PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Seferina Serani : Shteti shqiptar beri “kurban” ne sheshin e tij, Heroin Kombetar,  Gjergj Kastrioti – Skenderbeu”. 


Per dijeni Presidentit amerikan, Donald Trump  dhe Bashkimit Europian, te fillojne hetime direkte, drejt Shtetit shqiptar, per kete “akt terrorist”,
Gezuar festen e SAKRIFICES ose Kurban Bajramit, por, ne shqip ama, boll imituat arabine, se ne “ILIRI” jemi (trojet mbareshqiptare), jo ne arabi. Shqiptare, qe kur e keni te veshtire te festoni dhe gezoni shqip? Si ka mundesi? Deri dje, festonim per bukuri gjithshka, se bashku dhe plot lumturi! Perse sot duhet te distancoheni, nga bashkatdhetaret tuaj, nga traditat e pasura shqiptare, nga historia juaj?
Turpin e sotem, te fshihni “Kryezotin e Shqiperise”, Gjergj Kastriotin, ne sheshin qe mban edhe emrin e tij te lavdishem, arritet deri ne kete “katandisje” per t’a mbuluar skulpturen me te famshme shqiptare te Odhise Paskalit, Skenderbeun tek udheheq mbi kale, ushtrite shqiptare, tek ndertonin barrieren me te hekurt anti-osmane, drejt Perendimit te deshiruar prej Sulltaneve otomane.  

Ajo shtatore mbi kale, eshte misherimi me i lavdishem i historise se Shqiperise por, edhe te vete Europes, per faktin se Strategu legjendar, Gjergj Kastrioti, ishte shpallur nga Papa i Romes, « Atlet » i krishterimit dhe ky vleresim  ishte « karta e identitetit »  europian te Shqiperise dhe popullit te saj.    E gjithe kjo lavdi sot, (sikur te ishte nje vajze arabe) qe duhej sipas riteve fetare te mbulohej, nga koka tek kembet, u mbulua, me vellon e turpit nje kornize katrore qe rrethonte “me fushe te zeze », si vete ngjyra e turpit, Shtatoren e Skenderbeut, mbi kale, por, per llogari te kujt?

 “Kurani i Shenjte”, asgjekundi, nuk e kerkon nje gje te tille, te poshterohen «Heronjte» per nje lutje!

Harroni se, “lutjet arabe”, Gjergj Kastrioti i njihte me mire se vete “predikuesit” e sotem shqiptare! Legjendari yne, nuk do ju keqkuptonte kurre, kur te faleshit, para tij, por perkundrazi, do te ndihej i gezuar qe populli i vet sot, ka lirine t’a ushtroje, kete te drejte te « mohuar » nga Diktatura dikur, qe populli shqiptar i perkatesise fetare, myslimane, te beje faljen vet, drejt Zotit, ne sheshin qe mban edhe emrin e tij, madhor! 

Ky ishte nje turp historik dhe si i tille, do te duhet, te « perveloje », ndergjegjen e botes intelektuale shqiptare, duke filluar nga ata, te besimit, mysliman  sikurse edhe te tjeret, sepse, feja eshte brenda familjes e sejcilit, por Atdheu,  eshte Skenderbeu – Haroi Kombetar i Shqiperise, i perdhosur sot, ne mes te Tiranes! Kush nuk e do Skenderbeun, demostron hapur,  armiqesine, ndaj Kombit  shqiptar. 

Ne kemi figura te ndritura te fushes se Historise dhe Shkences,  siç jane Skenderbeu, Hasan Tahsin, Abdyl, Sami dhe Naim Frasheri, Luigj Gurakuqi, Papa Kristo Negovani, Fan Stilian Noli, Parashqevi dhe Sevasti Qiriazi, Qerime Galica (Shota), e qindra te tjere, qe keto figura perbejne Atdheun dhe Kombin! Keto emra qe I perkasin te tre kulteve fetare “Myslimane”, Katolike dhe Ortodokse, por, edhe ata qe nuk permenden ketu dhe jane te shumte, “nuk duhen prekur” me ligj parlamentar dhe ushtarak, pra,  duhet te mbrohen, siç mbrohen kufinjte territoriale te Shqiperise. 

Turpi ju mbulofte, Presidentin e Shqiperise Ilir Meta, qe mban ne Presidencen e tij, bustin e Gjergj Kastriotiti – Skenderbeu, nderkohe qe ne sheshin Skenderbej, lejoi nje turp te tilla skraparlliu. 

Turpi e mbulofte Gramoz Ruçin, si Kryetar i Parlamentit Shqiptar, (historia dhe patriotizmi lab, ku vajten?) … se do i duhet te “shqepi” nga (rimesot e drurit, qe perbehen, podiumet e atij Parlamenti), te stolisura me mini-stema, perkrenore te Skenderbeut pa harruar qe do duhet,  te hiqet edhe nga “Stema e Republikes”. Ajo qe ndodhi sot, duhet te kryhet ne te gjitha « kastat! »

Turpi i mbulofte, Akademiket, Historianet, gazetaret dhe shkrimtaret e poetet e vendit! Shkruani neser, poezi per turpin!

Turpi e mbulofte c’do Ambasador te botes Perendimore, ku ne vendin e tij, ndodhet nje Statuje e Gjergj Kastriotit Skenderbeut, (jo si nje veper arti), por, per ate ç’ka “legejndari” yne perfaqeson, nje figure historike e larte europiane, ne mbrojtjen e krejt, Kontinentit te Europes, nga invadimi i Perandorise famekeqe, Osmane. Vetem prej, sigurise dhe mbrojtjes qe i dha Strategu shqiptar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne 25 vjet rresht, Europa merrte jetonte e qete dhe forcohej ushtarakisht. 

Ne epoken tone, me Shtetin Islamik, Europa perjeton te njenjtin tmerr te terrorizmit dhe asnje Skenderbe nuk ka dale deri me sot, ti jape sigurine qe u dha Skenderbeu yne, ne epoken Osmane! Krahasimi me Shtetin Islamik ndonese shume me I vogel, ne perjetojme tmerrin qe prej tre vjetesh, por perjeton Europa. Po nga nje Perandori Osmane, me e fuqishmja e Kohes! Europa te reagoje! Kjo ngjarje, eshte nje fyerje e rende per krejt Europen, sidomos, per ato vende, qe mbajne ne territorin e tyre, nje statuje, shtatore apo bust te Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe nese kane dimensionin e thelle mendor, te kuptojne se ç’po ndodh nen hundet e tyre, ne Kontinentin tone Europian! 

Nuk e kisha imagjinuar kurre, as ne endrren me “surreale” qe mund te ndodhte ne Shqiperi, nje masaker e tille mbi historine me te lavdishme europiane, te popullit tone, « izolimi » me vello turpi,  te nje udheheqesi europian te mesjetes se “vone” Gjergj Kastrioti – Skenderbeut!  Sot, mesova shume “habere”, prej ketij turpi «bashkekohor» shqiptar! 

Turpi ju mbulofte te gjitheve ne Shqiperi, nuk e di si do ju zere gjumi sot?!

Populli shqiptar i perkatesise fetare, myslimane, sigurisht, eshte krejt i pafajshem, ne kete pike, kush e pyet ate ? Vendime te tilla, arbitrare, abstrakte dhe te erreta, nuk perfillin mendimin e tij, akte te tilla as Presidenti i Republikes, as Parlamenti, aq me pak Kryeministri, i vendit, nuk kane fuqine dhe kompetencen te firmosnin, per nje gje te tille! Nje vendim i tille (edhe sikur) te ishte per tu marre, duhej te merrej me «REFERENDUM»  popullor! 

Kjo ka qene nje pazar i ndyre duke e konsideruar si nje dit hesapi, por brenda nje dite askush nuk nxjerr dot aq miliona euro, dhe dikush i futi ne xhep, pa lujt as gishtin e vogel. 

Per kete turp, duhet te kene pergjegjesine direkte politike, qe nga kreu i Shtetit e deri tek funksionari  mei fundit, qe firmosi kete “mbulim”,  si hapi i pare “zyrtar” drejt zhberjes se krejt Kombit shqiptar. Se shpejti do te themi, “na ishte nje here nje vend qe quhej atdheu i shqiponjave” por qe nuk ekziston me, dhe, ne fund do thone ashtu siç mbarojne perrallat, ….dhe u plaken te ndryshuar e te lulezuar nga trute, banoret e atij vendi!” 

Shqiptare ose arabo-shqiptare, sapo, i dhate proven me te madhe Europes, ju, shqiptaret, qe rrekeni te beheni pjese e saj, ku (me kete akt), te ulet historik, treguat se ju,  nuk i perkisni me, fare Kontinentit Europian, (se jeni arabizuar) dhe Europa nuk eshte arabi. Europes, edhe nese do i duhej t’a bente, (pra, te na fuste ne gjirin e BE), Europa, do e bente vetem e vetem se, i’a kishte “borxh” Gjergj Kastrioti – Skenderbeut, atij qe sot, ju, jo vetem e poshteruat, por, askush nga Shteti nuk i doli ne mbrojtje! Turp, per Historianet qe heshten dhe lejuan nje masaker dhe maskarallek te tille, te pershkoje si hije e zeze, diten e festes, se sotme! 

Doni te hyni ne Europe me çallma e mjekrra arabe? 

Europa, nuk po fut dot, Turqine, nje Shtet i fuqishem llaik dhe i perparuar, ne krahasim me Shqiperine e “droges”, si te vetmin produkt prodhues qe kultivon ai vend, pra, “vdekjen” dhe rrekeni te futeni ju, ne Europe, me arabizime dhe me mbulime te shtatores se te Heroit Kombetar per “hir” te interesave anti- europiane  dhe  anti-shqiptare?
Respekt per cdo mysliman ne bote, por, sejcili ne atdhe te vetin, me gjuhen dhe traditen e vet! Kjo eshte mesazhi qe un’ ju dergoj ju, popullit tim, shqiptar qe, me gjithe ate histori madhore qe shkroi si popull luftetar i udhehequr nga Gjergj Kastrioti – Skenderbeu per çerek shekulli, sot, u ngriten kembet dhe i rane “kokes” dhe me nje “vullnetarizem” te papare, hapet gropen e te ardhmes tuaj!

Po zgjohen te gjitha vendet arabe dhe kjo eshte nje arritje madhore epokale, ndersa ju, po merrni rrugen e regresit, revanshit, urrejtjes dhe shkeljes se repektit ndaj figurave « hierakike » te historise shqiptare, sepse jeni nen ndikimin e “hashashit” te Edvin «drogaxhiut», qe do jete paguar miliona per kete turp Naciional, jo nga vendet arabe, aspak joooo, por nga te tjere, qe duan te bindin perseri «Fuqite e Medha»  se ata kishin te drejte, kur thoshin se “shqiptaret, perbejne nje rrezik potencial, per Europen!”. Me «lejohet», ti pergezoj sot e tju them, « bravo », ja arritet!!!
Une jam gjithashtu e lindur dhe e rritur ne familje te perkatesise myslimane (bektashiane), por, si shqiptare, ne kemi goxha kulture te mire fetare, ne familje, pa qene nevoja, te “arabizohemi”, as me mentalitetin e tyre, por, as me veshjen e tyre. Respektin per arabet e kemi ne kulturen fetare dhe kjo mjafton ! Ne nuk kemi asnje arsye te vishemi si myslimanet arabe, sepse atje eshte pothuajse krejt Kontinenti mysliman, ne jemi tjeter Kontinent. Pozicionet gjeografike mes nesh, jane krejt ndryshe njera, nga tjetra. Veshja e tyre, eshte edhe veshje e tradites gjeografike te atyre tokave  te shenjta, pasi, arabia, ka perben nje pasuri te madhe  tradicionale dhe hapsira pa fund me shkretetira dhe dunat e reres, qe bejne te domosdoshme edhe “veshjet mbrojtese” duke u mbuluar krejt, si grate edhe burrat. 

Ndersa ne, ne jemi shqiptare, historikisht jemi vertetuar si nje nga “racat” me e bukura ne bote! Mos e tjetersoni ateher’ bukurine shqiptare, as me veshjen arabe, as me mjekrat pa forme e sqime, veçanerisht, tek te rinjte.  Teprimet e ne parukerine mashkullore mjekerr gjate pa qethje e rruajtje te saj, ne formen qytetare, por, me menyren fetare, me teper mund te toleroheshin vetem tek pleqte, por jo tek rinia, ata, me shume se kushdo tjeter, duhet te jetojne dhe demostrojne bukurine, e moshes qe aq bujarisht ua ka dhene Zoti i Madh, plot jete e gjalleri rinore, te paster si drita. Ka miliona afrikane qe do te enderronin te kishin fytyren e lekuren tone shqiptare, nuk eshte nevoja te shemtojme fizionomine pa qene fetari ne qytet, por shqiptari! Feja eshte edukata ne familje. E njenjta edukate reflektohet ne rruge e kudo pastaj ! Fene qe kemi gjetur ne familje as qe behet fjale qe do e respektojme, si buken qe hame, por, nderthurur gjithmone, me klulturen tone shqiptare, dhe jo ate arabe. Kuptojini gjerat ! 
Ata kane vleren e tyre ne dheun e vet, sikurse edhe ne, kemi vlerat tona, ne atdheun tone.

« Kurani i Shenjte », kur zbriti ne toke, i permbahej rreguallave te vendit (Meka e shenjte) ku edhe me merita te plota, «u perjetesua», per shkaqe qe dihen mire nga historianet, per te “permbledhur” popullin, qe ishte “dhene”  drejt dekadences, degjenerimit, anti vlereave sociale te epokes dhe shthurjes morale. Ky ishte edhe qellimi i Zotit (Allahut), per te futur njerzit ne rrugen e drejte ! A e kuptoni kete fraze, sidomos kete ? Nese e kuptoni kete, do me kuptoni edhe me thellesisht, ne kete shkrim !

Me kohe ne shekuj me rradhe, filluan dhe u konsoliduan, Shtete, kombe dhe popuj me gjuhe e tradita zakonore, sipas pozicioneve gjeografike te sejcilit. Ne nuk jemi arabe, por “Ilire”, “shqiptare”, “ballkanas”. Asnje lidhje, me arabine e mrekullueshme dhe po aq, e respektuar! Thirrini mendjes !

Hani e pini ato qe ju jep deshire oreksi, por festoni me shqiponjen, ajo eshte « mema » e shqiptarit, nga barku i saj kemi dale, (vetem ne ne) te gjithe boten, ne qe mbajme edhe emrin e saj, «shqiptar!» 

Gezuar Kurban Bajramin ! 

Seferina Serani

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 2, 2017 nga te Opinion dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: