PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Ministri Peleshi: Aksion kundrejt therjes dhe tregtisë së mishit


image

Ish zv/kryeministëri dhe tashmë ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi ka qenë i pranishëm në një stabiliment mishi në qytetin e Lushnjes për të paralajmëruar aksionin e parë në kuadër të përmirësimit të standardeve të sigurisë ushqimore në vend. Kjo nismë pritet të ketë ndërhyrje në 4 hallkat e ciklit të mishit dhe nënprodukteve të tij, duke filluar me kontrollin e thertoreve të licensuara ose jo, të cilat jo në të gjitha rastet i plotësojnë standardet. Më pas do të ndërhyhet me rregullimin e tregjeve të kafshëve të gjalla, transportin e tyre duke përfunduar me pikat e tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij.

“Nuk mund të kemi dot siguri ushqimore të nivelit që pretendojmë në rast se nuk disiplinojmë së pari therjet, pastaj tregjet e kafshëve të gjalla pastaj lëvizjen e kafshëve dhe pastaj standardet e pikave të tregtimit të mishit dhe nënprodukteve të tij. Këto janë katër pika të nxehta të cilat kanë shumë nevojë për ndërhyrje, kanë shumë nevojë për standardizim dhe për rregullim. Mbas auditimit, padyshim që Drejtoritë e AKU-së që kanë dhënë autorizimin, duhet të mbrojnë autorizimin për çdo pikë therjeje. Pikat e therjes që nuk janë të standardit, pra që nuk kënaqin standardin do të mbyllen. Po i paralajmëroj që tani edhe inspektorët edhe operatorët që nuk do të ketë më pika therje jashtë standardit”, – u shpreh ai.

Por përpos aksioneve të shumta, gjendja e sigurisë ushqimore në vend, sidomos në ajo e mishit vazhdon të jetë jashtë standarteve. Pak muaj më parë, në vendin tonë u futën sasi të konsiderueshme pule të kalbur nga Brazili, ku 26 ton prej tyre u ndaluan nga AKU. Po ashtu, rastet e therjeve dhe transportet e mishit në kushte skandaloze janë denoncuar në media dhe në rrjetet sociale.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 22, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: