PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

APELASI (Deportimi) dhe procedurat për heqjen e emrit nga “lista e zezë”


20160330110620_art

Një ndër problemet kryesore që emigrantët mundohen ende të zgjidhin është “Apelasi” (deportimi), pra largimi i detyruar nga shteti grek apo çdo shtet tjetër që e kanë marrë.

Zyra jonë merret me çështje të tilla dhe trajton jo vetëm “apelasin” e dhënë nga shteti grek, por mund të bëjë aplikimin për heqjen e deportimit nga çdo shtet tjetër, në rast se emigranti ka patur dokumenta në Greqi.

Zyra jonë përpiqet që të gjithë emigrantët në fund të jenë të shkarkuar nga penaliteti, të lirë dhe pa apelasi.

Ekzistojnë dy lloj apelasi-sh, domethënë janë dy arsyet për të cilet vendoset deportimi i një shtetasi të huaj.

1-Dëbimi administrativ (diikitiki apelasi)

2-Dëbimi gjyqësor (dikastiki apelasi)

1.DËBIMI ADMINISTRATIV

Një emigrant mund të dënohet me dëbim administrativ (diikitiki apelasi), në rast se kapet në Greqi apo në çdo shtet, pa dokumenta qëndrimi. Nëse nuk jeni në mënyrë të ligjshme në një shtet, atëherë mund të dënoheni me “apelasi”.

Dënimi zgjat deri në 5 (pesë) vjet, duke mos ju lejuar që të hyni dhe të jetoni në shtetin përkatës.

SI MUND TË HIQET APELASI

Në rastet që apelasi është marrë nga SHTETI GREK për arsye dokumentash, ja si mund të veprojmë për ta hequr:

Pasi të kenë kaluar 5 vjet, me mbarimin e afatit të apelasit, duhet që të mos keni probleme të tjera me shtetin grek, të bëni një kërkesë për heqjen e emrit tuaj nga lista e personave të padëshirueshëm (“Lista e zezë”) e shtetit grek.

Por ka mundësi që heqja e “apelasit” të kërkohet edhe pasi të ketë kaluar vetëm një vit, për arsye familjare apo arsye të tjera.

Duke u drejtuar në zyrën tonë, ne mund të merremi me procedurat dhe të bëjmë një kërkesë në emrin tuaj për heqjen e apelasit dhe brenda dy muajsh do të marrim përgjigje.

Në rast se “apelasi” është marrë nga një shtet i ZONËS SHENGEN, për arsye dokumentash, ja se si veprohet për ta hequr:

Nëse emigranti ka qenë prej vitesh me dokumenta në Greqi, atëherë mund të vijë në shtetin grek dhe të bëjmë kërkesë për heqjen e apelasit. Çdo dokument që mund të jetë i nevojshëm nga shteti grek dhe shteti shqiptar, avokati do të marrë përsipër që t’i ketë në dispozicionin tonë dhe më pas do të fillojmë procedurat. Të gjitha dokumentet duhet të jenë me vulën Apostile dhe përkthyer në gjuhën e shtetit të Shengenit që ka vendosur apelasin. Përkthimin e bëjmë ne në shtetin grek.

Avokati grek bashkëpunon me shtetin përkatës për çdo detaj dhe për të arritur qëllimin, për heqjen e apelasit dhe për heqjen e emrit nga lista kombëtare e personave të padëshirueshëm SIS.

Të gjitha veprimet zgjasin deri sa të dalë përgjigjja.

2.DËBIMI GJYQËSOR

Kur emigranti ka dëbim penal, që në shumicën e rasteve kanë kryer dënim me burg, shteti grek, pasi emigranti të ketë përfunduar dënimin, ka të drejtë të vendosë kundër tij edhe masën e dëbimit. Kjo ndodh në të gjitha rastet kur dikush vepron kundër ligjeve të shtetit dhe apelasi që jepet shkon deri në 10 (dhjetë) vjet.

Pasi të kenë kaluar 3 (tre) vjet nga momenti që keni mbaruar dënimin, mundet-edhe sikur të jeni në Shqipëri-, të kontaktoni me avokatin në Greqi dhe ai të merret me procedurën e heqjes së apelasit.

NËSE I DËNUARI ËSHTË I MARTUAR ME SHTETAS/E GREKE, KA NDONJË NDRYSHIM?

Në rast se i dënuari është martuar me shtetas/e grek/e, pasi të ketë kryer dënimin që i është dhënë nga shteti grek, mund të drejtohet te një avokat dhe të fillojnë procedurat për heqjen e apelasit. Gjithashtu edhe për të hequr emrin nga “lista e zezë”. Këtë mund ta bëjnë qoftë edhe një ditë pasi kanë dalë nga burgu.

NËSE NUK PRANOHET KËRKESA PËR HEQJEN E APELASIT?

Në rastet që kërkesa refuzohet, si një rastin e parë (dëbim administrativ) edhe në rastin e dytë (dëbim gjyqësor), mund të bëni sërish kërkesë, pas një viti./tribuna-news.com

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Një koment te “APELASI (Deportimi) dhe procedurat për heqjen e emrit nga “lista e zezë”

  1. eduart hoxha
    Nëntor 22, 2017

    me pak fjalë si duhet të procedojmë un për të hequr APELASIN e km mare ne vitin 2013 dhe nk di se si të veprojë km pyetur shm njerëz dhe si me thot njeri sme thot tjetri…..
    A mund të më ndihmoni ju lutem 🙏🙏🙏🙏

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

w

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Prill 3, 2016 nga te Bota dhe etiketuar me .
Këtë e pëlqejnë %d blogues: