PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Si të (mos) marrësh një tender në Tiranë !


image

Nga Luna Ruvina

Ka disa ditë që po përgatis letrat për të marrë pjesë në një tender. Në fakt, po mos të më kish treguar shoqja e një shoqes sime që ditën që doli thirrja për oferta, as që kisha për ta marrë vesh, madje nuk e di nga e kanë marrë vesh edhe të tjerët. Këta që bëjnë tendera i nxjerrin njoftimet në faqet e tyre të internetit, a thua se ne që kemi nevojë për punë rrimë dhe u bëjmë rojë tek dera (e internetit).

Gjithsesi, iu përvesha mirë dy ditë para se të mbyllet afati i aplikimit dhe fillova të qëmtoj çdo kërkesë që kishin. Janë kaq të qartë dhe të detajuar këta të Brukselit, saqë na bëjnë edhe më lëmsh ne shqiptarëve. Një prej pikave thoshte ‘Na përshkruani me detaje procedurat tuaja të kontrollit të cilësisë dhe ruajtjes së konfidencialitetit’. Këtë punën e konfidencialitetit e sajova disi, se kam parë që këta që punojnë me të huaj seç të kërkojnë të firmosësh një tip marrëveshjeje, ku ti zotohesh se nuk ke për t’i përdorur informacionet që merr gjatë punës për qëllime të tjera përveçse për ato për të cilat kontraktohesh. Për këtë duhet ta kenë fjalën. Po kontrolli i cilësisë? Nga një anë, as nuk pyesja dot njeri, se merrte fjala dhenë e s’mbetej njeri pa hyrë në të njëjtin tender. Turp apo nder, po e bezdis edhe një herë shoqen e shoqes, mendova. Dhe e pyeta, po as ajo s’po i jepte dot dum. Edhe të tjerë më kanë pyetur më tha, madje edhe një i madh që punonte për një ambasadë shumë të rëndësishme. Kjo më ngushëlloi shumë. Epo kur s’e di G-ja (kështu i fillon emri atij të ambasadës), normal që nuk e di as unë.

Në ndihmë, si gjithmonë kur dua të ruaj konfidencialitetin e tendereva, ku marr pjesë, më erdhi Google. Mesa kuptova, bëhej fjalë për standarde shërbimi, madje aty pashë se për këtë shërbimin që unë ofroj, paska edhe ISO. Këto ISO-t tregojnë se si duhet të jetë një mall apo shërbim sipas asaj që ka rënë dakord bota, d.m.th. ajo bota me standarde. Ohu, kjo s’qenka për mua, madje kështu si unë do jenë në vështirësi të gjithë të tjerët kur vjen fjala te përshkrimi i procedurave të garantimit të cilësisë. Nuk po di ç’të bëj. T’i kopjoj këto procedurat gjëkundi e t’i fus sikur janë të miat, apo mos të marr pjesë fare? Sido që të jetë, do parë pak kjo punë, mund ta kërkojnë prapë këta të Evropës për tendera të tjerë. Kush e di, ndoshta do gjej(më) dikur pak kohë edhe për cilësinë?!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 22, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: