PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

SKEMA/ Policia thur “lojë” e grabitjes në Rinas


Nga Kastriot Myftaraj

Kaci

A mund të besohet se grabitës si ata të aeroportit “Nënë Tereza”, të cilët kanë pasur një performancë krimi që do ta kishin zili edhe grabitësit profesionistë të nivelit botëror, duke qenë se kanë kryer një grabitje në pistën e një aeroporti për ruajtjen e të cilit Policia e Shtetit kishte shpallur gjendje gatishmërie të lartë, me rastin e rrezikut të atentateve terroriste, të kenë bërë gabimin diletant që të kenë hedhur paruken e përdorur në krim, në mënyrë që Policia të gjejë një provë të sigurt për t’ i zbuluar ata?

Grabitës të tillë e dinë se te parukja mbeten fije floku, djersë, që bën të mundur identifikimin e ADN-së së tyre.

A mund të besohet se grabitës si ata të aeroportit të kenë vepruar me aq naivitet si grabitësit e dyqanit në një katund të humbur të Shqipërisë?
Jo, kjo është e pabesueshme!

Është e qartë se Policia e Shtetit po bën në rastin e grabitjes në aeroport të njëjtën lojë si në rastin e shpërthimit te farmacia e babait të Saimir Tahirit, kur krijoi një atentator të rremë, me montimin e çështjes “Gjuta”, që doli të jetë një farsë policore.
Edhe në rastin e grabitjes në aeroport, Policia e Shtetit, për të riparuar reputacionin e saj të shkatërruar nga kjo grabitje, është duke sajuar autorët e krimit, ose më saktë i ka sajuar tashmë ata duke vënë gishtin në disa emra në listën e kontigjentit të krimit, dhe tani bën sikur do t’ i zbulojë nëpërmjet hetimit me metoda shkencore.

A do të pranojë Prokuroria të bëhet aktore dhe bashkëfajtore në këtë farsë policore, që për më tepër përbën vepër penale të rëndë?

A do të pranojë gjykata të bëhet aktore dhe bashkëfajtore në këtë farsë policore?
Sajimi i autorëve të grabitjes në aeroport bën që drejtues të niveleve të ndryshme të Policisë së Shtetit të veprojnë si grup i strukturuar kriminale, eventualisht edhe në bashkëpunim me Prokurorinë.

Sajimi i autorëve të grabitjes në aeroport vetëm sa rrit dyshimin mëse të arsyeshëm se grabitja është vepër e një skuadre speciale të Policisë së Shtetit që vepron si grup i strukturuar kriminal, duke pasur mbështetje politike qeveritare.
Sajimi i autorëve të grabitjes në aeroport, në prag të votimit në Kuvend të pakos së reformës në drejtësi, është tregues i qartë se reforma në drejtësi është e rreme, sepse ndryshe qeveritarët dhe zyrtarët e lartë të Policisë së Shtetit nuk do të guxonin të bënin lojëra të tilla.

Dikur kishim Estradën e Shtetit, sot këtë detyrë e bën falas Policia e Shtetit.
Pas atentatit të Stambollit Policia e Shtetit na tha se aeroporti “Nënë Tereza” gjendej nën kontroll policor të llojit të gatishmërisë së lartë. Pas grabitjes së parave në aeroport, Policia e Shtetit na tha se grabitja ndodhi për shkak se kompetencat për kontroll në hyrjet e aeroportit dhe në pistë i kishin ekskluzivisht rojet private të sigurisë së aeroportit.
Do të ishte interesante që Policia e Shtetit të na thoshte se cfarë do të thotë në këto rrethana gjendje e gatishmërisë së lartë policore në aeroport, apo që policët të zgurdullojnë sytë mbi udhëtarët dhe t’ i ngacmojnë ata me kontrolle, vecanërisht kur iu teket të kalojnë disa minuta në shoqërinë e një femre të bukur?

Por e vërteta është se Policia e Shtetit ka kompetenca të plota, madje detyrim për të ruajtur portat hyrëse në aeroport dhe pistat, madje është e vetmja forcë e armatosur që i kryen këto detyra në këto pika. Policia e Shtetit në këtë rast nuk ka dashur të kryejë detyrimet e saj ligjore.

Sipas logjikës së versionit që na jep Policia e Shtetit për grabitjen në aeroport, edhe nëse një komando terroriste do të hynte forcërisht në aeroport me automjete dhe do t’ ia mësynte pistës për të rrëmbyer një avion, përgjegjësia do të ishte e rojeve private të sigurisë së aeroportit!

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Korrik 4, 2016 nga te Opinion dhe etiketuar me , , .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: