Ford prezanton makinat ‘inteligjente’


image

Në pamje të parë duket një model Ford Fusion por është më shumë se kaq. Është përpjekja më e fundit e Ford në teknologjinë e makinave të automatizuara e cila u prezantua ditën e djeshme dhe do të shfaqet në evenimentin e rëndësishëm të CES 2017 në Las Vegas.

Është bagazhi i cili mban teknologjinë e kameranve dhe sensorëve me të cilat Ford shpreson të qëndrojë një hap përpara konkurrentëve.

Krahasuar me makinën e parë eksperimentale, modeli i ri ka një kompjuter më të shpejtë dhe sensorë më të fuqishëm të quajtur LiDAR.

Këto sensorë shtrihen në pjesët anësore të makinës duke arritur edhe pasqyrat të të dyja anët e makinës. Secili prej tyre ofron një pamje 360 gradëshe dhe skanojnë çdo objekt në një distancë prej 60.9 metër.

Ndërsa dera e bagazhi mban tre kamera të cilat kapin imazhe vazhdimisht të këmbësorëve, objekteve dhe paisjeve të trafikut duke i garantuar më shumë informacion makinës.

Megjithatë hardueri nuk do e realizonte kurrë qëllimin pa përditësimet e dukshme të softuerit – databazës dhe algoritmave që ndihmojnë makinën në intepretimin e ambjentit rrethues.

Kjo makinë mund të gjenerojë deri në 1TB të dhëna çdo orë udhëtimi. Pikërisht këto të dhëna ka nxitur Intel të punojë për të arritur Nvidia në teknologjinë e përpunimit të të dhënave.

Makina e re e Ford do të shfaqet në CES dhe shfaqjen tregtare të automobilave NAIAS në Detroit. Kompania ka planifikuar të testojë 90 modele në 2017-tën. /  PCWorld Albanian

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close