PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Një libër i ri në bibliotekën time


Koment nga Sara BIBA*

Ishte një rastësi. Ndoshta ishte më shumë. Ndoshta ishte një fat që romani “ Ku është Dashuria” erdhi në bibliotekën time. E nisa leximin pak si me përtim, sepse nuk e njihja shkrimtarin Hysen Kica, por më joshi titulli i marrë nga kënga shumë e njohur e këngëtares Cher dhe nuk më zhgënjeu. Që në kapitullin e parë u miqësova shumë me personazhet e romanit. Ata ishin shumë të sinqertë, shumë të çiltër dhe të vërtetë. U miqësova aq shumë me ta sa më dukej se merrja pjesë në jetën e tyre dhe shumëherë do doja ti ndihmoja. Edhe tani që e kam përfunduar leximin më ndodh që e marr librin dhe kërkoj të rishikoj ato mendime që më duken si formula matematike. Më duket se kam nevojë për ta dhe i kërkoj shpesh. Për çudi mu duk se subjekti i librit kishte ngjajshmëri me romanin “Lysien Lëven “ të Stendalit dhe rishikova edhe Stendalin. Mu duk se shkrimtari Hysen Kica e kishte ringjallë stilin e Stendalit duke e risjellë në vitet 1985 me një përshtatje bashkëkohore dhe me një stil bashkëbisedimi krejt shqiptar.
Shkrimtari Hysen Kica ka gdhendur në romanin e tij konkluzionin e drejtë se arti letrar është ndër artet më besnikë që ka shoqëruar dhe ka pasqyruar rrugën e zhvillimit shpirtëror të popullit tonë. Romani i tij ka lindur në gjirin e krizave të thella klasore e sociale të atyre viteve kur kriza ekonomike kishte mbrritur në skajin më të rrezikshëm dhe ka marrë për detyrë të ruaje ndjenjat e bukura të popullit për të mos ja shitur shpirtin djallit. Shkrimtari ka gdhendur me mendime të arta dhe fjalë artistike zhvillimet e shpirtit të popullit tonë atëhere kur jeta e tij ishte e mbushur me dhimbje, me humbje shprese dhe tragjedi çnjerëzore. Ka përdorur një stil të lehtë e të qartë për çdo lexues ku bashkëjeton elementi tragjitk me ate komik dhe ku të mahnit vërtetësia. Në çdo faqe që lexon ndjen se duhet ti thuash shkrimtarit: Ke thënë të vërtetën.

Dhe vihet pyetja.

Kur e lexon romanin e pyet vehten: Ku është vendi i dashurisë së vërtetë njerëzore në këte xhungël të egër të ndeshjes së problemeve social-ekonomike! E vërteta të bën të dridhesh nga ftohtësia kriminale e të ashtuquajturave organe drejtësie dhe detyrohesh të kërkosh thërrimet e dashurisë për njeriun në veprat e bukura të artit letrar. Sa ëndërra u thurën në jetën e personazheve të këtij romani, sa dëshira të bukura dhe sa shpresa por edhe sa vuajtje, sa pritje plot ankth, sa netë pa gjumë dhe sa lotë u derdhën mbi shamitë e beqarëve apo jastëkët e vajzave! Po sa lule kamomili u këputën për të numëruar petalet e tyre “ më do, s’më do “! Sa vajza iu lutën hënës tu ndriçoje rrugën e dashurisë së ëndërruar dhe sa djem u shtrinë natën vonë në lëndina për të kërkuar yllin që shkëlqen rrugën e dashurinë së tyre! Sa poezi u thurën dhe sa këngë u kënduan duke derdhur në art shpirtin dhe dashurinë! Shumë njerëz jan gëzuar por edhe shumë kan vajtuar duke mbushur jetën dhe veprat e artit me dhimbje e me lot. Në rrugën e dashurisë jan njohur edhe tragjeditë më të dhimshme të botës njerëzore ku bën pjesë edhe dashuria e Zanës së këtij libri. Shkatërrimi i dashurisë është tragjedia më e dhimbshme e shpirtit dhe që e ndjejnë thellë edhe ata që lexojnë këte roman. Dashuria ka qenë dhe mbetet gjithmone një nga problemet themelore të jetës njerëzore. Ajo ruan unitetin e shoqërise dhe siguron vazhdimsinë e jetës. Kan shkruar dhe kan diskutuar për dashurinë jo vetëm psikologët dhë shkrimtarët por thuajse të gjithë njerëzit që kan bërë historinë e jetës njerëzore duke mos përjashtuar as krijuesit e shkencave ekzakte apo politikanët.
Parimi bazë i romanit është:

Të luftojmë të keqen dhe të mbrojmë shpirtin e njeriut nga shkatërrimi. Të gjithë njerëzit mundohen të punojnë për të siguruar kushte më të mira në jetën e tyre dhe për njerëzit e tyre të dashur. Të gjithë synojnë për të kaluar nga një pozicion me më pak vlera në një pozicion të ri me më tepër vlera morale, sociale dhe materiale. Një synim i tillë fillon që në fëmini dhe na shoqëron gjithë jetën duke u shëndërruar kështu në një ligjësi të pranueshme. Në këto përpjekje jeta na bën të përballemi me vështërsi të shumta kundër të cilave provojmë dhe dështime por nuk dorëzoremi dhe riprovojmë. Ka shumë problem që na i vë përpara vetë jeta dhe natyra dhe ne jemi të ndërgjegjshëm se duhet të përballemi me to e ti kapercejmë por ka edhe shumë problem që na i servirin njerëzit. Këtu fillon padrejtesia dhe protesta e shkrimtarit Hysen Kica. Shumë njerëz kërkojnë drejtësi, shumë të tjerë bërtasin, mallkojnë, ankohen apo edhe qajnë kur nuk shohin rrugëdalje. Ka edhe njerez që pajtohen me to por ka edhe njerëz qe nuk arrijnë ti përballojnë dhe kalojnë në pozita ekstreme deri edhe kriminale.

Unë mendoj se arti letrar nuk është pasqyrë e jetes, dashurisë apo vuajtjeve të një individi. Ai duhet të jetë pasqyrë e jetës së një brezi njerëzor të vendosur në një hapsirë dhe kohë të caktuar. Vetëm kështu ai mbart dhe trajton plagët dhe dhimbjet e shoqërisë apo edhe kombit. Ky libër të bën të mendosh për problemet aktuale të rinisë dhe shoqërisë tonë edhe në ditët e sotme të trajtuara me dashurinë për njerëzit dhe dhimbjen që sjellin padrejtsitë. Mund të mësoni shumë gjëra sa e bukur është dashuria e sinqertë dhe sa e madhe është lumturia që të dhuron ajo. Për të gjetur besim tek vehtja është thelbësore të kuptojmë se jeta nuk është një rrugë e shtruar me lule por sa punojmë për ta bërë të tillë dhe sa madhështore është figura e jetës së njeriut.

Letërsia e shkrimtarit Hysen Kica mbart shpirtin dhe ndjenjat e popullit shqiptar, mbart luftën dhe përpjekjet e tij për mbijetesë në kushtet e krizave të mëdha sociale dhe ekonomike që i caktoi historia, mbart punën heroike për ruajtjen e gjuhës dhe traditave më të bukura shqiptare. Në çdo rrjesht të saj krijimtaria letrare e tij transmeton gjendjen shpirtërore aktuale të njerëzve tanë, problemet e mëdha me të cilat ndeshet psikologjia dhe ndërgjegjia e popullit tonë. Gjithmonë ky art shërben si ushqimi shpirtëror i suksesëshëm për të ngjallur te njerëzit optimizmin dhe dëshirën për të jetuar e për të gëzuar. Nuk harrohen kurrë fjalët e personazhit kryesor të romanit: “ O ti krijesë e bukur njerëzore! Ti ke ardhur në jetë për të gëzuar dhe për të buzëqeshur ,“ ashtu si poezia e Migjenit: “ Qeshu rini qeshu. Bota asht e jote. “

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 7, 2017 nga te Kulturë dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: