PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Pagat e reja për të gjithë kategoritë e nëpunësve të shtetit


image

Ditën e djeshme janë publikuar në Fletoren Zyrtare strukturat e pagave të administratës publike, si dhe shtesa që është vendosur së fundmi nga ana e qeverisë.

Në tabelat përkatëse, jepen të detajuara kategoritë dhe pagat për nëpunësit civilë, nëpunësit e kabineteve në qeveri, administratat e Presidentit, Kuvendit, KQZ, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, institucionet e pavarura, institucionet në varësi të kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit.

Gjithashtu janë publikuar tabelat me shtesat në pagë, të cilat variojnë nga 5 deri në 30 mijë lekë.

Me VKN-në e re, paga e zëvendësministërit bëhet 153.300 lekë; drejtor i Kabinetit të Presidentit, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, të Prokurorit të Përgjithshëm, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a. Zëvendësdrejtori i Kabinetit të Kryeministrit do të paguhet 154.900 lekë në muaj; kryendihmës në kabinetin e Kryeministrit 152.200 lekë.

Kurse këshilltari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Këshilltari për Protokollin i Kryeministrit, Këshilltari për Protokollin i Presidentit, zëdhënësi i Presidentit, Drejtori i Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Drejtori i Kabinetit të Avokatit të Popullit barazohen në pagë me zëvendësministrin; këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të Popullit, Ndihmësi i Presidentit, i Kryeministrit dhe i Kryetarit të Kuvendit dhe Këshilltari i zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b.

Prefekti i Qarkut të Tiranës do ta ketë pagën mujore 130.300 lekë, prefekti i qarqeve të tjera 118.300 lekë,shkruan “Shqiptarja”

Nënprefekti i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë 99.800 lekë; nënprefekti i nënprefekturave Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar 92.400 lekë dhe nënprefekti i nënprefekturave Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë 88.000 lekë.

Sekretari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Prokurorit të Përgjithshëm, i Zëvendëskryeministrit, i Nënkryetarit të Kuvendit dhe i Avokatit të Popullit do të paguhet 73.500 lekë.
Shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet./Albeu.com/

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Mars 17, 2017 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: