PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

I zhvati 60 milion leke drejtorit të postës, ja kush është në të vërtetë Enertila Beqja


image

Të tjera detaje kanë dalë në pah vetëm dy ditë nga denoncimi i drejtorit të postës, Barush Ahmetaj, për të dashurën e tij virtuale Enertila Beqja, e cila dyshohet si i zhvati 60 milion lekë atij .

Ndërkohë që sot Enertila Beqja do të dalë para gjykatës për të mësuar masën e arrestit.

GSH.al sjell foton e Enertilës, “Mona Lizës” e cila është përfolur shumë për mashtrimin e saj, ku i ka zhvatur të dashurit të saj, 60 mln lekë.  E nga ajo vajza e profilit, Enertila është shumë larg…

Vetë prindërit e vajzës janë të indinjuar për arrestimin e Enertila Beqjas. I ati është shprehur se personi nuk është i dashuri i vajzës së tyre dhe se Enertila nuk e njeh

“Policia nga ana tjetër na ka marrë të gjitha plaçkat në shtëpi, të cilat i kemi blerë vetë duke na i lënë bosh. Plaçkat nuk na i ka blerë Barush Ahmetaj, por i kemi blerë vetë. Vajza ishte e fejuar në Itali dhe kërkojmë lirimin e saj nga burgu, pasi nuk ka bërë asnjë krim”- ka thënë babai i saj.

Prindërit ndodhen në gjykatë për të mbrojtur vajzën e tyre, ndërkohë që sot pritet të caktohet masa e sigurisë.

DEN

image

ONCIMI

30-vjeçari në 22 shtator e ka denoncuar në polici të dashurën e presupozuar prej tij, pasi për tri vjet me radhë vajza i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 60 milionë lekë. Djali ka kallëzuar në polici se u njoh në 2015 në rrjetin social ‘Facebook’ dhe vajza bionde jetonte në Itali si emigrante. Pas denoncimit të bërë nga 30-vjeçari, ekspertët e Antikrimit Ekonomik dhe Prokuroria u drejtuan në Manëz. 30-vjeçari i drejtoi inspektorët e policisë në banesën e Myrteza Beqajt, shtëpisë së tezes së presupozuar të së dashurës së tij imagjinare. Ai u tregoi se të gjitha orenditë i kishte blerë ai madje edhe drutë e zjarrit për ngrohjen e tyre në dimër. Krahas punës në terren një grup tjetër bënë verifikimin e telefonit të 30-vjeçarit dhe të një pjese të mesazheve që kishin shkëmbyer dy të dashuruarit. Ekspertët konkluduan se vajza, e cila i thoshte Ahmetajt se jetonte herë në Itali e herë në Durrës, ishte bashkëfshatare e tij në Manëz/GSH.

image

.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 29, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: