PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

“Mami të urrej” rrëfimi prekës i një nënenqë debatoi me të bijën


image

Gjithçka i ra si një rrufe në qiell të hapur pikërisht në kohën kur kishte filluar të mendonte se po ia dilte mbanë në rolin e nënës. Sapo kish mbaruar së lari enët e drekës dhe më parë kishte organizuar oraret e kurseve të anglishtes, pianos e futbollit, kishte bërë dhe të gjithë organizimin e një feste surprizë për ditëlindjen e 40-të të bashkëshortit të saj. Në atë moment ishte duke pjekur biskotat me kakao, të preferuarat e djemve, ndërkohë që hekuroste këmishët e panumërta e uniformat shkollore.

Akrepat e orës tregojnë orën 12 e 20, mbarimin e mësimit. Ajo rend drejt këpucëve, zgjedh ato sportivet që mos të vonohet asnjë minutë rrugës për në shkollën e fëmijëve. Pikërisht në momentin kur kish filluar të besonte se po jepte më të mirën e saj, lexon një letër të vajzës së saj. Mami të urrej! Letrën e gjeti mbi komodinë sapo hapi sytë një mëngjes të diele. Mbrëmjen e kaluar kishin pasur një debat mbi veshjen tepër të lehtë që vajza bënte ato ditë të freskëta shtatori. Ato rreshta e prekën dhe e futën në mendime, mos ndoshta kishte qenë tepër e ashpër me të e nuk duhej të ngrinte zërin gjatë bisedës. Mos vallë do kish qenë më mirë ta linte ftohej nga era që po frynte. Iu kujtua papritur dita e parë kur e pa. Ishte vjeshtë si tani, ajo qenie e brishtë ishte vetëm 3 kg, i kujtohej si sot kur e mbështolli me një kuvertë të punuar me shtiza dhe e mori në krahë. Tani ajo është pothuajse 8 vjeç vishet e lahet vetë, kur vrapojnë, ia kalon pothuajse gjithmonë. Mbylli sytë dhe ndjeu aromën e flokëve të saj, e cila i solli në kujtesë kohën kur nëna e saj luante të njëjtin rol me të. Sa letra e sa e-mail-e kishte shkruar ndërkohë që ndjenjat e inatit gëlonin brenda saj pikërisht për t’u ndjerë më e lirë.

Por për një gjë ndjehej mirë, që vajza arriti të shprehë ndjenjat nëpërmjet të shkruarit. Ndjehej mirë për faktin se ajo ndihej e sigurtë dhe i dha zë emocioneve të saj. Në fakt, shenjat e një atashimi të sigurtë janë të shprehurit negativisht, “nëna është dhe e mirë dhe e keqe” kishte dëgjuar diku nga një psikologe e njohur. Si një film bardh e zi iu shfaq koha kur ndihej e burgosur, sidomos kur rrethohej nga dashuria dhe mbrojtja e nënës së sa. I kujtohej sa lehtësisht urrejtja mund të ngjallej nga një eksperiencë dashurie.

Problemi nuk qëndronte te shkrimi që vajza kishte bërë, pasi ajo ishte e bindur se do të ndodhte edhe në të ardhmen. Më shumë e shqetësonte reagimi i saj. Shpesh harrojmë se të na urrejnë herë pas here nuk është keq. Ne nënat ndonjëherë kemi nevojë t’i shohim gjërat nga jashtë, duke lexuar një libër apo duke shëtitur me mikeshat. Në kohën që jetojmë mëmësia nuk interpretohet më si një raport i nënës me fëmijët, si një rol që gruaja ka në shtëpi, shkollë dhe as si një institucion i shenjtë. Mëmësia konsiderohet si një stil jete, si një identitet me pritshmëri që eklipsojnë çdo gjë në jetën e një gruaje. Kjo vlen për mua dhe të gjitha ne gratë e këtij shekulli dhe është edhe kjo një nga arsyet se pse ai shkrim i vajzës e preku nënën e saj më shumë seç duhej. /Revista Psikologjia/

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 27, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: