PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Fakte mbi alienët, ja çfarë duhet të dini


image

Jetojmë në atë që quhet planeti Tokë. Por që nga lashtësia e deri më sot asnjëherë njeriu nuk e ka ndërprerë kureshtjen për të ditur se çfarë ka jashtë planetit tonë. A ka jetë tjetër në galaktikë,apo edhe më shumë se kaq, çfarë janë këto qenie dhe si duhet të komunikojmë me to.

Edhe pse janë bërë me mijëra dokumentarë për to, madje edhe filma artistikë, ato kanë mbetur pa formë. Sipas shkencëtarëve, të gjitha përgjasimet si qenie jeshile, me sy të mëdhenj dhe me kokë vezake vazhdojnë të ngjallin kureshtje.

Ditët e fundit teoritë për alienët janë bërë akoma edhe më të forta. Sepse njëri prej 6 personave që kanë qenë në Hënë konfirmon ekzistencën e alienëve.

Në një publimi nga Ëikileaks të e e-maileve të John Podestas, ish-këshilltar i presidentit Barack Obama, tashmë shef i fushatës elektorale të Hillary Clinton është edhe një e-mail i Edgar Mitchell, njeriu i gjashtë që ka shkelur në Hënë.

Në e-mail, Mitchell thotë se alienët duan të ndihmojnë njerëzimin me teknologji tejet të përparuar për të siguruar energji nga hapësira dhe me zero efekte anësore për planetin. Por ka një problem. Sipas asaj që shkruhet në e-mail, alienët i tremben natyrës së dhunshme njerëzore dhe nuk janë të gatshëm që as të rrezikojnë dhe as të tolerojnë një luftë në Tokë apo në hapësirë.

Në mesazh, Podesta paralajmërohet edhe për një luftë hapësinore, pa u përcaktuar nëse bëhet fjalë për një luftë hapësinore mes njerëzimit dhe një qytetërimi tjetër inteligjent, apo mes vetë njerëzimit në garën për pushtimin e hapësirës.

“Gara për pushtimin e hapësirës po bëhet gjithnjë e më e ashpër dhe një luftë hapësinore është e pashmangshme”, shkruhet aty.

Ndërkohë, nëpër rrjetet sociale dhe disa faqe në internet po përhapet me shpejtësi lajmi për ekzistencën e një tjetër e-maili dërguar nga Mitchell për John Podestan, ku sugjerohet se “Papa është në dijeni të jetës aliene dhe se alienët janë forma më e avancuar inteligjente që kanë kontakt të drejtpërdrejtë me Zotin”.

1- UFO-t janë inicialet e fjalëve në anglisht Unidentified Flying Object që do të thotë në shqip“ objekt fluturues i paidentifikuar”. UFO-t janë një objekt i paidentifikuar që fluturojnë në qiell. Ato  mund të shihen edhe në tokë nëse observohen duke u ulur dhe duke u ngritur sërish në qiell.

2 UFO-t në fillim u quajtën pjata fluturuese, por emri “objekt i paidentifikuar” iu vendos më vonë nga Forcat Ajrore Amerikane. Të gjitha objektet fluturuese që në fillim janë listuar si UFO por më pas janë identifikuar si objekte në Tokë, mund të quhen “IFO” ose Objekt i Identifikuar Fluturues.

3- Më 7 korrik të viti 1947, në Rosëell, Nju Meksikë, ndodh Incidenti i famshëm Rosëell. Edhe pse ushtria amerikane deklaroi se rrëzimi i atribuohet një tullumbaci të forcave ajrore amerikane për mbikqyrjen e motit, askush nuk e besoi këtë variant. Shpjegimi më i famshëm i asaj që ndodhi është se objekti ishte anije jashtëtokësore. Që nga fundi i viteve 1970, incidenti Rosëell ka qenë subjekt i shumë polemikave, dhe shumë teori komploti kanë lindur në lidhje me ngjarjen.

4- Objekti u përplas pranë shtëpisë së një kaubojsi në Rosëell të Nju Meksikos, gjatë një stuhie të fuqishme. Kaubojsi me inicialet V. Brazel mori disa nga mbeturinat metalike dhe shumë nga dëshmitarët që panë incidentit panë gjëra të pazakonta në pronat e tyre. “Gjëja e çuditshme ishte se mund ta shtrembëroje atë objekt, dhe pasi e lije të lirë, merrte formën që kishte,” tha djali i Brazel. Dyshimet u rritën shumë brenda Ushtrisë së Rosëell, dhe më vonë në një deklaratë për shtyp, u njoftua se ishte gjetur një disk fluturues. Por kjo gjë u përgënjeshtrua më pas nga shkencëtarët.

5- Incidenti ishte harruar tashmë, deri kur në vitin 1978 fizikani Stanton Fridman intervistoi majorin Jesse Marcel që ishte përfshirë në mbledhjen e mbeturinave. Majori deklaroi se qeveria amerikane mbuloi ekzistencën e një avioni alienësh, duke shkaktuar teori konspiracioni për vitet që pasuan.

6– Paralajmërimi : Gjeni alienët përpara se ata të na gjejnë ne

Paralajmërimi i fundit: Gjeni alienët përpara se ata të na gjejnë ne

Shkencëtari Stephen Haëking paralajmëron njerëzimin që të bëjë kujdes, sa i përket jetës së mundshme jashtëtokësore.

Haëking thotë se ne mund të jemi duke përdorur një metodë më të prapambetur sesa alienët, për të rënë në gjurmët e tyre. Deklaratën, shkencëtari e bëri në dokumentarin me titulli, “Vendet e preferuara të Stephen Haëking”. Sipas tij njerëzimi rrezikon që të përballet me një civilizim më të evoluar që mund të mos ketë një fund të mirë.

7- Më 17 dhjetor, 1969, Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara përfundojnë studimin mbi UFO-t. Projekti Blue Book kishte dy qëllime: për të përcaktuar nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe për të analizuar shkencërisht raportimet lidhur me UFO-t. Studimi shqyrtoi mijëra raportime dhe arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që të tregonte se objektet e kategorizuara si “të paidentifikuar” ishin jashtëtokësore. dhe se shumica e tyre ishin identifikime të gabuara të fenomeneve natyrorë (retë, yjet, etj) ose të avionëve konvencionalë. Por projekti Blue Book nuk shuajti kureshtjen e shumë njerëzve, të disa shkencëtarëve dhe nxiti industritë e filmit e televizionit për një seri shfaqjesh dhe filmash fantastiko-shkencorë duke hedhur poshtë përfundimet e Librit Blu.

8- Sipas raporteve, dy astronautët e parë që shkelën në hënë, Neil Armstrong dhe Edvin “Buzz” Aldrin panë UFO, menjëherë pas shkeljes së tyre historike në sipërfaqen e hënës me ”Apollo 11”, më 21 korrik 1969.

9- Buzz Aldrin, njeriu i dytë që preku Hënën shprehet i bindur se jeta ekziston diku tjetër në hapësirë, por mohon se ajo që ai pa në 1969, ishte një objekt jashtëtokësor. Kjo është përmbledhja e asaj çka idhulli i miliona njerëzve në botë, astronauti i “Apollo 11”, Buzz Aldrin, ka bërë për “Reddit”.

10- Por astronauti i “Apollo 14”, Edgar Mitchell, përkundrazi është i bindur se alienët janë parë mbi Tokë dhe se humanët kanë pasur kontakte me to. Ai publikisht është shprehur se zotëron burime që i kanë thënë atij se UFO-t janë fshehur nga qeveria, megjithëse ai pranon nga ana tjetër se “Unë nuk i kam parë kurrë ato personalisht”, ka deklarua ai për agjencibë amerikane “Bloomberg”.

11- Austronauti i ‘Apollo 14’, Edgar Mitchell ishte i gjashti person që shkeli në Hënë. Që atëherë, ai ka qenë një udhëheqës në komunitetin e zbulimeve të UFO-ve dhe ka deklaruar se është i vetëdijshëm për shumë takime me jashtëtokësorët. Në një intervistë, Dr Mitchell thotë se UFO-t u përpoqën të prishnin testet e armëve atomike pas Luftës së Dytë Botërore, për të parandaluar SHBA-në, që të niste një luftë bërthamore me Rusinë. Mitchell thotë se në bazat ushtarake të stacionuara në Ëhite Sands, gjatë testit ka parë UFO-t. Oficerët i thanë atij se UFO-t nuk ishin atje vetëm për të vëzhguar. “Unë kam folur me shumë oficerë të Forcave Ajrore, të cilët kanë punuar në këto kapanone gjatë Luftës së Ftohtë. Ata më thanë se UFO-t janë parë shpesh lart dhe kanë sulmuar raketat e tyre. Oficerë të tjerë nga bazat në brigjet e Paqësorit, më thanë se gjatë testimeve, raketat ajrore janë sulmuar nga anijet aliene”, rrëfen Edgar Mitchell.

12- Gjatë viti, NASA ka konfirmuar praninë e jetës jashtë tokës. Për herë të parë Agjencia Hapësinore Amerikane ka folur për forma të tjera jete të pranishme në planetë të tjerë, duke shprehur synimin për të studiuar këto forma të reja jete. “Deri para pesë vitesh nuk e dinim se 10-20% e yjeve përreth nesh janë të ngjashme me Tokën. Kjo bën që të ngremë hipoteza për forma të ngjashme jete në planetin tonë. Brenda 20 vjetësh mund të takojmë alienët”, shprehet Sara Seager, zyrtare e NASA.

13- Sipas CIA-s, UFO-t ishin ata. Sipas asaj çfarë deklaroi CIA një vit më parë 60 për qind e supozimeve për shfaqje të marsianëve, që nga mesi i viteve pesëdhjetë, kanë qenë në të vërtetë fluturime eksperimentalë të avionit spiun U-2, që në atë kohë ka qenë një avion top-sekret. “Ishte CIA që testonte avionët e saj U-2 në lartësinë 20 kilometra dhe jo UFO-t”, thuhej në një raport të lëshuar nga CIA. CIA testonte avionët e saj spiunë në atë kohë dhe për këtë u raportua shikimi i UFO-ve. “Nuk kanë qenë UFO-t, por avionët amerikanë U2”, tha një zyrtar i CIA-s.

14- Por a është pikërisht kështu? Çfarë ka të vërtetë, e të rreme, në këtë “zbulim”, arritur nga një distancë prej gjashtëdhjetë vitesh? Shumë astronautë të NASA-s kanë dëshmuar tashmë se kanë ndeshur në shfaqje UFO-sh gjatë fluturimeve të tyre. Por CIA nga ana tjetër nuk ka dhënë sqarime as për shumë incidente. Por kjo deklaratë e CIA-s nuk ua ka mbushur mendjen shumë njerëzve, përfshirë Hillari Klintonin.

15- Presidenti John F. Kennedy u vra nga CIA, pasi i kërkoi agjencisë që të publikojë disa informacione top sekrete për UFO-të, thuhet sipas një eksperti të UFO-ve. Kennedy u qëllua për vdekje ndërsaa ishte duke udhëtuar me një veturë ‘kabriolet’ nëpër qendrën e Dallasit në Teksas më 22 nëntor 1963. Vdekja e tij ende mbetet mister dhe për vrasjen e tij ka shumë teori konspirative.

Por, teoria më e fundit, sipas ekspertit Scott C ëaring, është se presidenti ia dërgoi kreut të CIA-së një letër, 10 ditë para se të vritej. Kopjet e letrës u publikuan nga ëaring në ëebfaqen e tij “UFO Sightings Daily”. Ai tha se presidenti e vizitoi gjithashtu edhe bazën e Nasa-së në Cape Canaveral në Florida, katër ditë pasi e dërgoi letrën. Në letër, JFK i kërkon CIA-s që të detajojë çdo gjë që di për UFO-të.

16- Edhe në Shqipëri ka pasur raste kur njerëzit kanë deklaruar se kanë parë UFO. Ngjarje që kanë marrë dhe vëmendje të madhe mediatike. Sigurisht shumica e tyre mund të jetë fantazi, por nuk është aspak raporti i FBI-së në vitin 1947, ku në një dosje për alienët, shkruan në raport se UFO-t janë ulur edhe në vendin tonë. Në një raport të FBI të datës 18 Korrik 1947 (Federal Bureau of Investigation), (Agjencia Federale e Hetimeve) shkruhet se: “Disqet janë vërejtur në Meksiko Siti, Nju Orlins, Filadelfia, Nju Jork, Boston, Halifaks, Paris, Milan, Bolonjë, Jugosllavi dhe gjithashtu edhe në Shqipëri”. Ky raport është mjaft i rëndësishëm duke njohur seriozitetin  e punës së FBI-së, e cila cilësohet si agjencia më e madhe dhe më e fortë në botë.

17- I pari dokumentim për vizitën e UFO-ve në Shqipëri mbetet ditari i Mihal Gramenos. Ai ishte publicist i shquar, shkrimtar dhe veprimtar i lëvizjes patriotike e demokratike, Hero i Popullit. Gjatë viteve 1907-1908 luftoi përkrah me çetën e Çerçiz Topullit. Në librin e tij Kryengritja shqiptare, kujtime luftarake rreth çetës së Çerçiz Topullit, Grameno sjell kujtimet e tij mbi udhëtimet e gjata dhe të vështira të bashkëluftëtarëve të Çerçizit mal më mal. “Një natë teksa luftëtarët e Çerçizit kishin ngritur një limer majë një bjeshke të lartë, na fluturoi përpara një objekt shkëlqyes që qëndroi disa minuta pezull në ajër dhe pastaj u zhduk.”shkruan Grameno. Aeroplanët në atë kohë ishin në fazat e para, pra nuk ka mundësi të ketë qenë i tillë. Gjithashtu nuk mund të ketë qenë as meteor dhe as kometë, pasi dihet se ato nuk qëndrojnë pezull në ajër por bien menjëherë. Kështu që mbetet një UFO (objekt fluturues i paidentifikuar).

18 – Trekëndëshi Bermuda është një zonë në oqeanin Atlantik në brendësi të të cilit ndodhin ngjarje të pazakonta. Një shpjegim popullor është se ndodhet një UFO sekrete nën thellësinë e detit e cila zhduk çdo avion dhe anije që kalon aty.

19 – Një spekulim i rëndësishëm që ka ndarë besimet për UFO-t është shkolla antike e astronautëve. Sipas tyre “ufonautët” kanë vizituar planetin tonë në të shkuarën.

20– Carl Jung interpretoi fenomenin e pjatave fluturuese, që shpesh shfaqen në formën e disqeve rrethorë, ato reflektojnë dëshirën e mendjes njerëzore për stabilitet në një botë konfuze.

21 – Studimi i fundit i UFO-ve në SHBA ishte në raportin e vitit 1968. Pas ekzaminimit të qindra dosjeve nga Projekti Blu i Forcave Ajrore, raporti arriti në përfundimin se studimet shkencore për UFO-t nuk duhet të vazhdonin për disa kohë.

22- Projekti Blue Book kishte dy qëllime: për të përcaktuar nëse UFO-t ishin kërcënim për sigurinë kombëtare, dhe për të analizuar shkencërisht raportimet lidhur me UFO-t. Studimi shqyrtoi mijëra raportime dhe arriti në përfundimin se nuk kishte asnjë provë që të tregonte se objektet e kategorizuara si “të paidentifikuar” ishin jashtëtokësore. dhe se shumica e tyre ishin identifikime të gabuara të fenomeneve natyrorë (retë, yjet, etj) ose të avionëve konvencionalë. Por projekti Blue Book nuk shuajti kureshtjen e shumë njerëzve dhe nxiti industritë e filmit e televizionit për një seri shfaqjesh dhe filmash fantastiko-shkencorë duke hedhur poshtë përfundimet e Librit Blu.

23- Kapiten Thomas Mantell, një pilot 25-vjeçar në Gardën Ajrore Kombëtare Kentucky u përplas dhe vdiq më 7 janar 1948. Ai po ndiqte diçka që supozohej të ishte UFO. Megjithatë ende nuk janë shpjeguar shkaqet e aksidentit të tij.

24 – Në Bashkimin Sovjetik, shenja UFO-sh u provuan gjatë testeve të raketave sekrete ushtarake.

25 – Një sondazh i bërë tregon se 4 milion njerëz besojnë se janë rrëmbyer nga alienët. Një tjetër sondazh tregoi se 71% të amerikanëve besojnë se qeveria di më shumë se sa i kanë treguar njerëzve rreth UFO-ve.

26 – Disa pretendojnë se shenja e një UFO-je është treguar dhe në Bibël, kur profeti Ezekiel përshkruan një re të madhe me zjarr, ku ndodhet një rrotë gjigande me drita që ndriçon Tokën”.

27 – Filmi i parë për UFO-t me buxhet të vogël ishte “Man from Planet” i vitit 1951, filmi “Day the Earth Stood Still” përbën një nga filmat më ikonikë të alienëve.

28 – Pas raportimeve për UFO që kulmuan në vitin 1958, raportimet të tjera filluan të binin. Por në vitet e fundit numri i shfaqjes së UFO-ve mendohet se numërohet në miliona, çdo vit janë disa mijëra raportime për shfaqje UFO-sh, dhe sipas sondazheve, vetëm një përqindje e vogël njerëzish kanë hasur një fenomen të tillë raportojnë.

29– Rrëmbimi i parë alien që pretendohet të ketë ndodhur në vitin 1961 kur Betty dhe Barney Hill thonë se u kapën në një rrugë në Neë Hampshire.

30– UFO-t kanë inspiruar shumë klube dhe organizata, si Rrjeti i Përbashkët i UFO-ve MUFON, Qendra për Studimet e UFO-ve CUFOS, Fondi për Kërkimet e UFO-ve.

31-  Ish–presidenti amerikan Jimmy Carter është shprehur se ka parë UFO, kur ishte guvernator i Virxhinias. Për rreth 10 minuta,ai bashkë me një grup njerëzish të tjerë kanë parë disa drita të çuditshme në qiell,të cilat afroheshin e më pas u largoheshin atyre.

32 – Në vitin 1967, fizikanti grek Paul Santorini, një shkencëtar i projektit “Manhatan” tha publikisht se një hetim i qeverisë greke në vitin 1947, që kishte lidhje me “raketat evropiane fantazmë”,a rriti në përfundimin se ato nuk ishin raketa. Santorini pretendoi se hetimi u anulua nga zyrtarë ushtarakë amerikanë, që e dinin se bëhej fjalë për jashtëtokësorë dhe ekzistonte frika e panikut nëse rezultatet bëheshin publike.

33 – “Anromedanë” është emri që u është dhënë një grupi jashtëtokësorësh, të cilët sipas ufologëve vijnë nga galaktika e Andromedës. Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima.

34 – Më 7 korrik 1947, Uilliam Rodes fotografoi një objekt të pazakonshëm mbi Feniks, Arizona. Fotot u shfaqën në gazetat dhe sipas dokumenteve të projektit “Bluebook” dhe Rhodes pretendon se u kontaktua nga disa agjentë e FBI-së, të cilët e bindën të dorëzonte negativët.

35- Sipas ekspertëve alienët nuk flasin një gjuhë të caktuar, por komunikojnë me anë të ultratingujve. Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm. Nëse elementi bazë i trupit të njeriut është karboni, për alienët mendohet se është silici.

36 – Në studim nga forcat amerikane ka dëshmuar se raportimet më të mistershme mbi UFO-t vijnë nga njerëz kanë formim të lartë teknik, si pilotë, astronautë etj. Ekzistojnë në gjithë botën dëshmi për objekte jashtëtokësore të rrëzuara, sipas ufologëve janë disa shoqata sekrete, të cilat kanë për qëllim të mos lejojnë përhapjen e informacionit.

37- ëilliam Edmondson nga Universiteti i Birmingamit konsideron mundësinë që shkëmbinjtë në Tokë janë me origjinë jashtëtokësore.

38- “Men in Black” është një film popullor amerikan. Teoritë konspirative rreth UFO-ve, burrat e veshur me kostume të zeza pretendojnë se punojnë për qeverinë dhe kërcënojnë dëshmitarët e UFO-ve të heshtin.

39- Shkencëtarët mendojnë se ekzistojnë banorë në një planet, tjetër të cilët ose janë shumë më të zhvilluar se ne ose më pak të zhvilluar. Sigurisht për sa i përket teknologjisë, ata janë më të zhvilluar se ne, por sipas shkencëtarëve, nuk janë qenie superiore ndaj njeriut.

40- Mendohet se ekzistojnë disa lloje alienësh, por më të njohurit janë ata me ngjyrë gri, të cilët kanë trup të vogël, me një gjatësi sa pothuajse një e dyta e trupit të një njeriu normal. Janë ngjyrë gri he pa qime në lëkurë.

41- Koka e alienëve gri është e përbërë nga dy sy të mëdhenj e të zinj së bashku me dy veshë të mprehtë e të mëdhenj. Nuk kanë hundë, por në vendin e saj ndodhen dy vrima. Një lloj tjetër alieni të quajtur “alienë arianë” quhen me këtë emër sepse supozohet se ngjajnë nga paraqitja me njerëzit nordike. Ata mendohet se vijnë nga yjësia e Demit. Sipas ufologëve, alienët nordikë mendohet se kanë paraqitje njerëzore, me lëkurë të bardhë e të zbehtë, buze pa ngjyrë dhe flokë shumë të verdhë, thuajse në të bardhë. Ata janë shumë të bardhë dhe të gjatë dhe shumë të pashëm.

42- Shkencëtarët rusë supozohet se ishin të parët që konfirmuan përballjen e astronautëve në Hënë më UFO-t. Fizikani dhe profesori i matematikës në universitetin e Moskës Vladimir Azhazha deklaroi: “Sipas informacioneve tona Neil Armstrong i dërgoi mesazh Kontrollit të Misionit se dy objekte të mëdha po i vëzhgonin ato pasi ishin ulur në hënë. Por mesazhi nuk u dëgjua asnjëherë nga publiku sepse u censurua nga NASA.

43- Specialisti për sendet e gjetura në Hënë, Ricard Hoagland ka deklaruar se NASA akoma përpiqet të maskojë materialet fotografike përpara se ato të publikohen.

44- Sipas një tjetër shkencëtari rus, Dr.Alekandr Kazantsev, astronauti që u ul në hënë së bashku me Armstrong, Buzz Aldrin kishte dalë jashtë në sipërfaqen e hënës. Dr.Azhazha pretendon se UFO-t u larguan disa minuta pasi astronautët dolën në sipërfaqe të hënës.

45- Sipas disa hetuesve të fenomeneve jashtëtokësore, ku bën pjesë dhe Richard Hoagland, një racë jashtëtokësore e ka përdorur Hënën si stacion terminal gjatë aktivitetit të tyre në Tokë.

46-Sipas dëshmive të pakonfirmuara, kur ekuipazhi i “Apollo-12” u ul në Hënë ata panë se po vëzhgoheshin nga një objekt gjysmë transparent në formë piramide. Sipas këtyre dëshmive ky objekt qëndronte i varur disa metra mbi sipërfaqen e hënës dhe shkëlqente me gjithë ngjyrat e ylberit në sfondin e zi të qiellit.

47- Viti 1952 ishte një vit i jashtëzakonshëm në historinë e kryeqytetit amerikan Uashington DC. Ai cilësohet si viti me numrin më të madh të shfaqjes së UFO-ve. Në atë kohë disqet fluturues ishin përhapur në të gjithë botën, duke përfshirë dhe SHBA.

48- Astronauti i parë që ka shkelur në hënë, Neil Armstrong ka thënë më tetor 1999: ”Nëse bazohemi në informacione më të mira që disponojmë, ne arrijmë në konkluzionin se…jeta ekziston diku në hapësirë, mbase në shumë vende”.

Ndërsa astronauti Storey Musgrove ka thënë: ”Po të bazohemi në statistika, është e sigurt që ka cilivizime, inteligjenca dhe forma jetësore ekstremisht të avancuara në hapësirë. Unë mendoj se ata janë aq të avancuar saqë bëjnë udhëtime ndëryjore. Mendoj se është e mundur dhe që ata të kenë shkelur këtu.

49- Jean Jacques Velasco, kreu i hetimit zyrtar francez të UFO-ve “SEPRA” shkroi një libër në vitin 2005 ku thoshte se 14 përqind e 5800 rasteve te studiuara nga “SEPRA” ishin të pashpjegueshme dhe me origjinë jashtëtokësore. Përveç shfaqjeve vizuale, rastet e UFO-ve ndonjëherë lënë dhe evidence fizike duke përfshirë shumë raste të studiuara nga agjensi të ndryshme të vendeve të ndryshme.

50- Kandidatja demokrate në garën presidenciale në SHBA, Hillary Clinton, ka premtuar se “do i shkojë deri në fund’ çështjes së UFO-ve, nëse bëhet presidente e SHBA”.

Ndërkohë Clinton beson se ne mund të jemi vizituar nga jashtëtokësorët. Clinton premtoi se nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një “task force” në atë që njihet si Zona 51, një bazë top-sekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët. John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO-ve, që “amerikanët të marrin vesh të vërtetën”. Çështja e UFO-ve është familjare në familjen e Clinton. Vitin e kaluar Bill Clinton, se nuk do habitej nëse alienët vizitojnë Tokën./360grade.al

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shtator 1, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: