PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Rama i prerë për Shkozën: Kanë ndëtuar pa leje, nuk do dëmshpërblehen!


image

Nga Nju Jorku, në një intervistë për Zërin e Amerikës, Edi Rama nuk deshi të komentojë situatën e Shkozës, ku shumë banesa do të shemben në sajë të projektit për rehabilitimin e Lanës.

Rama u shpreh se Shkoza nuk meriton asnjë koment nga Nju Jorku. Për Ramën, këta banorë që po nxirren me dhunë në rrugë nuk duhet të dëmshpërblehen dhe të ledhatohen. Familjet duhet të akomodohen me mundësitë e tyre.

“Shkoza nuk përfaqëson asgjë dhe nuk meriton besoj koment deri në Neë York. Është një proces si shumë procese të tjera që kanë qenë të domosdoshme që të shemben ndërtime pa leje aty ku pengon zhvillimi i infrastrukturës. Kush ndërton pa leje, patjetër mund nuk të pretendoj që të përkëdhelet, të demshpërbehet, por meriton të trajtohet me kujdes, duke i dhënë mundësi qiraje të paguar nga gjithë komuniteti për një periudhë të caktuar. Aty ku do gjejnë të vet mundësi për tu strehuar. Shteti do mbështesë të gjithë procesin me mund dhe mirëqenie. Të bësh punë nuk ka shumë rrugë, dhe në këtë rrugë do ketë shqetësime të kësaj natyre. Këto janë shqetësim që i përkasin një pakice të vogël me rëndësinë”, – u shpreh Rama për ‘Zërin e Amerikës’. /Lapsi

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 22, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: