Pogradeci, qyteti që fsheh vlerat për të treguar antivlerat


Nga Olsjan TOPALLI

Në këto ditë të nxehta gushti me temperatura mbi 40 gradë zgjodha qytetin e Pogradecit për të kaluar disa ditë pushimi…

Udhëtimi nis i hareshëm që në mëngjes, shoqëruar me ndjesinë e papërshkueshme që të ofrojnë pushimet.

Pasi udhëtimi kishte shkuar për bukuri deri në Lin të Pogradecit, aty fillon dhe ”beteja” ime me këtë qytet.

Rrugë me gropa, punime në rrugë, mbeturina ngado, trafik i rënduar, mungesë e punonjësve të policë në shërbim të komunitetit.

Asfaltimi i rrugës Pogradec-Lin duket sikur nuk është punuar me cilësi të lartë sipas standarteve të kërkuara, pasi në një pjesë të këtij aksi rrugor prej afro 500 metrash ky asfalt është amortizuar dhe janë krijuar gropat e para, ndonëse kjo rrugë quhet e papërfunduar plotësisht. 

Disa punëtorë kanë filluar nga puna menjëherë për ti arnuar këto gropa, ndonëse në një moment jo të përshtashmëm pasi është kulmi i sezonit turistik dhe këto punime bëhen pengesë e qarkullimit normal të automjeteve të shumta që përshkojnë këto anë.

E sikur të mos mjaftonte kjo. Vapa ka nisur  përvëlimin e saj me ritme të shpejta edhe është mëngjes heret, e bëhet akoma më e padurueshme kur pret për të kaluar te pjesa e rrugës së amortizuar. Megjithëse këtë pjesë mundohem ta shmang duke shijuar bukuritë e liqenit të Ohrit.

Pas më tepër se 30 minutash udhëtim nga Lini futem brenda në qytet, me idenë se Pogradeci do kishte  ndryshuar sadopak. Por, më kot. Investime zero, rregulla zero, zhurmë kudo, njerez që ecin kuturu, ngado duke penguar dhe qarkullimin. Ky qytet ecën në mënyrë të çrregullt, pa ditur se ku.

Edhe pse ndodhem në mes të qytetit mungesa e një polici(sespe semafor sbëhet fjalë të ketë) ka bërë që automjetet të krijojnë kaos në trafik pranë kryqëzimit që ndan rrugën e varrezave me atë të policisë. Makina që vijnë e të tjera që ikin, njerëz mes automjeteve, kamionë me inerte që u bien borive papushin për të zhbllokuar trafikun, por më kot, ky qytet u dorëzua para pushuesve…

Mes shumë përpjekjeve arrij të arratisem nga trafiku mbytës e të gjendem bregut të liqenit me shpresën se aty do gjeja paqen e vërtetë të pushimeve.

Pas disa ecjeve buzë gjolit(liqenit siç i thonë ndryshe Pogradecarët) gjendem përballë një pamje mbreslënëse dhe ujërave të kristalta që ofron ky liqen. I rrethuar nga pushues të shumtë dhe turistë të huaj të cilët i kanë dhënë gjallëri këtij oazi të Juglindjes, duke u akomoduar në hotele apo dhe rulotë që ato posedojnë.

Megjithësi është një vend që të fal dashuri, Pogradeci ka akoma shumë punë për të bërë…
Ajo që bie në sy si në bare por dhe restorante është shërbimi i dobët, ndonëse ushqimi është i përkryer. Duket se pogradecarët nuk ua dinë akoma vlerën pushuesve. 

Nëse ata do punojnë akoma më shumë me vizitorët do ta kthejnë këtë qytet  ndër më vizituarit në Shqipëri sepse është një vend me potencial të lartë turistik.
Pra, këto janë disa nga problematikat e vogla që po ti mbledhësh bashkë krijojnë problem të madh. Ky qytet fsheh vlerat për të na treguar antivlerat.

Me të mbërritur mbrëmja pogradecarë e pushues bëhen një. Ata i bashkohen ecjes përgjatë shëtitores anës bregut të liqenit, ku duket se orët e mbrëmjes i kalojnë aty.
Ndërsa për ata të apasionuarit e jetës së natës kemi lajme të këqia, pasi ky vend nuk e ofron atë.
Qyteti i Lasgushit fle herët dhe zgjohet me natë… Që me buzëqeshjen e Diellit që nga Mali i Thatë, pogradecarët nuk ngurojnë ta pinë kafenë e mëngjesit lokaleve buzë gjolit. Duket se janë të dashuruar me atë çka qyteti i tyre u ofron.
Pozita gjeografike e Pogradecit e bën këtë vend mjaft atraktiv si për pushuesit shqiptarë por edhe të huaj. 

Nëse nga pushteti lokal e qëndror do i kushtohet me shumë vëmendje turizmit e do të bëhen investime frytdhënëse ky qytet do të kthehet ndër qytetet më të vizituara në Shqipëri por pse jo dhe në Ballkan. 
Pogradeci ka gjithçka që shumë vende të tjera nuk e kanë. E nëse fillojnë investimet e mëdha në turizëm, ato më parë duhet të fillojnë nga perla e Juglindjes, Pogradeci.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close