Nënshtetësia e fëmijve, fillon zbatimi masiv i ligjit të ri


20160401033146_art

Sekretari i përgjithshëm i ministrisë së brendshme për emigracionin, Vasilis Papadhopulos ka njoftuar, nëpërmjet një publikimi në profilin e vet në Facebook, se që nga data 1 prill fillon zbatimi masiv i ligjit për nënshtetësinë e fëmijve të emigrantëve, ose siç thuhet zyrtarisht, emigrantët e brezit të dytë.

Ato pak radhë që shkruan zoti Papadopulos, përmbajnë edhe tone autoritike:

“Nuk është diçka për t’u mburrur, por nga 10.04.2016 fillon zbatimi masiv i ligjit për dhënien e nënshtetësisë emigrantëve të brezit të dytë. Problemi me dëshmitë e penalitetit po përmirësohet, por mbeten problemet me vërtetimet nga ministria e arsimit”, thuhet në statusin e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së brendshme për emigracionin, të publikuar më 31 mars 2016.

Një koment i shkurtër nga gazetari Robert GORO

Pavarësisht se zoti Papadhopulos thotë se zbatimi i ligjit do të fillojë më 1 prill, kjo është më se e vërtetë dhe nuk lidhet me ditën e gënjeshtrave (!).

Ashtu sikurse janë reale edhe problemet që pohon sekretari i përgjithshëm, pavarësisht se po bëhen përpjekje, siç thotë, që ato të zgjidhen.

Dispozitat e reja për nënshtetësinë u miratuan nga parlamenti grek më 9 korrik 2015 dhe ligji duhej të fillonte nga zbatimi në shtator të vitit të kaluar. Mirëpo zbatimi u vonua jashtëzakonisht shumë, për shkak të problemeve të pazgjidhura me sistemin elektronik të ministrisë së brendshme. Këtë zhvillim e kishte paralajmëruar i pari (për tribuna-news) kryetari i organizatës “Arogji-Përkrahje”, Fatos Malaj. Por grupime të tjera të komunitetit të emigrantëve shqiptarë atëherë na kishin ironizuar, duke përdorur madje deklarata zyrtarësh grekë, që nuk ishin më në funksionet e tyre, për shkak të zgjdhjeve të parakohshme që u shpallën në shtator 2015.

Këto ironi vazhduan edhe pasi tribuna-news dhe televizioni ABC NEWS publikuan intervistën me drejtorin e shërbimit të emigrantëve në Athinë, Ilias Hronopulos, i cili edhe kërkonte ndjesë publikisht për vonesat…

Për fat të keq, parashikimet tona u vërtetuan dhe sot nuk na mbetet tjetër veçse të themi “më mirë vone se kurrë” dhe të shpresojmë se kësaj radhe procedura do të zbatohet brenda afateve optimale.

Nënshtetësia, cilat kategori përfitojnë dhe cila është procedura që ndiqet

Tri kategoritë kryesore që përfitojnë nga zbatimi i ligjit të ri:

– Fëmijtë që u lindën këtu, për të cilët parashikohet që të marrin nënshtetësinë, përderisa regjistrohen në klasën e parë fillore. Domethënë, nuk e marrin automatikisht sapo lindin.

– Kemi kategorinë e dytë, të fëmijve që ose kanë ardhur këtu në moshë të vogël, domethënë lindën në një vend tjetër edhe erdhën më vonë. Këtyre u jepet nënshtetësia me kusht që të kenë kryer arsimin e detyrueshëm 9 vjeçar, ose shkollën e mesme në Greqi.

– Kategoria e tretë, janë ata që kanë kryer në Greqi shkollën e mesme dhe universitetin. Që edhe këta e marrin nënshtetësinë, si të rritur tashmë. Të tria këto kategori e gëzojnë të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, pasi dëshmojnë plotësisht se janë integruar në shoqërinë greke.

Siç përcakton Ligji 4232 që u publikua më 9 korrik në Gazetën Zyrtare, të drejtën për marrjen e nënshtetësisë për shkak të lindjes në Greqi apo të ndjekjes së shkollës në sistemin arsimor grek e kanë:

1. Fëmija i shtetasve të huaj që lind në Greqi, themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, me premisat që vijojnë:

a) Të jetë regjistruar në klasën e parë të shkollës fillore greke dhe të jenë duke vazhduar shkollë greke gjatë paraqitjes së aplikimit.

b) Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm të vazhdueshëm në Greqi për një periudhë kohore pesë vjet para lindjes së fëmijës.

Nëse fëmija u lind para përmbushjes së pesëvjeçarit të qëndrimit të ligjshëm, e drejta e marrjes së nënshtetësisë nga fëmija themelohet kur të mbushen dhjetë vjet qëndrimi i ligjshëm i prindit.

c) Njeri prej prindërve të ketë qëndrim të ligjshëm dhe gjatë kohës së paraqitjes së aplikimit të disponojë të paktën njerin prej titujve të mëposhtëm të qëndrimit:

– Leje rezidenti afatgjatë

– Leje qëndrimi me afat të pacaktuar

– Dokument çertifikimi të rezidentit të përhershëm të qytetarot të Bashkimit Europian

– Titull qëndrimi të refugjatit politik apo të përfituesit të mbrojtjes ndërkombëtare

– Buletin të posaçëm homogjeni (kartë homogjeni), shoqëruar nga leja e qëndrimit e vlefshme e tipit unik

– Leje qëndrimi të brezit të dytë

– Buletin qëndrimi të përhershëm të pjesëtarit të familjes së shtetasit të BE.

Si aplikohet për nënshtetësinë

1-Për marrjen e nënshtetësisë, nga fëmijtë që kanë lindur në Greqi:

– Prindërit e fëmijës paraqesin një kërkesë-deklaratë, shoqëruar nga dokumentet e nevojshme. Këto paraqiten në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

– Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

2-Për marrjen e nënshtetësisë nga të mitur që kanë studiuar në sistemin arsimor grek

-Shtetasi i huaj i mitur që ka banim të përhershëm dhe të ligjshëm në Greqi, themelon të drejtën e përfitimit të nënshtetësisë greke, për shkak të studimit në shkollat greke përderisa ka kryer me sukses ose nëntë (9) klasë të nivelit të parë dhe të dytë arsmior (domethënë fillore + gjimnaz), ose gjashtë (6) klasë të nivelit të dytë (gjimnaz dhe lice). Ndjekja e arsimit parashkollor (kopshtit) nuk përllogaritet. Përfundimi i suksesshëm i shkollimit çertifikohet me vërtetimin përkatës nga autoritetet kompetente.

-Deklaratë-kërkesa për marrjen e nënshtetësisë paraqitet nga vetë i interesuari në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

-Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

3-Për marrjen e nënshtetësisë nga persona që kanë kryer arsimin e lartë në Greqi

-Shtetasi i huaj që jeton vazhdimisht dhe ligjërisht në Greqi dhe ka kryer studimet e larta në një universitet (AEI) apo shkollë të lartë tekniko-profesionale (TEI), themelon të drejtën e marrjes së nënshtetësisë, përderisa disponon dëftesë lirimi nga shkolla e nivelit të dytë të sistemit arsimor grek.

-Deklaratë-kërkesa paraqitet brenda një afati ekskluziv tre (3) vjeçar, nga dita e përfundimit të studimeve të larta apo të shkollës tekniko-profesionale.

-Deklaratë-kërkesa për marrjen e nënshtetësisë paraqitet nga vetë i interesuari në shërbimin kompetent të Administratës së Decentralizuar, në juridiksionin e së cilës ndodhet bashkia e vendbanimit.

-Koordinatori i Administratës së Decentralizuar, brenda gjashtë (6) muajsh që nga paraqitja e kërkesë-deklaratës, me një vendim të tij që publikohet në Gazetën Zyrtare, porosit bashkinë e vendbanimit që ta regjistrojë aplikantin në regjistrin e popullatës. Nënshtetësia greke merret që nga publikimi i vendimit të gazetën Zyrtare.

Pagesa

Dorëzimi i deklaratë-kërkesës shoqërohet nga pagesa e një tarife (paravolo) me vlerë 100 (njëqind) euro./tribuna-news.com

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close