PASQYRIMI

Thjesht, shpejt, bukur, saktë…

Vajzat e përdhunuara


Nga Hysen Kica.
HYSEN-KICANuk ka shumë ditë që u lirua nga burgu Nazmie Visha dhe u dëgjuan disa nga mendimet e njerëzve të saj të afërt apo njerëzve të përdhunuesit të saj. Si ka mundësi që këta njerëz flasin dhe bëjne llogari pa menduar askush për jetën e saj dhe shkaqet që e çuan ate ne vrasjen e përdhunuesit . Motra mendon më shumë për problemet e saj sesa për jetën e Nazmies. Është e vërtetë se ajo ka shumë probleme sociale por kjo nuk i jep asaj të drejtë që ti lëre gjithë peshën e problemeve motrës së saj të vogël. Probleme kanë të gjithë sepse krimi ka ndodhur brenda rrethit miqësor por e veja dhe fëmijët e saj duhet ta kuptojnë drejt se të gjitha fajet janë  të përdhunuesit dhe jo të Nazmie Vishës. Asnjë llogjikë njerëzore nuk pranon se një vajzë 14 vjeçe josh një burrë mbi 40 vjeç sepse, edhe po te kishte nevoj për marrëdhënie, ajo do ta gjente një bashkëmoshatar në shkollë apo në fshatin e saj.

Psikologjia e zhvillimit të fëmijëve justifikon mundësine e shëndërrimit të tyre në kriminelë kur ata dhunohen. Në veçanti vajzat e përdhunuara pësojne një goditje të rëndë psikologjike dhe bëjnë një betim të tmerrëshëm se do hakmerren ku përdhunuesi i tyre është objektivi kryesor. Opinioni shoqëror, sidomos në zonat rurale, jo vetëm që i frenon të mos padisin, por i ngarkon me një barrë të rëndë sociale e morale. Shumë vajza të përdhunuara nuk e përballojnë ndeshjen me realitetin, nuk guxojnë tu tregojnë prindërve , mundohen të shmangen dhe ta harrojnë por përdhunuesit nuk ndalen në rrugën e tyre të krimit. Mendojnë se janë superior mbi viktimat e tyre, i kërcënojnë me të gjitha mënyrat dhe i vendosin para situatave të pakapërcyeshme nga viktimat. Në situate të tilla të pashpresa ka edhe plot vajza që I japin fund jetës së tyre me një mënyrë tragjike, ka vajza që shpresojne se një ditë kjo gjendje do të arrije fundin pa e marrë vesh nga të tjerët por ka edhe vajza që nuk gjejnë më rrugdalje dhe kthehen në vrasëse. Jetën e duan të gjithë dhe bëjnë çdo gjë për ta mbrojtur.

Realiteti shqiptar është I mbushur me plot raste të tilla kriminale ku vajzat e përdhunuara I shfrytëzojnë edhe në rrugën e prostitucionit, ku shqiptarët shëndërrohen në rracën më të ulët njerëzore duke detyruar viktimat e tyre të përdhunuara të prostituojnë në rrugët e gjithë botës. Ne nuk kemi të drejtë ti harrojmë vajzat shqiptare që përdhunohen, që mashtrohen me martesa false për tu nxjerrë në rrugët e prostitucionit, që torturohen barbarisht dhe ka plot raste që ekzekutohen kur nuk u binden urdherave të mashtruesve të tyre. Ne nuk kemi aspak të drejtë të mendojmë keq kur gjendet në rrugët e botës kufoma e një vajze shqiptare. Nuk kemi të drejtë të themi se ajo ishte e degjeneruar dhe ate dënim meritonte. Jo vetëm se ajo kufomë ishte vajza apo motra jonë shqiptare por se dikush e ka përdhunuar dhe e ka zvarritur pamëshirë nepër rrugën e shkatërrimit. Ne nuk kemi të drejtë të mohojmë vuajtjet e vajzave të përdhunuara, lotët që ato derdhin dhe ëndërrat e tyre që vriten. Edhe ato vajza kan qenë fëmijë dhe kan patur deshirë të jetojnë por një kriminel I pamëshirëshëm I përdhunoi dhe I këputi ëndërrat e tyre.

Fatkeqësisht edhe unë e kam patur rastin të takoj një vajzë të tillë në rrugët e Torinos. Themë “ fatkeqësisht “ se nuk do kisha dashur kurrë të dëgjoja tragjedi të tilla. Kur unë i thashë se kam prerë biletën dhe se do kthehesha në atëdhe u mbyt në lotë. Ajo nuk mund të kthehej më në atdhe për dy arësye shumë të forta. Në rradhë të parë prindërit e kishin mohuar si fëmijën e tyre dhe , së dyti përdhunuesi i saj e torturonte dhe e kërcënonte se do ta zhdukte nëse tentonte të tregonte të vërtetën apo të dilte nga rrethi ku e kishte futur. Një përdhunues pra i kishte marrë gjithëçka nga jeta e saj, e kishte ndarë nga të gjithë njerëzit e saj të dashur, ja kishte mohuar të drejtën për të dashuruar dhe për të ndërtuar një jetë familjare dhe i kishte mohuar të drejtën për tu kthyer në atëdheun e saj. E pra ajo nuk ishte më njeri. Ajo muk kishte më as familje, as atëdhe dhe as emër. Ajo ishte shëndërruar në një skllave që shitej e blihej në tregun e prostitucionit si kafshë. Ajo edhe mund të vidhej apo të vritej si një qen se askush nuk e kërkonte dhe nuk e kujtonte më. Ajo kishte fatin e Zyra Hidës kufoma e të cilës mbeti në rrugët e Amsterdamit.

Kush duhet ta mase thellësinë e kësaj tragjedie!

Për mendimin tim gjithë opinion duhet ti ndihmoje viktimat e përdhunimit por detyra kryesore bie mbi prinderit dhe njerëzit e tyre të afërt sepse ata e kanë fëmijën e tyre dhe kanë detyrimin prindëror. Nuk dua të themë asgjë për organet e drejtësisë sepse jam i bindur se edhe ata duan të pijnë një pikë nga gjaku i tyre por duhet të mendojmë pak edhe ne. Si ka mundësi që njerëzit e përdhunuesit pa pikën e turpit dhe rrespektit për drejtësinë bëjnë kërcënime që transmetohen në media!  Ku vallë e gjejnë ata moralin social për të kërkuar dënimin e një vajze të përdhunuar qe në moshën 14 vjeçe! Lerini Fëmijët të rriten te qetë e mos i përdhunoni ata. Edhe ata kan ardhur në këtë botë për të jetuar të lumtur. Nuk ka asnjë llogjikë njerëzore që i justifikon përdhunuesit e fëmijëve por edhe mediat duhet të kenë më shumë përgjegjësi morale para dëgjuesve të tyre. Ne presim jo vetëm një shpjegim të drejtë por edhe mbështetje për këto viktima.

 

Advertisements

Rreth PASQYRIMI

Ky portal është për ty! Për ty i nderuar lexues, që informimin e ke edhe edukim, për ta kuptuar botën ku jeton dhe për të zgjedhur formën më të mirë në të jetuarit e saj. Ne nuk pajtohemi që media të degradojë në atë pikë ku informimi i pambështetur në asnjë parim etik sjell çedukim. Kjo ndodh kur informimi shndërrohet si qëllim në vetvete, pa pyetur për pasoja. Nuk parapëlqejmë të bëjmë më të lehtën gjë, duke e thënë me fjalë se synojmë vërtetësinë e akullt, drejtësinë e pakushtëzuar, dhe etikën e detyruar, por më të vështirën, të cilën ne e besojmë: që dhe lajmi i mirë, është lajm i mirë!

Një koment te “Vajzat e përdhunuara

  1. Mehmet Gashi
    Prill 9, 2016

    Kjo vajzë nuk është deshtë as të burgoset fare. Por mbasi që ligji duhet të merr provat e duhura është çështje tjetër meqenëse shteti nuk ka veprusr me kohë iu desht kësaj që t’ia japë dënimin e merituar

    Pëlqejeni

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Të dhëna

Ky zë është postuar më Mars 30, 2016 nga te Opinion.
Këtë e pëlqejnë %d blogues: