Denoncimi/ Policat kërkojnë rryshfet


image

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjetet sociale denoncimin e disa qytetarëve në lidhje me korrupsionin në polici.

Në denoncimin e tyre, qytetarët shprehen se punonjësit e policisë i kanë kërkuar para në raste të ndryshme kur ata janë ndaluar në shkelje të rregullave.

Ndërkohë, ish-kryeministri Berisha shkruan se vjedhja e qytetarërve kryhet me miratimin në heshtje të ministrit Saimir Tahiri.

Më poshtë, postimi i Berishës dhe denoncimi i qytetarëve.

Çunat e krimit vjedhin per vete dhe Saje qorrin!

Qytetaret dixhital denoncojne vjedhjen qe ju bejne qytetareve çunat e krimit dhe miratimin me heshtje te Saje qorrit te akteve te tyre si hajna me uniforme. Per me shume lexoni mesazhet e tyre! sb

“Pershendetje i nderuar.Jam nga Kosova desha te bej nje denoncim..Sod babai im duke ardhur per Tiran qe ta vizitoj Nenen time qe sapo esht operuar ndalohet nga Policia tek unaza qe ndahet rruga per Shkoder dhe Tiran.Gjithqka kishte ne rregull policia e ndalon kir e shef me.tarka te Kosoves dhe pasagjeret mbrapa nuk kishin rripin e sigurimit qe tek neve ne Kosov nuk e kerkon ligji..Polici sillet ne menyt shumte vrazhd dhe arrogante kerkon qe tju vej gjob per gjykat dhe ne fund per ta tejkaluar situaten kerkon qe 10 euro te futen ne mes dokumenteve..Ngjarja ka ndodhur sod fiks ne oren 10.10 minuta..( mesazhin e njejt ka dergova edhe Ministrit por smora pergjigje.)”

“Pershendetje z berisha kam nderin qe ju shkruj juve, une jam nje emigrant tani e 25 vjet , tani gati kam nje muaj ne shqiperi , dua te denoncoi disa raste te shemtuara te policise rrugore se per nje muaj me kan ndaluar dy here per dritat qe i i kisha harruar pa ndezur dhe me kerkoin lek sepse thot sa per naften se jemi me makinat tona, me ben pershtypje se te pakten ketu ne lezhe ku banoj une te gjithe policia rrugore dalin me makina private, mendoj se arsyeja eshte grabitja ndaj shoferve. Shpresojm ce te degjohet zeri yt.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close