PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Bilanci i tërmetit në Meksikë: 237 të vdekur dhe 1900 të plagosur


image

237 të vdekur dhe 1900 persona të plagosur është bilanci i tërmetit 7.1 ballë që goditi Mexico City-n dy ditë më parë.

Ka një sërë godinash në kryeqytet të dëmtuara aq keq, sa rrezikojnë shembjen e po mbahen nën vëzhgim. Dëme strukturore mësohet të kenë pësuar më shumë ndërtesat ekzistuese përpara tërmetit shkatërrimtar të vitit 1985, pas të cilit u vendosën rregulla më të ashpra në sektorin e ndërtimit.

Punonjësit e shpëtimit janë në garë me kohën për nxjerrjen e të mbijetuarve nga gërmadhat. Një rast që ka marrë gjithë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Meksikës është bllokimi i një 13-vjeçareje në një shkollë. Me atë po komunikohet vazhdimisht. Mendohet se e mitura ka gjetur mbrojtje nën një tyrezë.

Prioriteti në Meksikën e goditur të martën nga tërmeti tani është shpëtimi i jetëve.

Presidenti Enrique Pena Nieto u zotua për fokusim maksimal të vëmendjes në këtë drejtim, ndërsa sqaroi se ka pranuar ndihmën e disa vendeve të huaja, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Spanjën dhe Japoninë, përkrah shteteve të tjera të Amerikës Latine, të mësuara tashmë me fatkeqësi të tilla natyrore.

“Qeveria dhe e gjithë shoqëria jonë është përballur brenda më pak se dy ditësh me një interes dhe solidaritet masiv, pasojë e tërmetit që goditi pjesën qendrore dhe jugore të vendit. Përparësia jonë vazhdon të jetë shpëtimi i njerëzve dhe vëmendja mjekësore për ata që kanë nevojë. Deri tani, më shumë se 50 vetë janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e ndërtesave të shembura në Mexico City. Ekipet e emergjencës po punojnë për gjetjen dhe shpëtimin e personave që ende rezultojnë të zhdukur në kryeqytet dhe në Puebla”, tha Presidenti i vendit. /lapsi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 22, 2017 nga te Bota dhe etiketuar me , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: