PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Policia zbulon se i përkisnin 660 mijë eurot në Tiranë, ja emrat


image

660 mijë dollarë të sekuestruar një ditë më parë nga policia e kryeqytetit, të dyshuar se janë krijuar nga aktivitetet krimanale, i përkasin Ylli Didanit dhe Donald Shenës, të dy me nënshtetësi amerikane.

Burime nga organi i akuzës, bënë me dije për ABC News, se Shenës iu sekuestruan me vendim gjykate 200 mijë dollarë Donald Shena është biznesmen, që zotëron 34 % te kompania “American Capital Group”. Kjo kompani negocioi dy vite më parë për të ndërtuar Aroportin Ndërkombëtar të Sarandës, shkruajnë mediat përtej Atlantikut.

Organet e policisë dyshojnë se Shena nëpërmjet kësaj kompanie, që sipas tyre ishte fantazëm, do të kryente pastrim të parave, të cilat dyshohen se kanë ardhur nga aktivetete kriminale.

Ndërkohë 460 mijë dollarët e tjerë të sekuestruiar nga Policia e Tiranës, i përkisnin Ylli Didanit. Edhe ndaj tij dyshimet janë të njëjta, pohojnë burime nga organi i akuzës. Didani, gjithashtu me shtetësi amerikane, më herët ka qenë i arrestuar në Tiranë për kundërshtim të efektivëve blu, sipas një njoftmi zyrtar të policisë së datës 14 prill 2015.

Ndër tre personat, për të cilët policia e kryeqytetit njoftoi një ditë më parë sekuestrimin e pasurisë, është edhe Ardian Corri.

40-vjecari ka si pasuri një apartament 100 m2 dhe një dyqan me 80 m2.

Mesohet se Corri ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në vitin 2008 me 11 vite burg, pasi kishte rol kryesor në dërgimin e emigrantëve me gomone ose në rrugë tokësore jashtë territorit shqiptar.

Plani i Masave “Vjeshtë 2017” nga Policia e Shtetit vijon dhe në total janë sekuestruar pasuri rreth 10 milionë euro, që dyshohen se janë krijuar nga aktivitete të dyshimta kriminale.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 22, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: