PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Salepi, pija e shëndetshme nga Orkideja


Salepi është një pije me reputacion të lartë në Shqipëri. Pija e mrekullueshme ka një shije të rrallë, por edhe vlera shëndetësore të mëdha. 

Ai përgatitet nga zhardhokët e orkideve të egra të cilat gjenden edhe në Shqipëri. Ato lahen, zjehen dhe thahen, më pas shtypen deri sa të bëhen pluhur, duke i dhënë kështu pijes, aromën specifike e të veçantë. 

Salepi shijon më shumë kur pihet i nxehtë, kryesisht në periudha kur prekemi nga të ftohtët, gripi, kolla apo bronkiti. Salepi është një pije mjaft popullore me famë në të gjithë botën. 

Ishin pikërisht jeniçerët që e shpërndanë salepin në shumë vende të botës gjatë kryqëzatave të perandorisë Otomane. Ata ishin mjaft të dhënë pas salepit, sepse u jepte shëndet të plotë gjatë luftrave. 

Qumështi zihet bashkë me sheqerin dhe më pas i hidhet pluhuri i famshëm i orkidesë që ndryshe mban emrin salep. Kjo orkide e veçantë njihet si Orchis mascula. Pluhuri i saj përmban disa mikroorganizma si polisakaride apo basorina, që kur bien në kontakt me lëngun e nxehtë trashen njësoj si mielli i misrit. Kur lëngu të arrijë trashësinë e një pureje të qullët, atëherë hidhet në filxhanë dhe shërbehet me kanellë.

 Salepi është një burim i çmuar vlerash shëndetësore. Duke nisur që nga shekulli i 3-të para erës sonë e deri vitet e fundit, salepi është njohur ndryshe si ‘Energjia botanike’. Shekuj më parë, botanistët besonin që nëse pluhuri i këtij varieteti të orkidesë përzihej me qumështin e dhisë u jepte meshkujve fuqi të pashtershme. Ndërkohë shkrimtarët e epokës Viktoriane në Britaninë e Madhe e rekomandonin salepin për fëmijët dhe për personat që kishin nevojë të rimerrnin veten pas një sëmundje. Salepi ka aftësi shëruese Salepi është një nga pijet më të preferuara, jo vetëm për shijen dhe aromën, por edhe për vlerat shëndetësore. Salepi ndihmon në parandalimin e bronkitit dhe kollës. Ai forcon zemrën, rrit nivelet e energjisë. Për më tepër, besohet që salepi ndihmon edhe për të lehtësuar një sërë problemesh të aparatit tretës.

 Ju mund ta përgatisni salepin lehtësisht në shtëpinë tuaj, dhe Pasqyrimi.com do t’ju tregojë se si.

 Përbërësit 

• 1 lugë gjelle me pluhur salepi 

• 2 gota qumësht

 • 2 lugë gjelle me sheqer

 • kanellë 

Mund të shtoni edhe pak lëng trëndafili ose portokalli, fistik ose arra. Hidhini përbërësit në një enë dhe përzijeni në temperaturë të ulët për rreth 10 minuta, deri sa e gjithë masa të trashet. Përdorimet e salepit janë të shumta. Bëhet fjalë për një pije që të kënaq qiellzën, shpirtin dhe mendjen, madje këshillohet të përdoret për të luftuar edhe varësinë ndaj alkoolit./AgroWeb.org 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 9, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: