ELBASAN/ Njoftim për stacionet e qëndrimit të automjeteve të transportit të udhëtarëve


Në mbështetje të ligjit Nr.139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, nenit 21/1 të ligjit Nr.8308, datë 18.3.1998 “Për Transportet Rrugore” të ndryshme, dhe vendimit të Këshillit Bashkiak nr.16 datë 23.02.2017 “Për Miratimin e Rrjetit të Linjave Rrethqytetëse, Stacionet e Qëndrimit, Numrin e Orareve, Tarifat e Biletave dhe Vendndodhjen e Agjencive të Transportit të Udhëtarëve”.
Urdhëroj

1- Stacioni i qëndrimit të gjithë automjeteve 8 plus 1 në shërbim Taksi, të jetë sheshi pranë stacionit të trenit.

2- Stacionet e qëndrimit të autobusëve për transportin e udhëtarëve që operojnë në linjat rrethqytetëse dhe ndërqytetëse të jenë:

a) Për linjat që operojnë në perëndim të qytetit, do të jetë stacioni në Bradashesh.

b) Për linjat që operojnë në jug të qytetit dhe ato që hyjnë nga zona e Dumresë, do të jetë ish ofiçina rraga ura, pranë tregut industrial.

c) Për linjat që operojnë në jug-lindje do të jetë ish parku i rezervave në Mengël

3-Viti i Prodhimit të autobusëve që lejohet të hyjnë në vendqëndrim do të jetë 2003 e sipër sipas VKB nr16 datë 23.02.2017 ”Për miratimin e rrjetit të linjave rrethqytetëse, stacionet e qëndrimit, numri i orareve, tarifa e biletave dhe vendodhjen e agjensive të transportit të udhëtarëve” të ndryshuar.

4-Këto stacione qëndrimi do të jenë provizore deri në përfundim të terminalit.

5- Nuk do të lejohen të qarkullojnë në qytet mjete të transportit të mallit me peshë mbi 1.5 ton nga ora 6.00 deri në orën 20.00. Furnizimi i dyqaneve do të bëhet nga ora 20.00-06:00

Bashklidhur këtij njoftimi paraqitet dhe tabela me linjat ndërqytetëse dhe rrethqytetëse për germat a, b dhe c të pikës 2.

TABELA E STACIONEVE DHE LINJAVE SIPAS GERMAVE A, B, DHE C PIKA 2 URDHËR NR….-7.2017

a) Linjat që operojnë në perëndim të qytetit të Elbasanit (Bradashesh)

ELBASAN –DURRËS –ELBASAN

DURRËS – ELBASAN- DURRËS

ELBASAN –VLORË–ELBASAN

VLORË-ELBASAN-VLORË (ME KALIM NGA RROGOZHINA)

ELBASAN-SARANDË–ELBASAN

SARANDË-ELBASAN-SARANDË

ELBASAN –BERAT–ELBASAN

BERAT –ELBASAN-BERAT

ELBASAN –KAVAJË–ELBASAN

KAVAJË-ELBASAN-KAVAJË

ELBASAN –LUSHNJE –ELBASAN (ME KALIM NGA RROGOZHINA)

LUSHNJE –ELBASAN –LUSHNJE

ELBASAN –FIER –ELBASAN

FIER-ELBASAN-FIER

ELBASAN –SHIJAK–ELBASAN (PA TË DREJTË NGA DR)

SHIJAK-ELBASAN-SHIJAK

ELBASAN –PEQIN –ELBASAN (PA LICENSIM)

PEQIN –ELBASAN-PEQIN

ELBASAN-PEQIN-ELBASAN

KUCOVE-ELBASAN-KUÇOVE

ELBASAN–GJIROKASTËR –ELBASAN

GJIROKASTËR–ELBASAN-GJIROKASTËR

SHKODËR–ELBASAN-SHKODËR

ELBASAN-SHKODËR–ELBASAN (PA LICENCIM)

ELBASAN–HIMARË–ELBASAN (PA KALIM NGA BREGU)

TIRANË-ELBASAN-TIRANË

ELBASAN-TIRANË–ELBASAN

LINJAT RRETHQYTETËSE

Njësia administrative Papër, Brandashesh,Gracen,Funar (ura Zaranikës sa të bëhet gati Bradasheshi)

b) Linjat që operojnë në jug të qytetit (Rruga Ura)

ELBASAN–BELSH–ELBASAN

BELSH-ELBASAN-BELSH

ELBASAN-CERRIK-ELBASAN

CERRIK-ELBASAN-CERRIK

ELBASAN-GRAMSH–ELBASAN

ELBASAN–KUÇOVË–ELBASAN (ME KALIM NGA DRAGOTI)

ELBASAN–KUÇOVË–ELBASAN (ME KALIM NGA CERRIKU)

Linjat rrethqytetëse

Njësia administrative Zavalinë, Gjinar, Shushicë, Gjergjan, Shirgjan, Tregan

c)LINJAT QË OPEROJNË NË JUG-LINDJE DHE VERI-LINDJE TË QYTETIT(ISH PARKU REZERVËS MENGËL)

ELBASAN-KLENJË-PESHKOPI-ELBASAN

ELBASAN-KORÇË-ELBASAN

KORÇE-ELBASAN-KORÇE

ELBASAN–PRRENJAS–ELBASAN

PRRENJAS–ELBASAN-PRRENJAS

ELBASAN-LIBRAZHD–ELBASAN

LIBRAZHD–ELBASAN-LIBRAZHD

LINJAT RRETHQYTETËSE

Njësia administrative Labinot Fushë, Labinot Mal

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close