PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Libri i Henri Çilit: Si bëri Rama reformizmin me zgjedhjet e 25 Qershorit


image

Botuesi Henri Cili vjen më një libër të ri  “Vonesa Shqiptare”; Si e bëri Edi Rama elektoral reformizmin në 25 Qershor, një botim i Institutit Europian Pashko. Një ese e shkurtër plus 10 artikuj, polemika dhe ndërhyrje publike të cilat vërtiten përreth reformizmit, populizmit, liberalizmit që Çili ka mbajtur në mjedise të ndryshme mediatike.

Në këtë libër Henri Cili sjell një kërkim të ri social politik, kundrejt konteksteve, forcave, historisë së tyre dhe tendencave të riorganizimit, në përmbledhjen e shkrimeve me titull “Vonesa shqiptare”, në të cilin përpiqet ta kthejë të kuptuarit e tij në një perspektivë orientuese më të mirë për të gjithë.

Për poeten Mimoza Ahmeti, e cila ka bërë dhe parathënien e këtij libri shpreh se ky është një libër provokues.

“Perspektivat reciproke dhe strukturore, që orientohen nga marrëdhëniet me sjelljet, të grupimeve dhe individëve të tyre socialë, hulumtohen e përgjithësohen nga Henri, si reformator dhe autor, ngandonjëherë pa konsumuar plotësisht lëndën, por kjo prej shpejtësisë së vëzhgimeve dhe intensitetit të përvijimeve.

Gjithsesi duke na dhënë linja perspektive për veten dhe të tjerë, duke hedhur piketa të identifikimit, Henri Çili po jep një ndihmesë të madhe për strukturimin gjithashtu të identitetit tonë bashkëkohor”.

Promovimi zhvillohet ditën e nesërme datë 22 Shtator ora 13:00, në ambjentet e Unversitetit Europiantë Tiranës

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 21, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: