Lura, një bukuri e harruar


Pamje-nga-Lura

Infrastruktura rrugore drejt Lurës, që sillet si një nga bukurite më të papërsëritshme të vendit tonë është  shumë e dëmtuar, e lodhur, e rënkon ashtu trishtueshëm mes plagëve ndër vite e lënien në harresë prej shumë kohësh. Kjo dhe krijon problem në lëvizjen drejt saj. Janë dëmtuar shumë vlera të çmuara natyrore dhe kulturore, që vetëm ky vend i gëzon. Pas shumë problematikave që e shoqërojnë këtë “perlë” të shqipërisë, ka ruajtur identitetin dhe ajo që quhet “Lurë”  ia vlen të vizitohet. Investime nga privati largpamës, duken aty-këtu si dallëndyshet mërgimtare që lajmërojnë një stinë tjetër,më të ngrohtë e më të begatë. Ky individ kurajoz duhet mbështetur dhe inkurajuar për t’i rikthyer kësaj natyre vlerat e humbura që dikush tjetër ia mohon, apo ne raste më ekstreme ia shkatërron.

Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe zë një sipërfaqe prej rreth 1300 ha.Territori i parkut është shumë i thyer nga një radhë përrenjsh malorë ku më të njohurit janë Seta, Uraka, Malla e Lurës. Parku shtrihet përreth malit Kurona e Lurës (2121 m). Pylli i Lurës përbëhet nga drurë gjethore e halore. Përhapjen më të madhe e ka ahu, që formon pyje të dendura me një shtrirje deri në lartësinë 1600-1700 m. Mbi ahun rritet rrobulli, pisha e zezë, pisha e bardhë. Mbi lartësinë 1700 m rritet arneni i zi dhe arneni i bardhë.

Pamje-nga-Lura-1Bukuri e kësaj zone janë dhe liqenet e saj. Gjithsej në këtë zone ndodhen 12 Liqene që në gjithë Shqipërinë njihen si Liqenet e Lurës. Ndër to përmendim Liqenin e Madh, Liqenin e Zi, Liqenin e Lopëve, Liqenin e Luleve etj.

Liqenet shtrihen ne shpatin lindor, në pragun e Nezhdës së Lurës. Rol në formimin dhe ruajtjen e këtyre liqeneve ka luajtur pozicioni i tyre në shpatin Lindor.Pamje nga Lura

Mbi liqene rritet një bimësi Ujore,siç është zambaku i ujit me lulet e bardha të mëdha, të cilat në verë pushtojnë gjithë sipërfaqen e tyre duke u dhënë një bukuri të rrallë. Vlera botanike dhe ekologjike e parkut pyjor te Lurës lidhet si me pasurinë, shumëllojshmërinë dhe vjetërsinë e drurëve, shumë prej të cilave kanë moshë shekullore, ashtu dhe me liqenet akullnajore, që janë nga më të bukurat e vendit tonë.
Pamje-nga-Lura-2

Liqenet e Lurës janë liqene akullnajore. Malet e Lurës kane drejtim veri-jug. Malet e Lurës ngrihen ne 2250 m.

Flora dhe fauna e kësaj zone është nga më të rrallat e vendit tonë. Ariu i murmë është kafsha grabitqare gjitare më e madhe e vendit dhe që gjendet në Lurë (arrin 2 metra gjatësi,1 metër lartësi dhe ka një peshë prej 180-200 kg).

Rrëqebulli është kafshw grabitqare,që arrin deri në 1 metër gjatësi, me gëzof shumë të bukur lara-lara dhe të kushtueshëm. Ai gjendet në Lure. Zardafi është kafshë grabitqare e ngjashme me shqarthin, por me trup më të madh dhe gezof të çmueshëm dhe ngjyrë kafe të thellë. Gjendet me shumicë në Lur.

Kaprolli ose sorkadhja, është një gjitar ripërtypës dythundrak i familjes së drerëve, me trup elegant 60-70 cm të lartë, deri 130 cm i gjatë dhe me një peshë 15-25 kg. Mashkulli ka brirë të degëzuar kurse femra nuk ka brirë, gjendet në Lur.

Gjeli i egër është shpendi më i madh i familjes së fazanëve por mjaft i rrallë. Jeton në gjithë zonat kodrinore e malore të Evropës, po ashtu dhe në Lurë.

Bimësia është e shumëllojshme. Tipi i parë përbëhet nga drurë gjethe gjerë, që i lëshojnë fletët gjatë stinës së dimrit, dhe në lartësitë e mëdha nga drurët halorë të tipit subarktik. Këto janë masivet pyjore më të mëdha të Lurës si dhe të vendit.

Brezi i dushkut shkon deri ne 700-800 m dhe ne jug deri ne 1000 m. Ka disa lloje dushqesh si qarri, bulderi.
Pamje-nga-Lura-3

Brezi i ahut fillon nga 900-1000 m deri në kufinjtë më të lartë të pyllit, 1900-2000 m mbi nivelin e detit. Ai ka bimësi më të dendur dhe formacioni kryesor është ai i ahut, i cili ka dhe dendësinë më të madhe. Në brezin e ahut rriten dhe formacione halore dhe pikërisht pisha e zezë që formon pyje të veçanta në tokat më të varfëra, kryesisht në shkëmbinjtë magnetikë të Lurës. Përvec pishës së zezë, në këto lartësi takohet dhe bredhi i bardhë, i vetmuar ose në grupe me pyllin e ahut, por aty-këtu formon pyje më vete në Lurë, Bjeshkët e Oroshit…

Mbi brezin e ahut takohen pyjet e rrobullit dhe arnenit, qe formojnë pyjet më të përhapura të vendit tonë. Pyjet e rrobullit takohen në Lurë. Pyjet me arne kanë pamje më të kufizuar dhe takohen në malin e Runjes, Lurës, Dejës.

Vargmalet e Lurës ose siç quhen ndryshe Vargmalet Qëndrore shtrihen midis luginës së Drinit të Zi në lindje, pellgut të Matit në perëndim, luginës së Serriqes në veri dhe luginës së Zallit të Bulqizës në jug. Këta kufinj janë kryesisht morfologjike. Ata shtrihen në drejtim veri-jug, në një gjatësi rreth 75 km dhe gjerësi 20 km.

Lartësitë më të mëdha arrihen në pjesën qëndrore me malin e Dejës 2246 m dhe Kurorën e Lurës 2121 m. Nga kjo lartësi ato ulen në drejtim te veriut dhe jugut nen 2000 m.

Në kujtesën e vizitorit shqiptar por jo vetëm Parku i Lurës ka mbetur një ëndërr e bukur që pritet të rishfaqet. Shumë bukuri natyrore të vendit tonë u cënuan në këtë periudhë të gjatë tranzicioni por dhe shumë prej tyre janë ribërë me kujdesin e njësive vendore apo të vet individit. Ndërsa Lura e bukur, pret që në rrugët që të çojnë drejt saj të ribëhen e të jenë funksionale në dobi të banorëve të asaj zone dhe të turizmit të shumëkërkuar në këtë zonë. Lura është një Park Kombëtar dhe kështu kërkon një vëmëndje shtetërore nga institucionet që menaxhojnë natyrën shqiptare. Stina e verës po afron dhe parku kombëtar i Lurës përgatitet të presë vizitorët e parë.

Publiciteti për natyrën e bukur të Lurës është shumë i madh por kështu duhet të jetë edhe interesi dhe kujdesi për të vjelur të ardhura nga ky turizëm  prej pushtetit lokal apo atij qëndror. Ka shumë pika turistike që presin investime, por deri tani kanë ngelur jashtë vëmëndjes së organeve kompetente.

Kështu rrezikohet imazhi i mirë i vlerave tona natyrore, kulturore dhe largojmë investitoret dhe klientët e këtyre fushave.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close