PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Elbasani në ‘shtetrrethim’, forcat operacionale zhvendosen në qytet. Të gjithë nën përgjim


image

Pas takimit që kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda zhvilloi me drejtuesit lokalë të Policisë së Elbasanit, pas incidentit të 18 shtatorit, urdhrat kanë qenë të qartë.

Forcat operacionale speciale tashmë janë vendosur në qytetin e Elbasanit duke e kthyer atë qytet në një shtetrrethim të vërtetë.

Kjo pasi shefi i akuzës Besim  Hajdarmataj ka qenë i prerë, duke kërkuar me ngulm vazhdimin e hetimeve. Sipas burimeve të ABC News, elementët kriminalë do të mbahen në monitorim, si përgjim ambjental, fotografik dhe telefonik. 

Më herët prokuroria e rrethit të Elbasanit kishte kërkuar që tre elementë të dyshuar si kontigjent të mbaheshin nën përgjim. Por kjo gjë nuk u realizua, pasi forcat e posaçme nuk kishin stafi të mjaftueshëm për ta realizuar diçka të tillë.  “Duket se situata kriminale në Elbasanit ka dalë jashtë kontrollit nga organet ligjzbatuesë dhe, për këtë arsye duhet edhe një kundërverpim i menjëhershëm”, mësohet se është shprehur në takimin me dyer të mbyllura shefi i prokurorisë së krimeve të rënda.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë me kreun e akuzës ka qenë edhe ministri i brendshëm, Fatmir Xhafa. Burime konfidenciale, nga takimi për mbylljen e sezonit turistik, bëjnë të ditur për ABC News, se Xhafa ka pritur veçmas 12 drejtorët e policisë së qarqeve, duke i kërkuar në mënyrë të prerë që situata e Elbasanit të mos përsëritet më. Aktualisht për ngjarjen e Elbasanit qëndrojnë pas hekurave dy persona ndërsa një i tretë qëndron në arrest shtëpie. Dosja tashmë po përgatitet për t’ju deleguar organit të akuzës së prokurorisë së Rrethit Elbasan, pasi nuk ka elementë të veprës penale që gjykohen nga krimet e rënda. /lapsi

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 29, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: