PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

 A JANË VËRTET TË VARFËR SHQIPTARËT? 


 Enver CAKAJ

Aty nga viti 1973,kur ndodhesha një herë në fshatin Shpatanj të Tomoricës,mes disa banorëve, m’u ankua dhe një grua,se ishte aq e varfër,sa kishte shitur sëpatën për të blerë bukë! Kjo  grua dallonte nga të gjitha gratë e fshatit.Edhe në punë vinte e veshur me najlon si për festë.Unë shfrytëzova një mbledhje fshati për t’i shtruar të gjitha ankesat.Kur erdhi radha e gruasë së varfër,u ngritën të gjitha gratë dhe e sikterisën.U detyrova të ndërhyja,sepse ajo grua mbase donte të ishte më mirë se ç’ishte,por e dramatizonte mbase fitonte ndonjë gjë më shumë.

             Ishin si ishin ato vite ikën,por kjo e shkretë varfëri nuk po hiqet nga goja e njerëzve.Opozita,nga ana e saj,me qëllim që të fitojë ndonjë votë,po e bën çdo ditë sterrë jetën e vendit.Kush e bëri kështu këtë vend të mallkuar? Kush e udhëhoqi tetë vjetë në mënyrë diletante e nallbançe? U fukareps vendi apo mendja e drejtuesve të shtetit? Që u qeveris keq ky vend dhe mund të ishim më mirë,nuk diskutohet.Po a janë vërtet të varfër shqiptarët? Me ç’kam vënë re unë,ne nuk e kemi marrë vesh ende se ç’është kapitalizmi.Në socjalizëm ishim të gjithë të një kategorie,sepse shteti kishte vënë lista furnizimi.Mbaj mend.që çdo të enjte në Çorovodë banorët kishin ditën e gjizës.Tani është konkurenca.Unë që qesh i zoti e vodha më shumë u bëra më i pasur,por ti e quan veten të varfër karshi meje,sepse mbajte pasuri ndërgjegjen.Të mos e teprojmë,ka dhe njerëz të pasur,që e vunë pasurinë me djerën e tyre duke fituar ndergjegjen dhe pasurinë.Nuk e di kush e dëgjoi  premtimin e kandidatit republican për President në Amerikë,kur deklaroi,se do të nduhmonte të varfërit.E dimë kush është Amerika,drejt të cilës jemi derdhur të gjithë.Pra,edhe atje ka të varfër,kur bën krahasime me të pasurit.Po shqiptarët e ikur nëpër botë,që u larguan për një jetë më të mirë,a janë të pasur? Duke hequr Greqinë,që pati problem ekonomike,të gjithë shqiptarët nëpër vende të tjera të botës,duhet të ishin të pasur.Çuditërisht më tregonte një miku im,që u ishte drejtuar disa miqve të tij për një ndihmë  prej 200 euro dhe asnjeri nuk iu përgjigj! Po t’u kërkonte miqve të tij në Shqipëri,do t’i kishte siguruar brenda ditës.

           Ju lutemi dilni dhe shikojeni Shqipërinë me të dy sytë.Dihet që më i varfër nga të gjitha rrethet quhet Skrapari nga kushtet që ka.Mirëpo mua më bën përshtypje një gjë.Në Skrapar ka më shumë makina se njerëz.Dhe këto makina vijnë gjithë ditën vërdallë pa bërë asnjë punë.Bota i përdorin makinat për punë dhe pas pune i kyçin. Kur isha në Budapest për mjekime,shikoja përpara spitalit mbi 60 makina të rreshtuara si të ishtin në repart ushtarak.Kur vinte darka atje nuk shikoja asnjë.Me ato makina vinin në punë punonjësit e spitalit që nga zona të largëta. Pra,a mund t’i quash të varfër skraparasit? Çuditërisht nëpër rrugët e qytetit,ku varfëria ka qenë ulur këmbëkryq,shikojmë zonja të shetitin me qen për dore! Nuk jami kundra deshirës së njerëzve,po të mos na dalin tubimeve të na thonë,se jemi të varfër. Opozita ka të drejtë të thotë,se është e varfër edhe pse  shetitin me makina e qen.Por kjo justifikohet,se ajo është e pasur kur ka pushtetin.E gjithë bota,që pranoi sistemin kapitalist ka dhe do të ketë gjithmonë të varfër e të pasur.A e dini përse ka kaq shumë konflikte bota? Se nuk ka barazi.Në kapitalizëm jeton mirë ai që punon,jo ai që përpiqet të vjedhë për të mbajtur familjen.

            Kapitalizmi nuk të ndalon të punosh sa të duash,si socializmi,që i kishte marrë përsipër vetë.Nëse e kërkonte puna,që disa profesione duhet të punonin jashtë orarit,edhe ajo kishte një kufi deri 180 orë në muaj.Po të kalohej ky limit,bëhej qameti.Inisiativa e lirë të jep të drejtë të shkosh ta gjesh punën ku të jetë.Por tek disa shqiptarë i ka mbërthyer qibra dhe nuk e pranojnë çdo llojë pune.Preferojnë të rrinë pa punë e të ankohen se s’ka punë. Na thoshte një ditë një miku im nga Tomorica: “E dergova djalin deri  në majën e shkollës,ku pagova qimet e kokës,po nuk mësoi.Tani i thashë shko e ruaj bagëtitë ,se e kemi pasuri të mirë.Shtojmë dhe ca të tjera dhe mjaft i  kemi.Djali nuk pranoi.Tani jam i detyruar të mbaj dhe atë,se më kërcënon me një sllogane që ka dalë tani,”Pse  më bëre?” Nuk e di,po nëse dhe këta futen nëpër regjistrat e të papunëve,nuk është normale.Për të tillët nuk ka pse çalltis shteti.Nuk themi,që qeveria t’ja fusë gjumit për të tjerët,që kanë vërtet nevojë dhe nuk gjejnë dot punë,po me ata të mos merret fare.Ata nuk kanë pikë dashurie për vendin dhe familjet e tyre,po as për punën.Këta lloj nuk hyjnë tek të varfërit,por te qibarët.Tokat janë ende bosh,po askush nuk vete të ngrejë një biznes siç kanë bërë disa nga ata që janë kthyer nga jashtë.Në disa fshatra janë vënë disa lajmërime,që  japin tokë me qera,po askush nuk afrohet,se nuk ja dinë vlerën punës.Çuditërish në këtë Shqipërinë tonë,të gjithë vjedhin,të gjithë hanë,të gjithë ankohen./Pasqyrimi.com/

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 18, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: