PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Aksi Kashar-Rinas në errësirë totale, vidhet 10 kilometra kabëll i ndriçuesve


image

Aksi rrugor Kashar-Rinas është lënë në errësirë të plotë, pasi është grabitur rreth 10 km kabull elektrik. Kompania që mirëmban rrugën ka bërë tre kallëzime në polici, por deri më tani nuk ka patur asnjë reagim apo zgjidhje të kësaj çështjeje. Ky aks është një ndër rrugët me më shumë fluks në vend, si dhe një rrugë strategjike duke qenë një nyje për aeroportin e Rinasit, portin e Durrësit, bizneset aty rreth dhe kryeqytetit.

Për momentin kjo pjesë e rrugës ka mbetur në terr, duke u shndërruar jo vetëm në një rrezik për aksidenti, por edhe për krime të ndryshme. Kujtojmë këto disa grabitje të bujshme të miliona eurove të bankave private. Ndërkohë, Enian Meta me detyrë inxhinier pranë kompanisë që mirëmban rrugën e Rinasit, tregon për GSH.al me detaje skemën e përdorur nga hajdutët të cilët fillimisht kanë prerë energjinë elektrike që në burim duke shqyer me forcë kabinën elektrike.

Dyshohet se grabitësit, mund të kenë përdorur veshje fosforeshente për tu kamufluar si punëtorë të mirëmbajtjes, apo enteve të tjera shtetërore që operojnë në rrugë. Grabitja e kabllit të sistemit të ndriçimit, në rrugën e Rinasit nuk ka ndodhur brenda ditës, po çdo ditë nga pak, çka dëshmohet edhe nga gropat e sapo hapura nga hajdutët.

Me shumë ngjasë kablli është shitur për skrap, ku vetëm vlera e bakrit llogaritet në mbi 6 milion lekë të reja. Kompania thotë se ka nisur të zëvendësojë kabllin e vjedhur, pa një garanci që kablli nuk do të vidhet serish. Nga policia e Tiranës deri tani nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 30, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: