PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Di gjë ku të ha mëngjes gjysheje në Tiranë ?


image

Sa herë zgjohem të shtunave, kërkoj me mendje një vend ku të ha mëngjes, nuk më vjen një i tillë ndërmend. Më shoqëron mendimin vetëm një episod në Sarandë, ku hyra me vajzën në një hotel mbi det, nga më përzunë se iu duka e çuditshme, që nuk flija atje dhe doja të haja mëngjes.

Qysh atëherë kërkoj me mendje një vend ku shërbehet vetëm mëngjes, thjesht mëngjes, pa pasur nevojë të kesh fjetur aty në mbrëmje, apo pa qenë restorant tipik, që pas mëngjesit përgatit dreke e darkë.

I shoh me radhë të gjitha dyqanet e rrugës, kur dal.

Dhe e gjej rreshtin e parë plot dyqane funerale.

E di që vdesin përditë njerëz, po pse pozicionohen kaq pranë rruge këto dyqane, nuk e kam kuptuar kurrë.

Ajo që do dua është që të gjeja një ditë befas një dyqan mëngjesi të mirë, në vend të tyre, ku të hyja dhe mbi tryezën me mbulesë të bardhë e vazo plot tulipanë, të ishin renditur filxhanët e çajit, qumështit, pjatat e gjalpit, kupa e reçelit dhe pjatanca e kekëve me mollë.

Pastaj të vinte nga kuzhina një grua me buzën në gaz dhe duart më miell (duart le t’i ketë edhe pa miell, por e qeshura është e panegociueshme) dhe të ma mbushë tryezën me petulla të ngrohta, shoqëruar me mjaltë e djathë.

Në fund një pjatë me fiq.

Kaq është e gjitha. Kaq dua. Po kërkoj shumë?

Mbase ime bijë do të haje vezë, mbase trahana, mbase papare, mbase petulla me mua.

Ah, sa herë e kërkoj me mendje një dyqan të tillë dhe nuk e gjej kurrë.

Një dyqan me tabelë të bardhë, ku shkruhet thjesht: Mirëmëngjes.

Emrin ia kam parë në Tel Aviv ose Jeruzalem, ndërsa aromën ia mbaj me vete, që nga fëmijëria. Është aroma e mëngjesit të gjyshes.

Di gjë ku mund të gjej një vend të tillë? Nëse nuk ka, pse  nuk provon ta hapësh? Dhe më lajmëro!/R.Xh/Dritare.net

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 23, 2017 nga te Sociale dhe etiketuar me .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: