanitë e mëdha me pronësi shqiptare, në vite kanë arritur të kenë një biznes të qëndrueshëm dhe ndryshimet e pronarëve nuk ndodhin shpesh, teksa një pjesë e madhe e sipërmarrjeve janë dhe familjare.

Viti 2016 dhe pjesa e parë e 2017-s kanë parë pak lëvizje, raporton Monitor.

-Në dhjetor të vitit 2016, Omega Pharma është përthithur nga CFO Pharma, sipas depozitimit në ekstraktin e QKR-së. Më herët, në tetor 2016, aksioneri i Omega Pharma kishte blerë 100% të kuotave të CFO Pharma (ish-AERD Farm) për 18 milionë lekë. CFO është një kompani relativisht e vogël, teksa në vitin 2016 ajo raportoi 290 milionë lekë të ardhura. Por, aksioneri i CFO është i njëjtë me atë të Omega Pharma, Fatos Çausholli.

-Në dhjetor 2016, Spar Albania miratoi marrëveshjen e me përthithje të shoqërisë “Spar Albania” sh.p.k. (shoqëri përthithëse) dhe shoqërisë “RFZ Building” sh.p.k. (shoqëri e përthithur). Të dy kompanitë janë pjesë e grupit Balfin. Sipas burimeve nga kompania, kjo përthithje u bë për t’i dhënë sinergji dy kompanive.

-Sipërmarrësja Vilma Nushi ka shitur 50% të aksioneve që kishte tek kompania farmaceutike Trimed te shtetasi britanik Dominic Noel William Evans në prill të vitit 2017. Sipas kontratës së shitblerjes, çmimi i transferimit të 50% të kapitalit ishte 300 mijë euro.

– Në dhjetor të vitit të kaluar, grupi më i madh në vend, Balfin, bleu 49% të kuotave të kompanisë ITD, që ishin të zotëruara nga “Investment Joti – Infosoft Group”.

“Çmimi i kuotës në shitje, që do të paguhet nga blerësi, përfaqëson vlerën nominale të kuotës në shitje dhe është 36,750,000 lekë”, thuhet në kontratë, apo rreth 270 mijë euro. Pas realizimit të transaksionit, ITD zotërohet nga ortakët: Infosoft në masën 39%; Balfin në masën 49% të kapitalit themeltar; znj. Enkelejda Salillari në masën 6% dhe z. Rudenc Sina, në masën 6%./lapsi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: