PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shtrengimet në kraharor paralajmërojnë sëmundje të zemres


image

Arteriet koronare janë enët e mëdha të gjakut që furnizojnë zemrën me gjak të oksigjenuar. Sëmundja e arterieve koronare shfaqet kur ato preken nga ateroskleroza apo dëmtohen. Zhvillimi i pllakave aterosklerotike ngushton arteriet koronare duke kufizuar furnizimin e zemrës me gjak, gjë që shfaqet klinikisht me dhimbjen e gjoksit, vështirësi në frymëmarrje apo shenja të tjera. Sëmundja e arterieve koronare zhvillohet ngadalë duke mos u vënë re dhe shpesh shfaqet me atakun kardiak. Kardiologia Manjola Liko shpjegon për lexuesin e gazetës Shëndet+ se cilat janë komplikacionet që vijnë prej kësaj sëmundje dhe sesi duhet të sillemi kur na shfaqen simptoma që shkaktojnë diskomfort në gjoks.

Çfarë është sëmundja e arterieve koronare?

Sëmundja e arterieve koronare është sëmundje që prek enët e vogla të gjakut, që ushqen vetë muskulin e zemrës me gjak. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ngushtimit të arterieve koronare. Këto arterie dalin nga aorta dhe janë dy: arteria koronare e djathtë dhe arteria koronare e majtë, e cila furnizon me gjak deri në 70% të muskulit të zemrës. Zhvillimi i kësaj sëmundje ndodh gradualisht ndër vite. Jo çdo individ është i prirur për ta zhvilluar këtë proces arterosklerotik që në rininë e hershme. Por, ka njerëz që kanë një predispozitë gjenetike. Ata që vuajnë nga tensioni, diabeti, abuzuesit e duhanit, alkoolit etj. janë më të prirur për ta zhvilluar më herët këtë proces. Sa më herët të kenë këto abuzime gjatë jetës, aq më herët mund të nisë ky proces të zhvillohet gradualisht dhe në moshat mbi 50 vjeç mund të paraqitet në formën e sëmundjes, me simptoma dhe me probleme.

Simptomat

Simptoma klasike është dhimbja e gjoksit megjithatë mbi 25% e njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmërues. Por edhe dhimbjet nuk përjetohen njësoj tek të gjithë njerëzit. Dikush e përjeton me një shtrëngim në gjoks , dikush e përjeton me një mpirje të krahut të majtë, dikush tjetër me një shtrëngim në pjesën e poshtme të nofullës, me një shtrëngim në fyt etj. Tipike është që ky diskomfort në gjoks të shfaqet gjatë ecjes ose gjatë një sforcimi fizik sepse atëherë ena koronare duhet të çojë me shumë gjak drejt muskulit ose drejt asaj zone ku ajo është përgjegjëse. Dikush edhe mund ta neglizhojë, të niset nga ideja që ka një shtrëngim të thjeshtë që vjen nga një ftohje muskulore apo ta vlerësojnë si reumatizmale dhe e lënë në neglizhencë. Por gjatë kohës këta njerëz mund te zhvillojnë infarkt të miokardit.

Infarkti është gjendja më madhore që jep sëmundja e arterieve koronare.

Tanimë njerëzit janë më vigjilent ndaj këtyre sëmundjeve, duke dëgjuar veçanërisht që tani ndodhin më shumë raste të papritura, vdekje të reja.

Pse ndodh vdekja e papritur?

Vdekja e papritur ka shumë arsye se pse mund të ndodhë. Një nga arsyet kryesore është infarkti i miokardit , arsye tjetër është disertacioni i aortës, është një çarje e murit të aortës e cila mund të japë vdekje të papritur tek pacientë që janë hipertonikë dhe që kanë një zgjerim të aortës. Janë raste që kanë nevojë për ndërhyrje por ata nuk e dinë që e kanë këtë problem në organizëm dhe një krizë hipertensive bëhet shkak për çarjen e aortës. Shumica e tyre përfundojnë në vdekje të papritur pa e kuptuar nga se ky njeri vdiq. Një arsye tjetër janë edhe aritmitë. Aritmia ventrikulare është një nga shkaqet që çon drejt vdekjeve të papritura. Janë sëmundjet kongjenitale që mund të japin vdekje të papritura, sëmundje të vetë muskulit të zemrës, kardiomiopatitë etj.

Diagnoza

Kontrolli te mjeku është kryesor. Chek-up-i është shumë i rëndësishëm tek të gjithë. Doktori do të njihet me historinë mjekësore të pacientit. Pasi bën vizitën mjeku e rekomandon pacientin të bëjë analiza si elektrokardiogram, provën ushtrimore, skaner, kateterizim kardiak etj. Këto teste do ta ndihmojnë mjekun që të vlerësojë shtrirjen e sëmundjes koronare, efektin që ka ajo në zemër dhe trajtimin më të mirë për ju.

Çfarë është ishemia e miokardit?

Ishemia është vuajtja e qelizave të muskulit të zemrës për mungesën dhe furnizimin e tyre me oksigjen. Ishemia kardiake ndodh atëherë kur pllaka apo materiali yndyror zvogëlon pjesën e brendshme të arteries deri në atë pikë kur ajo nuk mund të plotësojë nevojat e zemrës për gjak. Oksigjeni vjen nëpërmjet enëve koronare, bllokimi i enëve koronare çon në ishemi të këtyre qelizave, në vuajtje të qelizave.

Kur kemi një emergjencë të arterieve koronare ?

Emergjenca është infarkti i miokardit, bllokimi i menjëhershëm i enëve të gjakut.

Si mund të kontrollohet?

Nëse nis një dhimbje e fortë e gjoksit duhet që të ndalohet aktiviteti që po bën personi në atë moment. Nëse është duke ecur duhet ndalur ecja, nëse është duke bërë një punë duhet ta ndalë, nëse është duke ngjitur shkallët të ndalojë dhe të mundohet të marrë frymë thellë. Personat që po mjekohen nga sëmundjet e zemrës fusin shpjet nën gjuhë atë kokrrën e trinitrinës që e mbajnë me vete, këta persona  në kushte shtëpi mund të marrin një teke raki pasi ndihmon në hapjen e enëve koronare, për momentin. Megjithatë nuk duhet vonuar lajmërimi i ambulancës, ose në rastin më të mirë duhet njoftuar mjeku i familjes që të vendosë situatën nën kontroll.

Sigurisht duhet të telefonojë edhe urgjencën. Aspirina është mirë të merret në këto momente, pasi aspirina gjendet pothuajse në çdo shtëpi, sidomos tek pacientët që janë hipertonik, diabetikë në shoqërimin e terapisë kanë edhe aspirinën në doza të vogla.

Trajtim medikamentoz apo me kirurgji?

Deri tek kirurgjia ka “rrugë” për të bërë. Fillimisht duhet bërë kujdes me stilin jetesës, dmth nëse këta persona janë mësuar të konsumojnë duhan, alkool, të bëjnë një jetë sedentare duhet të ndryshojnë. Duhet të bëjnë kujdes me dietën veçanërisht nëse vuajnë nga sëmundje të tilla si diabeti. Nëse ky ndryshim nuk sjell sukses atëherë mund të jetë e nevojshme marrja e medikamenteve të cilat do ta ndihmonin zemrën që të punojë në mënyrë me eficiente dhe të marrë më tepër gjak për oksigjen. Procedura të zakonshme për trajtimin e sëmundjeve arteriale janë angioplastika koronare me ballon, vendosja e stentit apo operacioni i bypass-it koronar.

Vdekshmëria

Midis sëmundjeve të zemrës shkaku më i lartë i vdekshmërisë vjen prej sëmundjeve të arterieve koronare.

Mosha

Më të rrezikuar janë personat mbi 55 vjeç. Më të predispozuar janë meshkujt sepse kanë më shumë faktorë risku. Ndërkohë që femrat deri në periudhën e menopauzës mbrohen nga niveli i lartë i estrogjenit. Pas periudhës së menopauzës rreziku është i njëjtë.

Dieta ushqimore

Është mirë që të hamë në mënyrë të shëndetshme. Jo yndyrna, të mos e teprojmë me mish çdo ditë, sa më shumë perime dhe fruta. Nga mishrat më i mirë është peshku , pas peshkut mishi i pulës.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Shkurt 19, 2017 nga te Life Style dhe etiketuar me , .
//pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js (adsbygoogle = window.adsbygoogle || []).push({ google_ad_client: "ca-pub-9659915589375155", enable_page_level_ads: true });

Rreth nesh

Pasqyrimi.com është një portal i pavarur, jo qeveritar, jo politik, i krijuar me vullnet të lirë.


©All Right Reserved ©2016-2017, Pasqyrimi.com
Këtë e pëlqejnë %d blogues: