Kastriot Myftaraj: Rama i trajton shqiptarët si majmunë


Kastriot Myftaraj 1

Gazetari dhe analisti Kastriot Myftaraj ka reaguar lidhur me pritjen e organizuar për Kombëtaren.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Myftaraj shprehet se Kryeministri i trajton shqiptarët si majmunë.

Artikulli i plotë i gazetarit Kastriot Myftaraj

Ky z. Edi Rama, i cili organizon pritjen e kombëtares së futbollit, si një teatër gjigand në rrugë e sheshe, me veten e tij si aktorin kryesor, a është i njëjti person i cili një muaj më parë, në një mbledhje me transmetim televiziv live i tha një biznismeni perëndimor, i cili polemizoi me të, duke iu ankuar për politikën fiskale të qeverisë shqiptare:
“Patrik, ti je bërë shumë shqiptar!”
Rama e përdori fjalën “shqiptar” me përçmim, duke e distancuar veten nga shqiptarët. Është e folmja tipike e atyre shqipfolësve që iu drejtohen bashkëkombasve si “O shqiptar!”, kur duan t’ i kritikojnë ose shajnë për diçka, një sjellje ose thënie të tyre.
Nënkuptimi i kësaj të folmeje të koduar të Ramës ishte:
“Patrik, shqiptarët nuk janë njerëz, por majmunë, është turp të shqiptarizohesh, ose të jesh shqiptar.”
“Patrik, mirë unë që jam Kryeministri i Shqipërisë dhe më duhet të shtirem kinse jam shqiptar, por ti çfarë arsye ke për t’ u shqiptarizuar?”
“Patrik, ti dhe unë nuk jemi shqiptarë!”
“Patrik, mos e kërko zgjidhjen e problemit tënd si biznismen në Shqipëri, si shqiptarët, por kërkoje si francez në Shqipëri, që unë të ta bëj një të mirë si i tillë, dhe të më jetë mirënjohës shteti francez.”
“Patrik, duke u ankuar si shqiptar, nuk ke për të marrë nga unë zgjidhjen e problemit tënd.”
“Patrik, unë nuk i marr parasysh ankesat e shqiptarëve, unë i trajtoj ata si majmunët.”
“Patrik, ti që je francez, je njeri, pse kërkon vetë të trajtohesh si majmun?”
Meqënëse Edi Rama i sotëm është i njëjti njeri i cili foli si më sipër një muaj më parë, atëherë mund të thuhet se teatri që organizoi ai sot në Tiranë, është mënyra se si ai i manipulon me tallje shqiptarët, krejt ashtu siç manipulohen majmunët.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close