PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Horoskopi 27 Shtator 2017


image

Dashi

Gjatë kësaj dite do të jeni si të përhumbur, ende të lodhur nga ditët e kaluara. Por Neptuni në shenjën tuaj, do bëjë që të ndjeni nevojën e një dyzimi të fortë mes detyrës dhe kënaqësisë.

Demi

Duke lundruar në internet, mund të gjeni një udhëtim të minutës së fundit me çmime ekonomike. Është një mundësi për mos u humbur. Në rast të kundërt gjeni mundësinë për të organizuar një takim me miq të vjetër dhe do të argëtoheni pafund.

Binjakët

Një kujtim i së kaluarës ju rëndon ende në shpatulla, por në vend që të fiksoheni pas një gabimi, shihni përpara dhe fokusohuni në talentet tuaja. Në bashkëpunim me Saturnin, Hëna sot do t’ua lehtësojë ditën.

Gaforrja

Çfarë konfuzioni! Jo vetëm në kokë dhe në zemrën tuaj, por edhe në shtëpi, ku do e gjeni veten mes një rrëmuje të madhe që kërkon sistemim. Megjithatë çdo gjë mund të bëhet, duke gjetur anën më të mirë.

Luani

Një hua një miku nuk i refuzohet kurrë, sidomos nëse në të kaluarën keni qenë ju që keni pasur nevojë për të dhe për mbështetje. Bëni mirë që të bëni një bilanc, në mënyrë që të jeni mirë me shifrat, pas shpenzimeve të kohëve të fundit.

Virgjëresha

Ditë premtuese. Harmonia e Hënës dhe Venusit në shenjën tuaj, do të sjellë të reja në sferën e njohjeve. Do të lindin miqësi të cilat do të ndikojnë në zgjedhjet tuaja të së ardhmes.

Peshorja

Familja do të jetë shumë e bashkuar, ndonëse ndonjëherë ju duket sikur është kundër jush. Para se ti ofendoni dhe të ndizni debat, dëgjoni arsyetimet e tyre. Lërini mënjanë parimet, për të arritur tek një zgjidhje duhet të gjeni pikat e përbashkëta.

Akrepi

Do të jeni me fat nëse punoni në kontakt me publikun, pasi do të fitoni simpati të madhe, e cila do të ndikojë në karrierën tuaj. Edhe pamja e kuruar do të ndikojë për të pasur një zhvillim pozitiv.

Shigjetari

Puna ju frymëzon, por kreativiteti ju mbush me energji. Mendja juaj do të jetë e ndarë, një pjesë për detyrimet, tjetra për imagjinatën dhe kërkimet e brendshme. Kënaqësitë më të mëdha do i merrni në projektet afatgjata.

Bricjapi

Një betejë e ashpër ju pret në dashuri, e cila mund të përfundojë në një lufte të hapur. Do të jeni konfuzë dhe të acaruar me të gjithë. Nëse do të vendosnit më shumë rregull në kokën tuaj dhe me ambientin që ju rrethon, do të ndiheshit më mirë.

Ujori

Ditë e qetë pa ndonjë të papritur, por duhet të kujdeseni më shumë për detyrimet e punës, blerjet dhe punët e shtëpisë. Do të ndjeni kënaqësi duke u marrë me kuzhinën apo detaje të tjera në banesë.

Peshqit

Një e mërkurë e qetë në sajë të ndikimit pozitiv të Hënës dhe Saturnin. Me partnerin/en, do të shkëmbeni eksperienca interesante. Do të keni shumë dëshirë për t’u vënë në provë, sidomos nëse jeni në prag të një udhëtimi pune.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 27, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: