PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Kur shuhet një Teta Ollgë, një Jovan Breg a një Tanë, vdes pak nga filmi shqiptar


Nga Alma Nikolli*

Fëmijëria ime, e jetuar pak pas rënies së komunizmit rrezikonte të ishte e dominuar nga filma e emisione të huaja, si për të reflektuar mungesën e botës jashtë Shqipërisë për shkak të izolimit, por jo, nuk ndodhi ashtu. 
Brezi im, të paktën ata me shtëpi afër times, u rritën me batuta nga filmat shqiptarë. Jo se dikush ia diktonte tjetrit, por vetvetiu nëse njëri do të thoshte “shoqe”, tjetri do t’i përgjigjej “shoqe me pantollona”. Dhe e kishe mall të haje një çokollatë pa të thënë “plasën çokollatat”.
Lante njëra xhamat, tjetra thërriste nga ballkoni “jo ashtu, lart e poshtë, e poshtë e lart”.E sa herë në shtëpi ushqimi pati kripë më shumë seç duhet, mendja na shkoi te Tana, mirë që nuk patëm një Marigo të fërkonte duart. 
T’i vijosh këto batuta ende sot është një risk për t’u bërë qesharak, humor cekët, apo i pa përditësuar me shprehi trendy, megjithëse ne vijojmë ta bëjmë.
Filmat a komeditë me të cilat u rritëm aty janë, i klikojmë në Youtube nga katër, pesë herë në vit, ato nuk vdesin kurrë bashkë me aktorët që iu dhanë jetë, por ku po shkon kinematografia shqiptare?
Ne që s’i njohëm personalisht Roland Trebickën, Violeta Manushin a Hajrie Rondon, e ndiejmë ikjen fizike të tyre dhe na dhemb më tepër sepse po na lënë pas një greminë artistike.
Ku është filmi shqiptar sot? 
Telenovelat meksikane a turke edhe pse nuk i ndjek, nuk i fajësoj. Ndoshta ato krejt larg shqiptarëve, për hir të aftësive universale arrijnë të bëjnë për vete shikuesin e mbetur peng te “Njerëz dhe fate”. Krenaria jonë e fundit kolektive ka ndalur aty. 
Tana iku.
Emra të mëdhenj për hir të madhësisë së tyre, por edhe për hir të vogëlsisë së kinematografisë sot, do vazhdojnë të ikin fizikisht duke mos lënë pas trashëgimtarë.
Një mendim a dhembje krejt personale, aspak kritik apo shterues…
”Nga një mike që u do të mirën”…

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 11, 2017 nga te Kulturë dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: