PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Basha u kërkon asistencë gjermanëve. Zbardhet rendi i ditës për mbledhjen e kryesisë sot dhe kërkesa e Patozit


Partia Demokratike do të kërkojë asistencë gjermane për reformimin dhe modernizimin e saj. Në një kohë që kundërshtarët e kreut të PD-së kanë rritur tonet lidhur me ndryshimet statutore dhe kërkesën për pranimin e fraksionve në parti, Lulzim Basha ka kërkuar ndihmën e gjermanëve për modelin që do të zgjedhë për të hapur forcën e tij politike.

Pas takimit te djeshem kryetari i PD-se, Lulzim Basha ka vendosur te therrase sot mbledhjen e kryesise se demokrateve. Partia opozites ka nisur tashme analizen dhe konsultimin me strukturat dhe anetaresine per reformimin e partise.

Konsultimi do te perfshije edhe ndryshimet statutore dhe forcimin e rolit te anetaresise. Gjate muajit korrik, perpara zgjedhjeve ne part, Basha kerkoi vendosjen e sistemit te ‘primareve’ per zgjedhjet e ardhshme per caktimin e kandidateve.

basha me kondrad

Kreu i opozitës ka pritur dje në selinë blu drejtorin e Fondacionit “Konrad Adenauer” në Shqipëri, Walter Gloss, me të cilin ka diskutuar lidhur me modelin që PD do të ndjekë për modernizimin e saj. “Me Walter Gloss, drejtorin e Fondacionit ‘Konrad Adenauer’ në Shqipëri për reformimin dhe modernizimin e Partisë Demokratike, me prioritet rritjen e rolit të anëtarësisë në vendimmarrje”, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Kreu i opozitës, nga momenti që bëri publike listat e kandidatëve për deputetë, deklaroi se është hera e fundit që kryetari i PD-së vendos për emrat e deputetëve të ardhshëm, duke paralajmëruar dhënien e një kompetence të tillë anëtarësisë së PD-së.

FRAKSIONET

Pas rizgjedhjes së Lulzim Bashës në krye të PD-së, ish-deputeti Astrit Patozi ishte i pari që kërkoi njohjen e një fraksioni në parti, në mënyrë që edhe njerëzit që nuk mendojnë si kryetari të jenë të përfaqësuar. Patozi i kujtoi Bashës se “gjeneralët” nuk mund të kthehen në ushtri si “ushtarë”, duke i lënë të kuptohet se ish-deputetët do të kërkojnë të përfaqësohen me poste në PD.

“Pa diskutim që ka një fraksion brenda Partisë Demokratike, por ky duhet të jetë i përfaqësuar, sepse ndryshe nuk ka asnjë vlerë. Nuk ka ndodhur asnjëherë në botë që gjeneralët të kthehen në ushtri si ushtarë. Lulzim Basha ka vetëm një mënyrë, duhet ta njohë dhe t’i japë mundësi kësaj pjese të lënduar, le të themi, brenda PD-së të përfaqësohet. Sepse, siç e pranoi dhe vetë dhe siç e tha zoti Berisha, është e papërfaqësuar”, deklaroi Patozi.

Lidhur me këtë kërkesë të ish-nënkryetarit të PD-së, Lulzim Basha deklaroi publikisht se do të ishte i hapur të bashkëpunonte me këdo që do të kontribuojë për PD-në. “Partia Demokratike ka qenë dhe është e hapur dhe do të jetë edhe më e hapur. Unë do të bëj gjithçka që gjithkush, që do të kontribuojë, të gjejë veten e tij apo të saj në çdo formë apo mënyrë përfaqësimi, nga forumet më të larta tek aktiviteti i anëtarëve të Partisë Demokratike”, tha Basha.

Demokratët në muajt në vijim pritet të nisin procesin e analizës për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit dhe me të fillojnë riorganizimin e forcës së tyre politike para zgjedhjeve vendore të vitit 2019.

LIGJI

Demokratët, krahas organizimit të tyre të brendshëm, do të vijojnë me betejën parlamentare. Debati i prodhuar ditëve të fundit për rikthimin e simboleve të komunizmit dhe përfaqësuesve të atij regjimi në poste drejtuese ka nxitur demokratët që të propozojnë një ligj për ndalimin e përdorimit të këtyre simboleve.

Lulzim Basha ka ngarkuar nënkryetarin e ri të Grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajn, për drejtimin e një grupi pune për hartimin e ligjit, ndërkohë që i gjithë procesi do të ketë sërish asistencë gjermane. Walter Gloss, drejtori i Fondacionit “Konrad Adenauer”, do të angazhohet sërish të japë asistencën gjermane për përgatitjen e një ligji të tillë./360grade

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 21, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: