PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Prag Vjeshte


Nga Edison YPI

Të kthyerit nga shkuma party në plazhet e jugut u mallkuan; Thefshi qafën në Llogora, këtu u ardhshin arkivolat.
U muar vesh se teoricienët e konservatorizmit, ca injorantë shejtanbudallenj në kërkim të ndonjë leku turku, janë ekzakt si u intereson komunistave; Të vazhdojnë të ekzistojnë si dekor i pluralizmit duke thënë çdo ditë e më tepër gomarllëqe që komunistave u sigurojë marshimin nga fitorja në fitore, ndërsa konservatorizmit rrokullimën nga gremina në greminë.

Meqë ra fjala, konservatorët e tanishëm, të pacipët që të dytën fjalë kanë emrin e vet, nuk vijnë dot kurrë në pushtet. Të tjerë që u vijnë rrotull, ndoshta vijnë pas 1 mijë vjetësh. Nuk është ndryshim i madh. Le të rrijnë këta që janë.

Syrë u picërruan. Veshët u varën. Hunda u zmadhua. Arsyet e mutacionit në fjalë në këtë prag vjeshte kanë të bëjnë me masat vetmbrojtëse që organizmi merr kur në në Parlament sheh të njëjtët banditë, nëpër zyra të njëjtët hajdutë, në krye të Shoqërisë Civile të njëjtat karapiçka.

Çaji i Kinës po ja lë vendin trahanasë turke. Zëvendësimi në fjalë pritet të ndryshojë antropometrinë e shqiptarëve duke e përafruar me të majmunit.

Femrave me minifunde, flokë të gjata, kërthiza dhe cica përjashta që Allahun e besojnë do tu thuhet; Goca, nji nga të dyja. Mbulohuni ose dilni cullak. Nuk mundeni me qen njëkohësisht edhe besimtare edhe qeflesha.

Nga 16 tetori që është ditlindja e kurvit, deri më 21 dhjetor që është ditvdekja e Stalinit, janë parashikuar një sërë aktivitetesh me temë “A u mbulua a s’u mbulua Skënderbeu ditën e Bajramit”.

Sheshit 21 Dhjetori do ti vihet emri Hajvan Hunderri për merita të shquara në shpartallimin me sukses të mbeturinave të konservatorizmit.

Injoranca e të porsadiplomuarve do vazhdojë të jetë një fakt aq evident sa askujt nuk do ti bëjë përshtypje, askush nuk do ketë nevojë për asnjë justifikim.

Nga ky fund vjeshte e në vazhdim kriteret meritokratike, kush gënjen më tepër, kush llap më tepër, kush rreh më tepër, kush tymos më tepër, do zëvendësohen nga një kriter i vetëm; Kush vjedh më tepër.

Populli po pi ujë të ambalazhuar të 20 markave, megjithatë motivet e preferuara për të cilat pritet të buçasin mediat, do mbeten uji dhe korenti.

Nuk do ketë më brava me brima çelësash prejnga e dashura apo gruaja që bëjnë dush duken më të bukura. Do ketë vetëm brima të ngushta bravash të sofistikuara brenda të cilave komshinjtë i derdhin njëritjetrit atak të lëngët që pasi ngurtësohet hapjen e derës e bën të mundur vetëm dinamiti ose ustai që kërkon 100 mijë lek.

Nuk do ketë heshtje. Pauzat e budallallëkut të hajvanëve do mbushen nga të qeshurat gazmore të idiotëve.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 6, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: