PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Shqipëria ka 810 xhami, 10 janë jashtë kontrollit


xhami_2.jpg

Prej 850 xhamivë të ndërtuara në vendin tonë, gati 10 prej tyre nuk janë vendosur ende nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman.

Përveç xhamisë në Unazë të Re, problematikë shikohen nga komuniteti edhe xhamitë në Zall Herr, xhamia në një fshat të Librazhdit, në Leshnicë të Pogradecit, në Rrashbull të Durrësit, një xhami në zonën e Shkodrës dhe xhamia e Cërrikut.

Për këtë të fundit burimet pohojnë se komuniteti mysliman po negocion prej muajsh për ta vendosur nën kontroll, ndërkohë që pak muaj më parë vendosi nën juridiksion edhe xhamine e Mëzezit, që më herët ishte në listen e xhamive problematike, përsa kohë ish imami i saj Bujar Hysa u arrestua për çështje terrorizmi, raporton TCH.

Komuniteti mysliman nuk ka folur ende për xhamitë që janë jashtë kontrollit ose thënë ndryshe xhamitë tek të cilat imamët janë të vetëshpallur. E vetmja deklaratë zyrtare për këtë çështje ishte një vit më parë nga kreu i Komitetit të Kulteve në ate kohë, Ilir Dizdari. Pas një raporti të shërbimit informativ që përmendte se në vendin tonë janë jashtë kontrollit 80 xhami, Dizdari bëri këtë deklaratë një vit më parë:

“Thanë mbi 80 xhami, mbi çfarë bazash e kriteresh u referohen, e kanë fjalën që jane objekte pa leje, se ne deri tani kemi 200 xhami që janë të mbyllura ashtu siç ka edhe objekte të kulteve të tjera”, ka thënë më 16 dhjetor të 2015, Ilir Dizdari.

Edhe sot pas një viti nga kjo deklaratë, si Komuniteti Mysliman ashtu edhe institucionet shtetërore nuk japin të dhëna zyrtare se çfarë është bërë me këto xhami, që janë raportuar si të pakontrolluara.

Ajo që dihet është se disa frekuentues të xhamive të lartpërmendura janë nën lupën e Shërbimit Informativ dhe antiterrorit për shkak të prirjejeve të tyre radikaliste dhe aq më tepër të lidhjeve të tyre familjare dhe shoqërore me shtetas shqiptarë që luftojnë në Siri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Nëntor 19, 2016 nga te Aktualitet dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: