PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Përrenjasi, qyteti që ka humbur fillin


ac9db91a932df85e0a85e560acb66b1cf56c173b_1_800x600.JPG

Foto: Shtëpi banimi poshtë rrënojave

Nga Olsjan Topalli

2aa438feda59afd147b0d84ec05b69cf27502439Disa rrënoja shumëvjeçare dhe dy heronj lufte na urdhëruan mire se ardhjen në qytetin e vogël të Përrenjasit. Kjo është pamja mbytëse që mirëpret çdo mysafir kjo qytezë. Në të vërtetë kemi të bëjmë me rrënojat e ish-minierës së kromit të ndërtuara që në kohën e Rusisë, ku marëdhëniet ishin të mira midis dy shteteve komuniste. Sot, këto rrënoja janë lënë në mëshirë të fatit nga pushteti vendor dhe si pasojë e indiferences politike dita-ditës rrezikohet jeta e banorëve nga shembja e tyre.
Heronjtë qëndrojnë të shtrirë në anën tjetër të rrugës. Ata flenë dhe rënkojnë nga plagët e marra ndër vite, ato janë trenat e linjës hekurudhore Durrës-Pogradec, të cilës janë braktisur në stacion vite më parë dhe si pasojë mospërdorimi janë lënë në mëshirë të fatit e të zhduken nga ndryshku.

7da530e47e8e63c734c81d0e565f5a1c7d06cb09

Udhëtimi

Udhëtimi drejt Përrenjasit është një labirint kthesash mbi kreshta kodrinash e malesh, duke filluar që nga Elbasani. Pas një ore e gjysëm udhëtimi mes udhës së vështirë dhe kthesave dredhacake të arnuara keqasi, gjendemi në zemër të qytetit të minatorëve siç njihet ndryshe Përrenjasi.
Një heshtje e plotë mbizotëron kudo… Asgjë nuk ndjehet veçse hapat e lodhura të banorëve, që bëjnë të ikin, por ku ?! As vetë se dine nga shkojnë… Era e ftohtë që vjen nga malet në thellësi të vendit bën që njerëzit të kërrusen të mbështjellë ende me veshjet e tyre të trasha. Dimri ka trokitur shpejt këtyre anëve. Duket sikur ky dimër do të jetë i ashpër, këtë përshtypje e mbajnë të gjithë në kurriz, kalimtarët, makinat e përbaltura, vetë qyeti, e liqeni i cili ka marrë një ngjyrë kafe të thellë. “Me dimrin nuk bëhet shaka këteja”- na bën me dije shoferi ynë, fjalëpak, i cili iu bashkua me dëshirë këtij udhëtimi në këtë qytezë.

695316fda8bb149b87808bfe78f46688e8b96d15_1_800x600.JPGDikur kjo qytezë periferike gumëzhinte nga puna dhe ritmet e jetës së vrullshme, ndërsa sot, nuk ka mbetur thuajse asgjë, përveç disa lokaleve që mbijetojnë falë të ardhurve, të cilëve iu bie rruga kalimthi këtyre anëve.
I ftohti acar na e ka vështirësuar lëvizjen dhe na e ka bërë gati të pa-përballushme. Për tu ngrohur disi, futemi te një lokal rastësishëm. Sapo hapim derën disa syra kureshtarë u gozhduan mbi ne. Thua sikur të ishim një dritë shprese për ta, por më kot… Janë të rinj të papunë, shpresëthyer, të cilët dëshirat edhe ëndrrat i mbytin nën llumin e kafesë dhe tymit të cigares që mbajnë në duar. Aty mes atyre të rinjëve njohim Besjanin një djal 25 vjeçar i cili punon taksixhi në të zezë për të mbajtur familjen e tij, edhe pse ekonomia e dobët ia ka reduktuar ndjeshëm punën.
“ I shikoni këta djem- na thotë Besjani- Janë të papunë, pa të ardhme, pa shpresë, pa asgjë që i lidh me realitetin. Në kurbet s’ia hap derën askush, bujqësia nuk bëhet anëve tona dhe e vetmja mënyre punësimi janë minierat e kromit edhe të hekur-nikelit, por edhe keto i kanë mbyllur. Dhe ne përsëri jemi të papunë, pa para, pa ushqim mbi tavolinë, pa zhvillim dhe pa kurrfarë gjëje. Politika sdo t’ia dijë për ne, as marin mundimin të na i hedhin sytë, por vetëm votën tonë duan për të ardhur në pushtet dhe gjithça mbyllet pas votimeve, bashkë me shpresat e ëndrrat tona”- shprehet plot mllef miku ynë Besjani.
176d495356965c7efa98f658dea96112c735527b_1_800x600.JPGËshtë e dhimbshme të shikosh djem të tillë, kaq të dëlirë e punëtorë, kaq të bindur për të kuptuar sesa do t’u kërkojë jeta nesër, kaq të pamundur për të qenë si të gjithë të tjerët, jo për të pasur kushedi se çfarë, por thjesht mundësinë për t’u punësur, asgjë më tepër.
Pasi ngrohemi disi dhe njihemi me fatin e trishtë e të rinisë së këtij vendi, i lejmë vend një xhiroje në qytet, për tu njohur me shumë më të…

Popullsia që u vendos në qytetin e Përrenjasit në fillimet e tij përbëhej më së shumti nga banorë të ardhur nga rrethet jug-lindore të Shqipërisë. Ne fillim te viteve ’90 filloi një fluks shpërnguljesh masive nga zonat rurale drejt qytetit e cila vazhdon dhe në ditët e sotme duke rritur gjithnjë e me tepër popullsinë dhe si rrjedhim sipërfaqen e qytetit.
Ky qytet i ndërtuar në fushën e shkretë të Domosdovës, sot përbëhet nga mbi 10 mijë banorë, të cilët jetojnë në qytet. Gjendja ekonomike e këtij vendi është e vështire pasi aktiviteti i industrisë së prodhimit të hekurit nuk egziston fare dhe prodhimi i kromit është minimal. Punësimi në sektoret private është i ulët, dhe papunësia kap nivele realitivisht të larta.
Edhe pse të varfër, të papunë dhe me shumë probleme që vijnë duke u thelluar në këtë tranzicion të vështirë, prrenjasit e presin mikun me dorë në zemër, shoqëruar nga shpirtbardhësia e bujaria.

Problemet

5dcba44a222a7dddc119891d8bcdbc6f517c0db1_1_800x600.JPGGjatë ecjes nëpër qytet, në rrugë mbizotërojnë “Mbretëria e qenve” të cilët kanë pushtuar qytetin, e janë kthyer makth për banorët, ku shpesh-herë janë sulmuar prej tyre, ndërsa organet përkatëse dhe bashkia nuk kanë ndërmarë asnjë veprim për uljen e rrezikut nga këta qen. Këtë fakt na e pohon edhe Agron Tafani, një ish i burgosur në Spaç, banor i qytetit.

Diku më matanë qëndron Jeta, një pensioniste, e cila shet me një tavolinë të vogël anë rrugës. “Jemi në pikë të hallit ju bëftë nëna, kam vajzën të paralizuar në shtëpi. Ka kaluar sëmundjen e menigjitit kur ishte e vogël dhe që nga ajo mbeti e paralizuar. Kam fuqi më unë të punoj ?! Por, pensioni nuk i përmbush nevojat e familjes ndaj detyrohem të punoj përsëri, të shes. Këtu është varfëri ekstreme… Punë s’ka… Para s’ka…Shëndetsi s’ka…Këtu asgjë prej gjëje nuk ka”-shprehet me lot në sy shitësja në moshë.

Spitali

c22fe42fc9bede936c9dc6a17e76c9581df6229a_1_800x600.JPGDiku në pjesën e sipërme të qytetit të Përrenjasit ndodhet spitali i këtij qyteti, që të tillë nuk mund ta quash. Me të hyrë brënda ambjenteve spitalore, bie në sy amortizimi i spitalit dhe kushtet jo normale për një institucion të tillë. Sovatime të rrjepura, shtretër të papastër, tela energjie të zhveshura të lëna jasht mureve duke vënë në rrezik jetën e pacientëve, mungesa e ngrohjes, mungesa e ilaçeve dhe kushtet higjenosanitare të lëna në gjendje skandaloze. Kjo është pamja e pështirë që karakterizon këtë spital.

Pacientët shprehen të pakënaqur nga kushtet edhe shërbimet spitalore që ato marrin, pasi aty ata ndonëse shkojnë për tu shëruar, u duhet të marrin me vete shtresa për tu mbuluar pasi në institucion mungojnë. Sipas tyre shumë mjekë që janë të punësuar në këtë spital posedojnë klinikat e tyre private. Kjo i ka detyruar pacientët ti drejtohen drejt këtyre klinikave, duke rënduar akoma me tepër xhepat e tyre. 82725c9d84cddc7a9945117e06a5e606b549f5f2_1_800x600Po ashtu edhe të kurohen në shtet, ato mbartin mbi supe frikën së do marrin ndonjë infeksion nga gjendja e mjerueshme e spitalit. Duket absurde, por e vërtetë teksa shikon se në çfarë niveli ka rënë shëndetsia e aq më tepër në qytete si Përrenjasi, ku testohet se si jetojnë njerëzit mes vuajtjeve pa fund.
Shpresojmë që këmbanat e alarmit të bien e qeveria aktuale edhe Ministria e Shëndetsisë të kthejnë kokën pas, të shohin çfarë bëhet. Të reflektojnë e të marin masa, të veprojnë pasi edhe këtyre anëve ka jetë…

05b3121b2c10dc064f967634acba050907c2fcd9_1_800x450.jpg

Qyeti i lavazheve

Ndryshe nga qyetet e tjera të cilët kanë edhe të veçantat e tyre që i karakterizojnë Përrenjasi njihet edhe si qyteti i lavazheve… Në të dalë të këtij qyteti, syri nuk të sheh gjë tjetër veçse lavazhe për larjen e automjeteve. Në një shtritje prej rreth 500 metrash, përgjatë rrugës së Qafë Thanës këto lavazhe janë e vetmja mënyrë jetese minimale për rreth 80 familje që jetojnë në këto anë, pasi shfrytëzojnë edhe ujin e bollshëm që buron nga mali i Qafë Thanës. Por, kjo nuk mjafton që ti mbyllin të gjithë hallet edhe problemet që ato kanë.

 

b5bc7f29a91f0a135b7b93c406b1cd830db5c135Ky është Përrenjasi, një qyetet i vogël që ka humbur fillin, i mbushur plot varfëri, papunësi, pa zhvillim, pa të ardhme, pa infastukturë, e pa gjallëri. Një qytet i cili në dukje me probleme të vogla, por, ti mbledhësh të gjitha përbëjnë një hall shumë të madh. Një qyetet i cili gjendet afër në pozitë gjeografike, por shumë larg realitetit. Një qytet i cili kërkon të jetojë, të ngrihet në këmbë, të gjallërohet e të ecë përpara. Por kjo duket thuajse e pamundur, që kur interesat personale janë më të rëndësishme se ato të një komuniteti.

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Dhjetor 1, 2016 nga te Reportazh dhe etiketuar me , , , , , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: