PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Bukuroshe e vetmuar 


Nga Edison Ypi*


Bukuroshe e vetmuar në dritare duke lodhur mendjen; Nuk di ku ta gjejë një bukurosh të vetmuar. Jo me kufje dhe selfie. Me shkrepëtima sysh kur të më shohi, me rrënqethje kur të më preki, britma kur të më ledhatojë, rënkim kur të më puthi, lot kur të më depërtojë. Por bukuroshi i vetmuar nuk del nga kafeneja. Bukuroshi i vetmuar nuk më kërkon skutë më skutë derisa të më gjejë të më bëjë bukuroshe të shoqëruar dhe veten bukurosh të realizuar. Të dalim të na dehi aroma e blirit, të na turbullojë trishtimi i lunës, përgjakja e diellit në muzg, era e dheut, V-ja e patave në fluturim, blegërima e qingjave, këmborët e bagëtive, flladi i malit, uji i bjeshkëve. Të kapemi përdore të rrokullisemi mbi bar. Të vallzojmë nën shi. Të flemë natën në pyll. Sa keq që bukuroshi i vetmuar nga këto nuk di. Bukuroshi i vetmuar është një teveqel i harruar, një sedentar i padobishëm, i pavlefshëm, i panevojshëm, i thatë, shterp, steril. Ai nuk di të bëjë asgjë gjë me duart e veta, të nguli një gozhdë, të ndreqi ndonjë bravë, të ndali pikën e ujit që rrjedh nga rubineti. Ai vetëm flet në telefon duke u mbllaçitur, dërgon SMS duke ecur, bën selfie duke u zgërdhitur. Unë bukuroshja e vetmuar dua të arratisem, të rrëmbehem, por jo të lejoj bukuroshin e vetmuar të ma ndoti vetminë me celulara dhe selfie. Bukuroshi i vetmuar më pret të bie nga qielli, dhe nga pritja vuan. Unë skam nga cili qiell të bie. Unë jam vetë qielli. Nuk është faji im që bukuroshi i vetmuar më kërkon të kollajshme, pa ngatërresa materiale, pa peshë, pa gravitacion, pa aromë të mishit, pa rrënqethje të lëkurës, pa dridhje të shpinës. Babi më ka thënë se kur ishte bukurosh i vetmuar dhe kafenera dhe celulara nuk kishte, bukuroshen e vetmuar mamin tim, nuk e priste me kufje në vesh duke shkruar mesazhe, por në heshtje, me përpëlitje zemre, duke i pëshpëritur njëritjetrit vargje. Unë bukuroshja e vetmuar selektive dhe durimtare megjithatë ndjehem e lumtur dhe jam krenare që Shqipërisë i siguroj mbijetesën, dhe rracës pastërtinë.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 17, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: